Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

Love

βeℓℓe â๓e
Zhvillimi i gjuhëve të folura ndoshta është zhvillimi më domethënës i komunikimeve në historinë e botës.
Që kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, gjuhët zhvilluan në versione të shumta, diversitet ky që vazhdon edhe sot.

Images.jpg

Kjo është lista e 10 gjuhëve që kanë numrin më të madh të folësve.

1. Gjuha kineze (mbi 845 milionë folës)
Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare të Singaporit. Për më tepër, emigrimi i lartë i njerëzve nga Kina dhe Tajvani ka sjellë gjuhën kineze të flitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar.

2. Spanjishtja (mbi 329 milionë folës)
Spanjishtja është pjesëtare e degës së gjuhëve të Iberikut Perëndimor në familjen e gjuhëve latine, e lidhur shumë ngushtë me portugalishten. Spanjishtja është një nga gjuhët më të përhapura. ثshtë gjuhë zyrtare në mbi 20 shtete, dhe pothuajse në të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit. Për më tepër, një numër i madh folësish kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, dhe spanjishtja është tani një ndër gjuhët më të folura dhe në jugperëndim të Amerikës. ثshtë gjithashtu një nga gjashtë gjuhët e Kombeve të Bashkuara.

3. Anglishtja (mbi 328 milionë folës)
Anglishtja është anëtare e familjes së gjuhëve gjermanike. Ajo ka rrjedhur në mënyrë natyrale nga gjuha anglo-saksone dhe gjithashtu ka huazuar shumë nga latinishtja dhe frëngjishtja me anë të pushtimeve normane të Anglisë. Pavarësisht se ajo është zhvilluar në ishujt britanikë, popullata më e madhe e anglishtfolësve jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth 309 milionë folës. Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve, duke përfshirë, Irlandën, Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, dhe është gjuha de facto e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu ka popullata të mëdha që flasin anglisht në disa vende afrikane dhe në Oqeani dhe është një nga “gjuhët zyrtare suplementare” të Indisë. Anglishtja është gjithashtu një gjuhë zyrtare e disa organizatave, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

4. Gjuha hindu-urduja (mbi 242 milionë folës)
Gjuha hindu-urduja është anëtare e familjes së gjuhëve indo-ariane. ثshtë gjuhë shumë qendrore që ka dy forma zyrtare hindishtja standarde, dhe urdu-ja standarde, edhe pse këto janë dy forma afërsisht të padallueshme nga njëra-tjetra. Hinduja është gjuha zyrtare e Anglisë ndërsa urduja është gjuha zyrtare e Pakistanit. Urduja dhe hinduja gjithashtu fliten në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut nga popullatat e emigrantëve.

5. Arabishtja (mbi 221 milionë folës)
Arabishtja është anëtare e familjes së gjuhëve semite, të cilat përfshijnë hebraishten neo-armaike si sirishtja. Arabishtja kryesisht identifikohet me Lindjen e Mesme, dhe është gjuhë zyrtare e 26 vendeve. Ajo qëndron përbri hebraishtes si gjuhë zyrtare e Izraelit dhe ka popullata të mëdha folësish në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Për më tepër, ajo është dhe varianti klasik i Kuranit. Arabishtja shkruhet me shkronja arabe.

6. Bengali (mbi 181 milionë folës)
Bengali është anëtare e familjes indo-ariane të gjuhëve, së bashku me gjuhë të tilla si hindishtja, punjabi dhe urdu. Shumica e folësve të saj jetojnë në Bangladesh, ku ajo është gjuha zyrtare. Folësit gjithashtu jetojnë në shtetet indiane Bengal, Tripura dhe Asam. Folësit gjithashtu jetojnë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, dhe madje edhe Arabia Saudite. Bengali ka një traditë të pasur letrare dhe është një pikë qendrore e nacionalizmit bengalisht. Bengali është shkruar në shkrimin Bengali, e cila është e lidhur me sanskritishten dhe hinduishten.

7. Portugalishtja (mbi 178 milionë folës)
Gjuha portugeze është pjesë e gjuhëve latine dhe është pasardhëse e latinishtes. ثshtë gjuha zyrtare e Portugalisë dhe Brazilit, ku jetojnë folësit kombëtarë të kësaj gjuhe. Për më tepër, është gjuha zyrtare e Angolës, Huinesë, Mozambikut dhe vende të tjera. Aktualisht është një nga katër gjuhët më të mësuara në botë, me 30 milionë njerëz që e mësojnë.

8. Rusishtja (mbi 144 milionë folës)
Gjuha ruse është pjesëtare e familjes së gjuhëve sllave të lindjes, një familje e cila përfshin gjithashtu dhe gjuhën bjelloruse dhe gjuhën ukrainase. Pjesa më e madhe e folësve të gjuhës ruse, 144 milionë, jetojnë në Rusi, ku kjo është dhe gjuha zyrtare. Vende të tjera me popullata të mëdha që flasin rusisht përfshijnë Bjellorusinë, Ukrainën dhe Kazakistanin. Rusishtja shkruhet me alfabet cirilik.

9. Japonishtja (mbi 132 milionë folës)
Gjuha japoneze është pjesëtare e familjes së gjuhëve japoneze (e cila gjithashtu përfshin gjuhën riukian e folur në ishullin e Okinava). Pjesa më e madhe e folësve kombëtarë të japonishtes jeton në Kore, Shtetet e Bashkuar dhe në Evropë. Gjuha japoneze është gjuha zyrtare e Japonisë, dhe gjithashtu ka statusin e gjuhës zyrtare në Palu.

10. Gjermanishtja (mbi 90 milionë folës)
Gjermanishtja është pjesë e familjes së gjuhëve gjermanike, së bashku me anglishten. Kryesisht, gjermanishtja flitet në Gjermani, ku është gjuha zyrtare. Gjithashtu është gjuhë zyrtare në Austri, Luksemburg dhe është një nga tre gjuhët zyrtare të Belgjikës (së bashku me holandishten dhe frëngjishten) dhe është një nga gjuhët zyrtare në Zvicër (së bashku me frëngjishten, italishten dhe gjermanishten) dhe është gjuhë zyrtare në provincën italiane të Bolzano-Bozen. Për më tepër, njihet si një nga gjuhët e minoritetit në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Danimarkën, Hungarinë dhe Republikën اeke.
Burimi: ikub.al
 
Pe: Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

Kinezshen kush e flet??Kina ka popullsi te madhe ne fakt normal qe do e flasin me shume,habitem me SHBA qe u fliska tek ata kjo gjuhe...Gjithsesi kam pase peshtypjen se anglishtja eshte gjuha me e folur ne gjithe boten...
 
Titulli: Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

U pa puna do mesuar kinezcja tani se na mbyten
 
Pe: Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

E para lidhet me nr e popullsise jo se ka ndonje perhapje te gjere te pakten deri keto kohe se me pas nuk dihet...e dyta ka te beje me kolonizimet ne A.Jugut

Nder te gjitha anglishtja eshte me perhapur ne shume vende dhe ne shume te tjera gjuhe e dyte..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top