Arfenilla
Themelues i Forumit
Por, se çfarë do të thotë kjo; Shkencëtarët të tronditur ditët e fundit nga rreziku i madh që i kanoset botës nga Koreja e Veriut e cila ka kërcënuar me sulme nukleare Amerikën dhe mbarë botën njoftuan disa nga rreziqet më të mëdha që do të ndeshet bota nëse kjo ndodh!
Kështu, nëse shpërthen vetëm një bombë bërthamore në rajon, rrezikojnë të humbasin jetën deri në 1 miliardë njerëz, por pasojat do jenë edhe me të rënda si:
1. Prodhimi i misrit në SHBA, do të zvogëlohet me 20%. Prodhimi i sojës gjithashtu me 20%.
2. Prodhimi i orizit në gjithë vendet aziatike, e sidomos në Kinë që mbanë vendin e parë do të zvogëlohet me 28%.
3. Rritja e çmimeve të gjithë produkteve ushqimore do të jetë shuzmë e madhe, për pasoj me qindra milionë njerëz në të gjithë botën nuk do kenë mundësin ti blejnë ato. Edhe sikur të behte përpjekja më e avancuar e teknologjisë më të përparua që disponon sot njeriu, përsëri më shumë se 250 milionë njerëz do ti shtohen varfëri së tejskajshme dhe do të vdesin nga uria.
4. Të 925.000.000 njerëz të cilët tashmë kequshqehen (me futje të përditshme më pak se 1.750 kalorive ditore) do të rrezikohen nga vdekja.
5. Sëmundjet dhe pasojat që do të lerë rrezatimi nuklear do të jenë të një niveli shkatërrues total, pasi me qindra milionë njerëz, nuk do kenë qasje në ujë të pijshëm, do të infektohen ga sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, do të vuajnë nga epidemi të rënda dhe to goditen nga paraliza.
Duhet theksuar se një analizë më specifike dhe më në detaj, e përfshinë në librin e tij, Dr. Ira Helfand, e cila është vlerësuar me çmimin e vitit për hulumtimin e saj të cilin e paraqet në librin me titull: Nuclear Famine: A Billion People at Risk-Global Impacts of Limited Nuclear War on Agriculture, Food Supplies, and Human Nutrition/alb-