Izraeli mund të veprojë kundër Iranit

Lauri

Anunnak
Nga Express më 23.01.2010 në ora 12:59
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, vlerësoi se Izraeli nuk do të qëndrojë anash, përderisa Irani të zhvillojë armë bërthamore, ka cituar sot gazeta Al Hayat disa burime të afërta me Sarkozynë.

“Izraeli mund të ndërmarr aksion, për të parandaluar regjimin iranian që të sigurojë armë bërthamore, ngase dihet se Teherani është kërcënuar se do ta shlyej Izraelin nga harta”, thuhet t’i ketë thënë Sarkozy kryeministrit të Libanit, Saed Hariri, gjatë vizitës së tij në Paris.

Sipas gazetës, Sarkozy më tutje i ka thënë Haririt se Franca posedon dëshmi se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore.

Siç dihet, Sarkozy të premten ka kërkuar sanksioni më të ashpra ndaj Teheranit, për të detyruar Iranin që të hyjë në negociata për programin e vet bërthamor.

“Franca dëshiron që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të adoptojë masa të ashpra, e kërkon që edhe BE-ja të marr përsipër përgjegjësitë e veta. Përkundër të gjitha përpjekjeve tona dhe angazhimit të SHBA-së dhe përkundër propozimit tonë ambicioz për bashkëpunim, autoritetet iraniane janë bllokuar në rrugën me një drejtim të radikalizmit”, citoi Al Hayat të ketë thënë Sarkozy.
 
Back
Top