Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Screenshot_3-58.jpg


Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri. ثshtë vërtetuar që njerëzit e fortë e kanë të vështirë të bien në dashuri, ata nuk dëshirojnë që të “humbin” kohë duke e ushqyer lidhjen e tyre.

“Higherperspectives.com”, ka nxjerrë disa arsye se pse një femër inteligjente e ka të vështirë të bie në dashuri.

-Ato nuk dhurojnë dashuri dhe nuk mund t’i besojnë askujt.

-Nuk kanë frikë të jetojnë të vetme.

-Atyre nuk i nevojitet ndonjë person për t’i bërë të lumtura.

-Nuk u frikësohen ndryshimeve.

-Takimi me meshkuj nuk është prioritet i tyre.

b.thealbania
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Dashuria te ben budalla te humb arsyen smendoj qe funksjonon kjo ;)
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Kjo besoj ska te beje me intelegjencen sa me karakterin, ka tipa me te ftohte, qe i japin me shume rendesi arsyes se ndjenjes e instinktit, po kjo ska te beje me intelegjencen, edhe njerez intelegjente biejne ne dashuri :)
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Une mjaft inteligjente jam po ce do e hengra se e hengra :P
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Tipat intelegjent jane pak ne numer , e cilesia e tyre mund te jete shkak e mos renit ne dashuri . Dashuria sot nuk nderlidhet me cilesi vlerash , por me sasi gjerash !
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Nuk ekziston koncepti i " rënies në dashuri ".
Femrat "inteligjente" nuk " bien në dashuri", në formë të verbër, ose më saktë nuk krijojnë varësi. Dashuria është si çdo lloj ndjenjë tjetër, dhe vajzat "inteligjente" këtë kuptojnë, dhe nuk humbasin as energji as kohë pas saj.
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Duajeni veten sepse eshte i vetmi person qe do te qendroje me ju, gjate gjithe jetes ;)
Sa per dashurine eshte e kote te sterhollohemi ne studime sepse askush psikolog apo studiues mund te thote nese eshte e tille apo eshte nje pasion i zgjatur e i mbushur me emocione e ndjenja te bukura..... ;)
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Nuk besoj te kete shume lidhje ndjenja me intelegjencen .
Ndoshta nje llogjike e forte mund ta frenoj paksa , ta ndydh pak , nje ndjenje te cilter , te marre ,
por jo ta pengoje ate te ekzistoj .
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Nuk ekziston koncepti i " rënies në dashuri ".
Femrat "inteligjente" nuk " bien në dashuri", në formë të verbër, ose më saktë nuk krijojnë varësi. Dashuria është si çdo lloj ndjenjë tjetër, dhe vajzat "inteligjente" këtë kuptojnë, dhe nuk humbasin as energji as kohë pas saj.

Doja te shkruaja pak a shume kete por doja ti shtoja qe qofte femer apo mashkull inteligjent, e koncepton jeten apo boten ne disa forma duke mos u mbytur vetem nga 1 drejtim, pavarsisht nese i shfaqin apo jo ndjenjat... keta persona e vazhdojne jeten "njesoj". Te qendrosh ne vendnumero ste sjell asnje te mire!
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Koha eshte kryefjala... sa kohe i jep dikujt apo obiektivave... ska te bej intelekti por perkushtimi..as nuk mendoj qe ka njerez te ftohte nese ngjajn ashtu mendoj qe kan vetem nje maske te fshehin zjarrin qe ndjejne brenda..
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Mos bllok dashnise.
Ulni shkallen e IQ. :P

Ju shkruan i verberi qe e ne kohe diell para sheh vec bardhesi.

Ehhhh!! :D
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Ndjenjat nuk kane te bejne me inteligjencen. Perkundrazi sa ne inteligjent te jesh aq me shume e kupton qe celesi i lumturise per gjithkend eshte dashuria :)
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Dmth ata qe sjane dashuruar ndonjehere i bie te jene te gjithe inteligjente sipas kesaj! Epo sa gjynah qenkan te mjeruar se pikerisht eshte nje thenie tjeter qe thote ''te mjeruar jane ata qe se kane provuar qofte edhe njehere ndjenjen e dashurise'' :D
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Na myten t'marrt :P Se di pse gjithmone kam besu se dashnia asht Qorre :D
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Screenshot_3-58.jpg


Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri. ثshtë vërtetuar që njerëzit e fortë e kanë të vështirë të bien në dashuri, ata nuk dëshirojnë që të “humbin” kohë duke e ushqyer lidhjen e tyre.

“Higherperspectives.com”, ka nxjerrë disa arsye se pse një femër inteligjente e ka të vështirë të bie në dashuri.

-Ato nuk dhurojnë dashuri dhe nuk mund t’i besojnë askujt.

-Nuk kanë frikë të jetojnë të vetme.

-Atyre nuk i nevojitet ndonjë person për t’i bërë të lumtura.

-Nuk u frikësohen ndryshimeve.

-Takimi me meshkuj nuk është prioritet i tyre.

b.thealbania

Tani me nje pike nk, jam dakort : ( mendimi im ) ,
... - Nuk u frikesohen ndryshimeve ,,, kjo nk , perputhet fare me pikat e mesiperme ,

Artikulli le sh, per te deshiruar ne argumentet e mesiperme pa basa , keshtu e shkruan ,,,b.thealbania . ..

Une mendoj se gjinia Femrore me Inteligjence po te bie ne dashuri... gjejme nje konkurence qe na ve ne dyshim zgjuarsin tone .
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Me ça e kane mat inteligjencën si fillim? Se une e di qe ekzistojne lloje inteligjencash te ndryshme. I bie qe faktori inteligjence s'eshte konstant kshu qe si pasoje i gjith eksperimenti bie poshte, dhe zbulimet jane te gabuara.
Me respekt,
Lega Shkencëtarja :P
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

Femrat inteligjente,te formuara dhe me ide ,krijojne dashurit e medha,romancat e librave dhe kujtimet e bukura te dashurive te sinqerta.
 
Titulli: Ja arsyet pse femrat inteligjente nuk bien në dashuri

(sa kurioz jam te di nese anetaret femra qe kane komentuar ne kete teme, mendojne apo kane perjetuar ndonje dashuri te madhe gjate jetes se tyre?!? )
Nje pyetje kam : A ka lidhje inteligjenca me prakticitetin personal, apo medoemos cdokush qe eshte inteligjent eshte edhe praktik?
 
Budalleqe pa lidhje.... Nje femer "inteligjente" dhe e sigurte ne vetvete, nuk ka frike qe te rrezikoje, edhe kur vjen puna qe te luaje me zjarrin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top