Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

BeniT

Donatorë
Aplikim për qëndrim të përkohshëm
Formularët:
Aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada (IMM 0008)
Plani 1: Kualifikimi, Deklarimi
Plani 2: Gjendja ekonomike-Aftësitë e punësimit
Informacion shtesë mbi familjen
Përdorimi i një përfaqësuesi

Udhëzimet e veçanta te zyrës së vizave
Shtesa A
Lista e plote
Shtesa B
Pajisja me çertifikatë dhe lejë policie
Shtesa C
Pajisja me fotografi
Shtesa D
Raport mjekësor
Punonjësit e Aftë Federalë 2
Kontakti ne adresën tonë në internet
Për më shumë informacion mbi programin e zyrës së Emigracionit dhe Shtetësisë së Kanadasë mund të vizitoni faqen tonë të internetit ëëë.cic.gc.ca Për disa tipe aplikimesh mund të na informoni mbi ndonjë ndryshim të adresës dhe të zbuloni se çfarë po ndodh me aplikimin tuaj në shërbimin online në internet.
Ne Kanada
Nëse jeni në Kanada mund të na telefononi në Call-Centre. Një shërbim telefonik i automatizuar është i mundshëm 24 orë në ditë dhe shumë i tjeshtë për t’u përdorur. Mund të dëgjoni informacion të regjistruar, të porosisni një aplikim, dhe për disa lloje aplikimesh shërbimi ynë mund t’ju informojë në qoftë se jeni online. Ku të telefononi duhet të keni me vete një silolaps dhe një letër për të shënuar informacionin që kërkoni. Dëgjoni me kujdes udhëzimet dhe dhe shtypni numrin për zgjedhjen që kërkoni. Në çdo moment të gjatë telefonatës tuaj ju mund të të shtypni butonin (*) për te dëgjuar sërish mesazhin, (9) për t’u kthyer në menunë kryesore, (0) të flisni me shërbimin e kujdesit ndaj klientit, ose (8) për të përfunduar telefonatën tuaj. Nëse keni një telefon rrotullues prisni derisa agjenti të përgjigjet për ju. Nëse kërkoni të flisni me shërbimin e kujdesit ndaj klientit mund të telefononi nga e Hëna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orën lokale.
Përdorimi i një telefoni me butona.
Për të përdorur këtë shërbim mund të telefononi nga e Hëna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orën lokale në numrin e tel: 1-888-576-8502 (shërbimi falas)
Jashtë Kanadasë
Në qoftë se ndodheni jashtë Kanadasë mun të kontëktoni me një nga ambasadat, zyrat e larta ose konsullatat tona. Për adresat, numrat e telefonit dhe zyrat tona vizitoni faqen tonë të internetit. Telefononi falas kudo që të jeni në Kanada në numrin e telefonit 1-888-242-2100. Ky publikim është i mundshëm në formate të ndryshme sipas kërkesës. Ky nuk është një dokument ligjor.

Punonjësit e Aftë Federalë 3

Pasqyra e Lëndës

Kategoritë e Punëtorëve të Aftë Federalë

Emigrantët gjithmonë kanë ndihmuar që Kanadaja të një ekonomi të fortë dhe të sukseshme. Për të ruajtur këtë tradita Kanadaja ju jep mundësi personave të aftë, të edukuar dhe me përvojë pune të qëndrojnë përkohësisht dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kanadasë. Kjo paketë informacioni është për punonjësit e aftë që duan të vijnë në Kanada. Ajo jep informacion për:
-kriteret e selektimit dhe sistemit të pikëve
-për të mundësuar hrjen tuaj në kualifikim
-si të aplikoni për qëndrim të përkohshëm dhe si punonjës i aftë
-të gijthë formularët dhe udhëzimet e nevojshme

Kategori të tjera
Ky udhëzues është vetëm për aplikantët e përfshirë në Kategorinë e Punonjësve të Aftë Federalë. Në qoftë se ju mendoni se mund të kualifikoheni duke aplikuar në një kategori tjetër, konsultohuni me tabelën poshtë.
Të qënit i informuar
Kriteret e selektimit dhe informacione të tjera për aplikantët e cilësuar si punonjës të aftë mund të ndryshojnë ndonjëherë. Vini re:
-Aplikantët do të përzgjidhe sipas rregullave të caktuar gjatë kohës së vlerësimit. Kjo mund të ndryshojë vazhdimiht.
-Adresa jonë në internet përmban lajmet më të fundit, kriteret e selektimit dhe aplikimet.
Vizitoni faqen tonë të internetit për tu siguruar që keni marrë informacionin më të fundit. Konsultohuni me udhëzuesit:
Udhëzuesip ër Punonjësit e Aftë në Quebec Ju jeni zgjedhur nga provina e Quebec.
Udhëzuesit për Kandidatët Provincialë
Ju jeni caktuar nga një provincë sipas Programit Provincial të Kandidatëve.
Udhëzuesit për Aplikantët e Kategorisë Biznes Ju jeni ineresuar të emigroni në Kanada si investitor, sipërmarrës ose si i vetë-punësuar. Ushëzuesi për Familjarët
Një i afërm si pridërit, bashkëshortët ose të fejuarit mund të bëjnë aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada.

Punonjësit e Aftë Federalë 4

A mund të kualifikoheni?

Përcaktimet

Punëtorët e aftë janë ata njerëz që mund të qëndrojnë përkohësisht në Kanada duke u bazuar në aftësitë e tyre për t’ë qëndruar ekonomikisht në Kanada.

Kërkesat minimale

Që kërkesa juaj të pranohet ju duhet të paktën te keni një vit eksperiencë si punëtor me kohë të plotë. Kjo eksperiencë duhet të jetë fituar 10 vjet më parë.

Klasifikimi Kombëtar i Punësimit (KKP)

KKP është një sistem klasifikimi i punësimit në Kanada. Ajo përfshin detyrat, aftësitë, zotësitë dhe rregullat e punës në Kanada.
Kërkimi i KKP-së tuaj.
Ndiqni këto hapa për të përcaktuar nëse eksperienca juaj e punës i përket një profesioni i cili përshtatet me kërkesat minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë.
Hapi 1- Vizitoni faqe e internetit.
ëëë.cic.gc.ca/skilled.
Hapi 2- Uleni faqen poshtë dhe klikoni në shkrimin “Doni të Kualifikoheni si një Punëtor i Afte?” pastaj klikoni në “Kërkesat Minimale të Eksperiencës së Punës”.
Hapi 3- Ndiqni udhëzimet për të parë nëse eksperienca juaj ju përshtatet për të emigruar si “Punëtor i Aftë”.
Hapi 4- Në qoftë se keni eksperiencë në më shumë se një profesion gjatë 10 viteve të fundit përsërisni kërkimin për të parë nëse ju i përshtateni kërkesave si një punëtor i aftë. Përvoja e punës ne profesine të ndryshme është avantazh nëse është më shumë se 1 vit.
Hapi 5- Kontrolloni listën e profesioneve të ndaluar. Në qoftë se eksperienca juaj i përket profesioneve të ndaluar atëherë nuk përbën një avantazh në aplikimin tuaj.
Ju nuk mund të aplikoni si një punëtor i aftë nëse:
-asnjë nga eksperiencat tuaja nuk futet në listën eTipeve të Aftësive 0 ose në nivelin e aftësive A ose B të KKP-se.
-eksperiernca juaj nuk është më shumë se 10 vjet deri në ditën e aplikimit.
-eksperienca e punës së zgjedhur nuk është më shumë se një vit, ose
-eksperienca e vetme e punës suaj i përket punëve të ndalura.
Punëtorët e Aftë Federalë 5
Sistemi i Seleksionimit
Në qoftë se eksperienca juaj e punës i përshtatet kërkesave minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë, atëherë aplikimi juaj do të vlerësohet në bazë të dy kritereve: fondet e kërkuar dhe faktorët e seleksionimit.
Të Ardhurat që Kërkohen për të Qëndruar në Kanada
Qeveria Kanadeze nuk ofron ndihë ekonomike për emigrantët e rinj të aftë. Ju duhet të trgoni se keni të ardhura të mjaftueshme ekonomike për të përballuar veten dhe familjen tuaj pasi të keni arritur në Kanada.
Fondet e kërkuar duhet të jenë më shumë ose të barabartë me listën e treguar më poshtë për çdo familje:
Fondet Minimale të Kërkuar mund të ndryshojnë në çdo kohë. Vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë informacion. Ne ju rekomandojmë që të informoheni për koston e jetesës në vendin ku pretendoni të jetoni. Merrni me vete sa më shumë para që të mundeni për tu sistemuar sa më thjesht në Kanada.
Deklarimi i të Ardhurave
Ju duhet t’i tregoni një zyrtari Kanadez nëse keni më shumë se $10.000 Kanadezë për hyrjen në Kanada. Kjo mund të jetë në formën e:
-parave (monedha, dëshmi bankare)
-sigurimeve si mbajtës (materiale, baranci, obligacione të shoqërisë aksion, thesare etj)
-mjete të negociueshme në formën e mbajtësit (çeqe bankare, çeqe, çeqe udhëtimi, mandat pagesa etj) Dështimi në tregimin e të ardhurave mund të ndëshkohet me gjoba ose burgim. Numri i anëtarëve të familjes 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7+ kërkohen: $10.168 $12.659 $15.563 $18.895 $21.431 $24.170 $26.910 Përjashtime
Në qoftë se keni përshtatur punësimin sipas përcaktimeve në faktorin 5 ju nuk duhet t’i plotësoni këto kërkesa financiare.

(Komuniteti Shqiptar ne Kanada )
 
Këshilla për të ardhurit e rinj në Kanada



Disa këshilla për te ardhurit e rinj në Kanada të dhëna nga Community Action Center ( CAC ) për emigrantët shqiptar dhe te huajë dhe disa gjëra reth imigracionit në Kanada.


- Para se të firmosni letra për probleme emigracioni mund të vini në Community Action Center ( CAC ), për një konsultim falas për të kuptuar të drejtat dhe detyrimet tuaja në lidhje me emigracionin në Kanada.

- Duhet të keni kujdes sepse shpesh herë ndodh që persona jo të autorizuar, ose që mendojnë vetëm paratë që do të marrin prej jush, ju këshillojnë keq. Kjo ndikon në kohëzjatjen pambarim të procedurave me emigracionin.

- اdo problem e ka një zgjidhje, por duhet ditur që në fillim se si mund të zgjidhet ai, prandaj konsultimi i parë është shumë i rëndësishëm.

- Para se të paguani një person, sigurohuni se ai është në gjëndje të zgjidhë me të vërtetë problemin tuaj.

- Para se të vendosni se kush do të merret me problemin tuaj, sigurohuni që ai nuk ka reputacion të keq me emigracionin.

- Duhet patur parasysh se nuk mund të ndihmohet një shqipëtar nëse nuk dihet mirë historia dhe situata aktuale e vëndit nga ai vjen.

- Ju kujtoj edhe një herë se të gjitha problemet e kanë një zgjidhje. Prandaj askush të mos e mundojë veten me mendime të kota se për këtë apo për atë arsye do të humbisni të drejtën e qëndrimit në Kanada. Kanadaja është në një ndër vendet e para në botë me një pafundësi ligjesh që favorizojnë emigracionin. Mudohuni të gjeni personin e duhur që t’ju ndihmojë në mënyrë profesionale e të dijë të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ofrojnë këto ligje.

Community Action Center ju ofron konsultim falas për çfarëdolloj problemi; jo vetëm një konsultim, por sa herë të dëshironi mund të trokisni dhe ne do t’ju gjëndemi pranë. Me ekseriencën tonë 30 vjeçare do të mundohemi t’iu ndihmojmë në zgjidhjen e problemit tuaj.

Poshtë janë disa adresa banimi ku ju mund të gjeni agjensi shtetrore për tju ndimuar reth kesaj përpjekje që keni marë përsipër:

COSTI-IIAS Immigrant Services
1710 Dufferin Street
Toronto, Ontario M6E 3P2
416-658-1600

Newcomer Information Centre,
YMCA of Greater Toronto
42 Charles Street East, 3rd Floor
Toronto, Ontario M4Y 1T4
416-928-3362

Riverdale Immigrant Women's Centre
1326 Gerrard Street East, Suite 100
Toronto, Ontario M4L 1Z1
416-465-6021

Toronto Organization for Domestic Workers' Rights (INTERCEDE)
234 Eglinton Avenue East, Suite 205
Toronto, Ontario M4P 1K5
416-483-4554

Working Women Community Centre
533A Gladstone Avenue
Toronto, Ontario M6H 3J1
416-532-2824

Youth Assisting Youth
1992 Yonge Street, Suite 300
Toronto, Ontario M4S 1Z7
416-932-1919

Interesohuni në këtë numër telefoni (1-800-813-2614) për te kërkuar punë në provincën e Ontarios.
Telefonata është falas : 1-800-813-2614

Për ata që jetojnë jashtë provincës së Ontarios shkoni te kjo adrese interneti http://www.cic.gc.ca/english/newcome...e/wel-20e.html e cila është në gjuhën angleze.
Për më shumë informacione shkoni te adresa zyrtare e internetit reth imigracionit në Kanada
HTTP Error 404 - Not Found | Erreur HTTP 404 - Non trouvé edhe kjo po ashtu është në gjuhën angleze.
 
Te gjitha hapat per te emigruar ne Kanada



Emigrimi ne Kanada kalon ne disa faza, per te cilat personi i interesuar duhet qe te jete i pergatitur, pasi procedurat jane te gjata dhe me pagese. Keshtu ne pyetje-pergjigjet e meposhtme do sqarohen te gjitha hapat dhe se si duhet vepruar nga hapi i pare qe duhet te ndermarre personi qe aplikon deri ne fazen e fundit, qe eshte marrja e vizes dhe shkuarja ne Kanada. Por pasi te marresh vizen, cfare hapash duhet te marresh si duhet te veprosh, shteti kanadez te siguron strehim apo ndihme. Puna te sigurohet nga Kanadaja, apo duhet qe vete kerkuesit te nenshkruajne me pare se te nisen per ne kete shtet, nje kontrate pune?

Te gjitha pyetjet dhe pergjigjet do t’i gjeni ne intervisten e meposhtme, per te gjitha gjerat qe shqetesojne personat qe duan te aplikojne per te emigruar ne drejtim te Kanadase.

Ku duhet te aplikoj?

Mundesh te aplikosh ne cdo ambasade Kanadeze ne Evrope. Eshte e keshillueshme te aplikosh ne Ambasaden Kanadeze qe mbulon Shqiperine (momentalisht Ambasada Kanadeze ne France), se ne rast se ftohesh per interviste, mund ta japesh ne Tirane. Ne rast se aplikon ne Ambasada te tjera te duhet te japesh intervisten ne vendin ku ke aplikuar.

Nese jeni i martuar kush duhet te aplikoje?

Mund te aplikoni te dy ne rastin e Formularit te pare Paraeleminues, eshte e keshillueshme se Ambasada kur ju kthen pergjigje, ju tregon se kush nga ju te dy ka shanse me te medha se tjetri per te aplikuar si aplikues kryesor (ne formularin e dyte).

Eshte e domosdoshme asistenca (Avokati) per te Aplikuar?

Normalisht per njerezit te cilet e njohin sadopak gjuhen Angleze nuk kane nevoje per asistence. Asistenca nuk ka ndikim ne procesin e perzgjedhjes tuaj nga Ambasada, gjithashtu nuk e shpejton procesin e Emigrimit. Marrja apo jo e asistences varet nga buxheti personal i juaj.

Si fillohet procesi i Aplikimit?

Procesi i Aplikimit fillohet nga kerkesa qe ju i beni Ambasades Kanadeze me faks apo leter ku i kerkoni formularet paraeleminues (mundet qe ju ta kaloni kete faze duke i kerkuar ambasades formularin e dyte). Disa nga adresat i kemi bere te ditura ne numrat e meparshem te gazetes.

Cfare ndryshimi ka Formulari Paraeleminues nga Formulari i Dyte?

Pasi ju e dergoni Formularin Paraeleminues i cili eshte pa pagese, Ambasada ju kthen pergjigje vetem ne ato raste kur ju e kapni ose jeni shume afer kufirit te pikeve per pranim, ne rast te kundert nuk merrni pergjigje. Kjo ju ndihmon ju qe te kuptoni dhe te mos e vazhdoni procesin e emigrimit ne etapat e mevonshme. Formulari i dyte behet me pagese.

Cfare eshte sistemi i pikeve?

Sistemi i pikeve eshte nje sistem vleresimi, i cili permban keta tregues. Mosha, gjuha e huaj, te aferm ne Kanada, profesioni, specializime ne profesion, eksperienca ne pune, arsimimi, faktori demografik, (caktohet nga qeveria Kanadeze), oferte pune nese keni ne Kanada, paraqitja ne interviste. Totali duhet te jete 70 pike e lart, ne kete rast nuk keni nevoje te jepni interviste. Nese keni marre 65 deri ne 69, atehere ju ftoheni ne interviste dhe do ju shtohen piket e intervistes qe ju nevojiten me pas per te vazhduar. Keto faktore ndryshojne nga viti ne vit. Keto informacione mund te merren ne adresat online, si Welcome Page | Page d'acceuil, qe sherbejne per aplikantet.

Cfare eshte formulari i dyte?

Ne rast se ambasada ju kthen pergjigje, ajo ju dergon dhe formularet e dyte te aplikimit me sqaruesin perkates, si dhe listen e dokumenteve qe ju duhet te coni. E rendesishme eshte se kjo faze e aplikimit eshte me pagese d.m.th aplikimi juaj, formulari i dyte shqyrtohet vetem atehere kur ju keni paguar taksen perkatese ne favor te ambasades. (Tarifat u shpjeguan ne numrin e djeshem). Ne qofte se ju nuk e shoqeroni formularin e dyte me pagesen e takses ai nuk shqyrtohet nga ana e ambasades. Formulari i dyte eshte nje pyetesor, i cili ndihmon oficerin e emigracionit te vleresoje ne qofte se ju i kapni piket e kerkuara. Ai mund te plotesohet ne gjuhet, Anglisht ose Frengjisht (varet nga gjuha qe ju dini me mire). Bashkengjitur me formularin, ambasada ju dergon dhe shpjeguesin se si ai plotesohet dhe listen e pageses per person. Formulari plotesohet per cdo person te familjes, ku ne te cilen vleresohet me pike vetem ai qe ka aplikuar si aplikant kryesor. Pagesa behet sipas te dhenave qe ambasada ju ka sjelle me formularin e dyte. Dokumentet qe dergohen ne ambasade duhet te jene origjinale ose fotokopje te noterizuara.
 
Cfare ndodh pasi dergoj formularin e dyte?

Pasi dergon formularin e dyte ambasada ju dergon nje leter ku ju informon se ajo i ka marre dokumentet tuaja, dhe sesi do te zhvillohet procesi i shqyrtimit te tyre ne kohe nga ana e ambasades. Ne te njejten kohe ju njoftoheni per numrin e dosjes tuaj.

Kur zhvillohet intervista, dhe ne cfare vendi?

Intervista normalisht zhvillohet brenda kater muajsh nga marrja e letres se pare nga ana e ambasades. Intervista zhvillohet ne Shqiperi ose ne nje vend tjeter, ku ju do te njoftoheni te shkoni.

Ne cfare rastesh nuk zhvillohet intervista?

Intervista nuk zhvillohet ne rastet kur ju e keni kaluar kufirin e kerkuar te pikeve, kur keni marre me shume se 70 nga 100 mundshmet.

Si zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet ne gjuhen Angleze ose Franceze (varet vetem nga personi se ke gjuhe zoteron me mire). Kohezgjatja e intervistes varet nga shume faktore. Normalisht ajo zhvillohet gjate 30 minutave. Gjate intervistes ju pyeteni se, kur keni filluar pune, ju kerkohet te pershkruani punen qe beni aktualisht, pse doni te emigroni ne Kanada, cfare pune deshironi te beni ne Kanada dhe pyetje te tjera qe kane te bejne me jeten tuaj dhe qellimet qe keni.

Kur merret pergjigja?

Zakonisht pergjigja merret direkt pas intervistes ose ne raste te rralla ajo njoftohet me leter ne vone. Ne qofte se nuk e kaloni me sukses intervisten, ju njoftoheni per shkaqet.

Cfare ndodh pasi ju e kaloni me sukses intervisten?

Juve ju jepen formularet e analizave mjekesore. Ka raste qe formularet juve mund t’i merrni perpara se te kaloni ne interviste.

Ku behen analizat mjekesore dhe per sa kohe jane te vlefshme?

Analizat mjekesore behen ne spitale shteterore apo ne Poliklinika Qendrore. Ato vlejne per 1 vit nga data e berjes se tyre. D.m.th ne qofte se juve nuk ju ka ardhur viza perpara kohes se skadimit te analizave mjekesore, ato duhet te ribehen.

Sa eshte koha e pritjes pas intervistes?

Pas intervistes ambasada ben nje sere verifikimesh si p.sh, mos jeni i kerkuar nga interpoli, keni kryer nje krim ne vendin tuaj dhe doni te largoheni etj. Koha e pritjes se vizes pas intervistes ndikohet nga shume faktore, p.sh ngarkesa e ambasades ne kohen e shqyrtimit te dokumenteve tuaja, shpejtesia e oficerit te emigrimit qe merret me ceshtjen tuaj, shpejtesia me te cilen ju i pergjigjeni ambasades ne qofte se ajo ju kerkon ndonje dokument shtese. Zakonisht koha shkon nga 5 muaj, deri ne nje vit pas intervistes.

Kur skadon viza?

Skadimi i vizes ka lidhje me analizat mjekesore. P.sh, ne qofte se ju i keni bere analizat mjekesore ne dt 31/01/2007 dhe viza ju vjen ne 01/08/2007, data e skadimit te vizes eshte 31/01/2008, d.m.th data e skadimit te analizave mjekesore.

Cfare me siguron ambasada me te mberritur ne Kanada?

Ambasada nuk siguron asnje sherbim tjeter pervec leshimit te vizes. Eshte ne pergjegjesine tuaj sistemimi i mevonshem ne Kanada.

A mundem qe te terheq te afermit e mi pasi emigroj ne Kanada?

Ju mundet te terhiqni njerezit e aferm, (mamane, babane, vellane, motren, te pamartuar, gjyshe apo gjysh) por per terheqjen e tyre ka disa rregulla. Ju duhet te beni 12 muaj pune ne Kanada dhe te nenshkruani aktin e sponsorizimit me ane te cilit ju zotoheni, se per 10 vjet do te pergjigjeni per nevojat jetesore per personin qe keni sponsorizuar. D.m.th, personi qe keni sponsorizuar nuk ka te drejte te marre ndihme sociale per 10 vjet. Por ne rast se ju e humbni punen, pasi personi ka ardhur ne Kanada atehere personi qe keni sponsorizuar mund te marre ndihme sociale (ne qofte se eshte i papune dhe s’ka mjete jetese) deri ne momentin qe ju te punesoheni perseri.
 
Pe: Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

por pune si mund te kerkojme ne?dhe ne cfar zyrash mund te drejtohemi.
 
Titulli: Pe: Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

pershendetje deshta te ja baj nje pytje kam deshir te jetoj ne shtetin kanadez si mund te jet enevojshme se eh adhuroj shum kana dan edua shum .ju lutna kthemna nje pergjigj je
 
aplikim per ne kanada

jam e martuar dhe kam dy femi jam e interesuar qe te dal jasht vendit nuk i kam punt mire ketu po nese del dikush qe mund te me informoi let me shkruan ne emilin tim dua nje jete me te mire per veten time dhe femijat e mi ju falemderit
 
Titulli: Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

[h=1]Emigrimi per punesim, ja kush ka prioritet ne Kanada[/h]Qysh prej 4 korrikut 2012, qeveria kanadeze po pranon aplikime kryesisht nga kandidatë me kontrata të aprovuara pune dhe ka ndaluar deri në janar 2013 aplikimet e kandidateve pa kontratë pune. Kjo në pritje të një ligji krejt të ri të imigracionit, i cili do t’i japë rëndësi përzgjedhjes së emigrantëve drejtpërsëdrejti nga vetë kompanitë kanadeze, sipas nevojave aktuale të ekonomisë lokale.

Gjithashtu pritet që provinca të caktuara, të cilat kanë mungesa punëtorësh të kualifikuar, të kenë kuota më të larta vjetore në përzgjedhjen e emigrantëve. Bëhet fjalë për Saskatchewan dhe Alberta, provincat me papunësinë më të ulët në Kanada. Për muajin qershor 2012, papunësia na Kanada ishte 7.2%, ndërsa në Saskatchewan 4.9% dhe në Alberta 4.6%. Të dyja provincat kanë mungesë punëtorësh të kualifikuar, siç janë teknikët e ndërtimit, mekanikët, saldatorët dhe kuzhinierët. Rezervat e provuara të naftës në këto dy provinca janë të dytat pas Arabisë Saudite, por me kosto më të lartë. Vetëm Alberta pritet të dyfishojë numrin e punëtorëve të naftës me rreth 120 mijë punëtorë të rinj për 8 vitet e ardhshme.

Ndryshe nga Alberta, provinca e Saskatchwan është në fillimet e zhvillimit të industrisë së naftës dhe të mineraleve dhe ka një bum ndërtimesh. Saskachewan ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në të gjithë Amerikën e Veriut këto pesë vitet e fundit. Dikur ka qenë një province tipike bujqësore me imazhin e fushave të grurit pa fund. اdo gjë ka ndryshuar 10 vitet e fundit me rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe mineraleve me të cilat është e pasur.

Pagat janë nga më të lartat në vend. ثshtë krejt normale për një teknik ndërtimi të paguhet me $30 në orë, një mekanik me $30-35, një saldator me $25-30. Kompanitë kanadeze janë të detyruara të rekrutojnë jashtë vendit për të plotësuar shumicën e nevojave të tyre. Mekanikët, saldatorët, teknikët e ndërtimit, kuzhinierët shqiptarë që kërkojnë diçka më tepër në jetë se e ardhmja që u ofron Shqipëria dhe që dinë pak anglisht, ia vlen ta marrin seriozisht emigrimin në këto provinca kanadeze./John Prifti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top