Ja i pari shtet që do të ndalojë hyrjen e shtetasve të SHBA-së

AnGeLiC

VIP
V.I.P
day8-iran-yazd-timesjourneys2-678x381.jpg

Irani ka deklaruar këtë të shtunë se do të ndalojë qytetarët e SHBA të hyjnë në vend në shenjë hakmarrje për ndalimin e vizave të Uashingtonit kundër Teheranit dhe vendeve të tjera me shumicë myslimane të shpallur nga presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.

“Irani do të zbatojë parimin e reciprocitetit për kufizimet ofenduese të U.S. A kundër shtetasve iranianë,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane.

“Kufizimet që nuk lejojnë myslimanët në Amerikë, janë një fyerje e hapur ndaj botës muslimane dhe kombit iranian në mënyrë të veçantë” thuhet më tej në deklaratën e cituar nga mediat shteterore.

Ligji i ri në SHBA do të bëjë praktikisht të pamundur për të afërmit dhe miqtë e rreth një milionë irano-amerikanëve për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Më herët, Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se nuk ishte koha për të ndërtuar mure midis kombeve dhe kritikoi hapat për anulimin e marrëveshjeve të tregtisë botërore, pa përmendur Trump.

Trump të mërkurën urdhëroi ndërtimin e një muri kufitar mes SHBA dhe Meksikës, i cili ishte edhe një premtim i madh gjatë fushatës së tij zgjedhore, si pjesë e një pakete masash për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

“Sot nuk është koha për të ngritur mure midis kombeve. Ata kanë harruar se muri i Berlinit ra shumë vjet më parë,” tha Rouhani në një fjalim direkt në televizionin shtetëror iranian.dritare net
 
Back
Top