Izraeli shkel hapur të drejtat ndërkombëtare

Kresha

A pretty face can never trick me
Ankaraja zyrtare e ka pritur me shqetësim deklaratën e Izraelit se do të ndërtojë 700 vendbanime të reja në Jerusalemin Lindor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë e cilësoi këtë iniciativë si shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare.

Në deklaratën e bërë nga kjo ministri thuhet: "E ftojmë Izraelin të rishikojë këtë vendim të tij dhe të heqë dorë nga këto lloj veprimesh në territoret palestineze".

Në deklaratë bëhet e ditur se vendimi për zgjerimin e vendbanimeve është një shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare dhe kjo iniciativë ka për të dëmtuar përpjekjet për procesin e paqes si dhe ka për të krijuar mosbesim midis palëve.

Aty thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që të evitohen zbatime të njëanshme në tema të tilla, të cilat do të merren në shqyrtim në kuadër të bisedimeve për statusin përfundimtar./trt/
 
Back
Top