Love
βeℓℓe â๓e
Pushteti nuk është vetëm një term. Për shqiptarët akoma edhe më shumë. Ai është një instrument për të siguruar një jetëgjatësi sa më të madhe në krye masave.
Megjithatë ai mbetet fushëbeteja ku takohen shumë personazhe të cilat në një farë mënyre influencojnë direkt apo indirekt në jetët tona. Duke marrë shkas listat që publikohen nga revistat prestigjioze amerikane “Forbes” dhe “Foreign Policy” mbi njerëzit më të pushtetshëm në botë, gazeta “Tirana Observer”, për të disatin vit radhazi analizon se kush janë 10 njerëzit më me ndikim në Shqipëri. Sigurisht në pamundësi për të përdorur të gjitha kriteret dhe parametrat e “Forbes” apo “Foreign Policy” për të përkufizuar pushtetin, kjo listë ka për qëllim synon të bëjë një klasifikim, se kush janë sot njerëzit më të pushtetshëm.
1. Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë
Sali Berisha, njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Aktualisht qëndron në krye të qeverisë. ثshtë në krye të Partisë Demokratike që prej 20 vjetësh. Në dorën e tij ndodhen projektet më të mëdha të Shqipërisë dhe prej vullnetit dhe punës varen fatet e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. ثshtë politikani më karizmatik në vend dhe po aq kontroversal në të njëjtën kohë. Arriti të anëtarësojë vendin në Aleancën Atlantike, por në të njëjtën kohë është i rrethuar gjithmonë nga polemika. Ndërkohë ai ka arritur të vendosë me mjeshtri, nën të njëjtën çadër qeverisëse, ish-kundërshtarin e tij të betuar Ilir Meta. Ka mbeshtetur biznesin duke ulur tatimin mbi fitim ne masen 10 për qind. Në fillim të këtij viti ka hequr TVSH-në për makineritë prodhuese për biznesin, duke theksuar se ky vendim do të pasohet me shumë masa të tjera lehtësuese për rritjen e punësimit. Së fundmi ai ka hapur dhe një faqe fansash në rrjetin social Facebook, duke arritur brenda pak javësh të ketë mbi 326 mijë fansa.
2. Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste
ثshtë lideri i opozitës dhe drejton partinë më të madhe në vend. Gëzon mbështetjen e 700 mijë simpatizantëve të majtë që e votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. ثshtë njeriu që ka në dorë pothuajse gjysmën tjetër të fateve të vendit. Ai qëndroi mbi 10 vjet në krye të bashkisë më të madhe në vend, të cilin e humbi këtë vit mes 100 polemikash, ku PS thotë prerë se mandati i Ramës u vodh. Në mandatin e tij të parë i ndryshoi fytyrën një kryeqyteti të katandisur me kioska, falë një vizioni rinovues urbanistik. Dy mandatet e tjera ishin më zhgënjyese. Aktualisht ndodhet në opozitë dhe lideri i vetëm i saj, pasi në horizont nuk duket ndonjë politikan që mund ta zëvendësojë në krye të PS-së. Partinë së fund e ka “pikturuar” si ka dashur vetë duke vënë në pozicionet kyçe të saj mbështetësit e tij. Duke mos harruar që në Parlament ka plot 64 deputetë.
3. Aleksandër Arvizu
Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë
Mos u habisni fare pse një amerikan ndodhet në këtë listë. Pasi Arvizu ka ndikim dhe pushtet në Shqipëri më shumë se Berisha dhe Rama së bashku. Dhe ky pushtet vjen jo sepse Arvizu ka ndonjë post të lart ekzekutiv, por më shumë nga inferioteti i politikanëve tanë ndaj ambasadës amerikane, rolit të madh që ka kjo ambasadë mbi zhvillimet politike duke u bërë shpesh herë arbitër për shumë debate dhe duke dhënë zgjidhje në çështje të tjera të vështira. Aq më tepër që SHBA për popullin shqiptar është aleati më i madh i saj. Duke mos harruar që për çdo gjë që nga goja e një amerikani në Shqipëri është ligj.
4. Ilir Meta
Kryetar i LSI-së
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim njihet ndryshe edhe si pragmatisti më i madh në politikë. Aktualisht në vendimmarrje është gjerësisht më i pushtetshëm se rivali i tij politik Edi Rama, pasi ai vërtet drejton një parti me vetëm katër deputetë, por gjithashtu kjo parti drejton edhe katër ministri mjaft të rëndësishme. Meta ish-kryeministër dhe ish-socialist në të njëjtën kohë, ka drejtuar vendin dhe ka ushtruar pa frikë pushtetin e tij për tre vjet me rradhë, deri në momentin kur vendosi të largohej nga partia mëmë. Tani drejton një parti e cila deri dje ishte kundërshtare e përhershme e Sali Berishës, ndërsa tani ndodhet përkrah tij. Ka qenë zëri më i fuqishëm që kundërshtoi miratimin e Kodit Elektoral dhe ishte aq i vendosur sa të shkonte deri në grevë urie dhe ngriu përfundimisht marrëdhëniet me liderin e PS, Edi Rama.
5. Ismail Kadare
Shkrimtar
Shqiptarët e kanë vështirë të pranojnë vlera të padiskutueshme. Kjo gjë bëhet edhe më e vështirë kur flitet për emra. Por ka një njeri, ndaj të cilit edhe pse shpesh hidhet baltë dhe sulmohet, edhe vet kundërshtarët ja njohin një meritë; është shqiptari dhe shkrimtari më i madh i epokës ku jetojmë. Ismail Kadare është një nga vlerat më të mëdha kulturore shqiptare, me të cilën ne përfaqssohemi denjësisht në rang ndërkombëtar. Ai është ambasadori i vërtetë i kulturës shqiptare në botë. Fjala e tij ka peshë të madhe jo vetëm tek politikanët, por tek çdo shqiptar i thjeshtë. Intervistat e tij janë një sinjal për shoqërinë dhe vijnë gjithmonë si mesazhe në momente më kritike të vendit. Në çdo ngjarje të rëndësishme do të gjendet një apel i rëndësishëm i shkrimtarit të madh, apele që ngjajnë si kumte që vijnë nga larg për t’u treguar rrugën e duhur politikanëve dhe shqiptarë.
6. Vjollca Hoxha
Pronare e Top-medias
Vjollca Hoxha është pronare e kompanisë më të fuqishme mediatike në vend, “Top-Media”. Kjo perandori mediatike ka një ndikim të fuqishëm tek shqiptarët, ku televizioni “Top-Channel” është kthyer një televizionin numër 1 në Shqipëri, jo vetëm nga programacionet e shumta, informacioni dhe edhe linja editoriale. Një media që për nga ndikimi dhe hapësira që mbulon cilësohet si mbarëshqiptare. Më shumë se një kompania, media që ajo drejton është një institucion mbarëshqiptar dhe nëse mund të flitet për ndikim, “Top-Chahnnel” e ka nisur prej kohësh “bashkimin” e shqiptarëve nga të gjitha trojet. Programet e saj ndiqen në gjithë hapësirën shqiptare në rajon, çka e bën edhe më të rëndësishëm ndikimin që ka numri një i saj. Kjo perandori e ngritur nga vizionari Dritan Hoxha, po çohet edhe më tej nga bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha.
7. Aleksandër Frangaj
Pronar i TV Klan, biznesmen
Aleksandër Frangaj nuk është vetëm pronar i një kompanie mjaft të fuqishme mediatike, por edhe një biznesmen i suksesshëm. Ai është edhe mik i afërt i kryeministrit Berisha, gjë të cilën, ndryshe nga shumë pronarë të tjerë mediesh nuk e fsheh si fakt. Frangaj së fundi u akuzua nga Partia Socialiste që kompania e tij mediatike merr pjesën më të madhe të reklamave shtetërore. Me anë të mediave të tij Frangaj ka një ndikim tepër të madh si tek shqiptarët, por edhe tek qeveritarët shqiptarë.
8. Samir Mane
Biznesmen
Nuk është një figurë e njohur mediatike, por për çdo person që njeh biznesin vendas, Samir Mane është një emër i padiskutueshëm i botës së financave. ثshtë nga ato personazhe që prej vitesh ka ndërtuar biznese të fuqishme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ai preferon të operojë i tërhequr nga vëmendje mediatike, por investimet e tij renditen ndër më të mëdhatë në Ballkan. Në vitin 2008 revista prestigjioze “Financial Time” e rendiste atë ndër katër biznesmenët me më shumë kapitale në Shqipëri. Ndërsa firmat e tij njihen bashkëpunimin me firmat më të mëdha botërore në fushën e qendrave tregtare. Arsyeja pse renditet ndër njerëzit me më shumë ndikim gjatë viteve të fundit është dhe fakti se në një kohë krize ekonomike, është ndër të paktët sipërmarrës që ka investuar qindra miliona dollarë.
9. Irfan Hysenbelliu
Botues i gazetës “Panorama”, biznesmen
Irfan Hysenbelliu është botuesi i gazetës më të madhe në vend, “Panorama”. Hysenbelliu është aksioner kryesor edhe tek grupi mediatik “Focus grup”, ku përfshihet televizioni “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare”. ثshtë president i kompanisë “Birra Korça” dhe një biznesmen i suksesshëm në industrinë e ndërtimit. Me këto dhe biznese të shumta dhe të suksesshme dhe duke punësuar me qindra njerëz, zoti Irfan Hysenbelliu ka një ndikim të madh në jetën publike dhe politike në Shqipëri.
10. Blendi Fevziu
Gazetar
ثshtë gazetari më i famshëm dhe më i paguar në Shqipëri. Blendi Fevziu dikur ishte një nga gazetarët e parë të gazetës opozitare postkomuniste RD, sot jo vetëm moderatori më i famshëm, por edhe njeri me mjaft ndikim në politikën e vendit. I diplomuar për gjuhë-letërsi është njëkohësisht edhe autor i disa librave, ku së fundi botoi një biografi për Enver Hoxhën, biografi e cila ka hapur shumë debate.
Burimi: TO