Aren
Anëtar i Respektuar
“Ne nuk jemi marrë me therjen dhe gjetjen e deshve, pasi kjo gjë është bërë nga Ministria e Bujqësisë. Bashkia, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, ka bërë identifikimin e familjeve në nevojë dhe ka bërë shpërndarjen e mishit. Kjo gjë është bërë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë, ku mishit i janë shtuar edhe asortimente të tjera”, është bërë e ditur nga bashkia.
Por sërish një sërë pikëpyetjesh ngrihen rreth këtij procesi. Askush nuk e ka dhënë numrin e saktë të bagëtive të therura si dhe ka pasur shumë deklarata kontradiktore si para ashtu edhe pas 28 Nëntorit. Kështu nëse fillimisht detyra iu caktua Ministria së Bujqësisë të mbledhte bagëtitë e imëta nëpër rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe se me trajtimin e tyre do të merrej Ministria e Kulturës, pas festave, kjo Ministri tha se me trajtimin e tyre është marrë Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës. Por nga ana e saj Dhoma e Tregtisë u shpreh se ka është konmtaktuar nga qeveria për të dhënë vetëm konsulencë. Atëherë natyrshëm lind pyetja: Kush i gjeti, theri dhe poqi deshtë që u shpërndau bashkia familjeve në nevojë?/alb-observer.com/