Ja ku preferojnë ta festojnë shqiptarët Vitin e Ri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja ku preferojnë ta festojnë shqiptarët Vitin e Ri

viti-ri.jpg


Ndërsa Viti i Ri po troket, shumë shqiptarë kanë zgjedhur ta festojnë jashtë vendit natën e ndërrimit të viteve. Operatorët turistikë në vend thonë se këtë vit ka patur një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë zgjedhur vende të ndryshme për të kaluar Vitin e Ri.
Paketat që janë zgjedhur më shumë janë ato në vendet e rajonit, pasi edhe çmimet janë më të lira, ndërkohë shifrat më të larta, rreth 30% më shumë se një vit më parë, janë drejt vendeve si Dubai apo Maldive.
“Këtë vit ka pasur më shumë kërkesa se sa viti i kaluar. Kryesisht tendencat kanë qenë drejt Mavrovës, në Maqedoni dhe Kolashinës në Mal të Zi. Duke qenë se janë vende me borë ka pasur një tendencë dhe një fluks më të madh nga disa operatorë turistikë. Disa destinacione sivjet janë ofruar dhe ka pasur edhe klientelë më tepër, në mënyrë të veçantë për vendet që ofrojnë ditë me shumë diell, të tilla si Dubai apo Maldive”, thotë një ndër ekspertët e agjencive turistike në vend.
Operatorët turistikë thonë se ka dhe nga ata shqiptarë që kanë guxuar, për të shijuar natën e ndërrimit të viteve, në vende si Brazili, Karaibet apo Tajlanda.
Të shumtë janë edhe ata që kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në restorantet e Tiranës. “Tirana këtë vit është shumë e preferuar për të kaluar natën e Vitit të Ri nga familjet e kryeqytetit në lokale”, thonë ekspertët.
Sipas statistikave, rezulton se restorantet më të kërkuara janë ato që ofrojnë dhe muzikën e artistëve shqiptarë

b;lajmifundit
 
Titulli: Ja ku preferojnë ta festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Per muzike shqip po kerkoja e une,di ndokush nese kendon ndonje kengetar shqiptar diku ketej?!
 
Titulli: Ja ku preferojnë ta festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Ata 10-15 veta qe kane mundesi me shku ne Maldive nuk perfaqesojne shqiptaret...ç'Maldive zeza!
 
Titulli: Ja ku preferojnë ta festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Sdo qe keq ne fakt....te mos degjoje "gezuar vitin e ri" por nje gjuhe tjeter.....njerez e fytyra te panjohura ...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top