Izraeli do te paditet për vrasjen e Rachiel Corries

Kresha

A pretty face can never trick me
Familjarët e Rachel Corrie-it, e cila u mbyt vandalisht nga ushtria izraelit, bënë të ditur se do te padisin shtetin hebraik.

23 vjecarja Rachel Corrie në vitin 2003 kishte udhëtuar në Gaza. Si aktiviste e OJQ-së “International Solidarity Movement” ajo vullnetarisht dëshironte të shërbente si mburojë gjallë për të parandaluar konfliktet e mundshme. Ajo u shëndrua në simbol të mbështetjes së kauzës palestineze kur përfundoi e vdekur nën një buldozer i cili tentonte të demolonte një shtëpi të një familjeje palestineze.

Vetë pak kohë pas shatë vjetorit të vdekjes së saj familjarët e Rachiel Coorries do të kërkojnë drejtësi duke paditur shtetin hebraik më 10 Mars.

Hetimet e zhvilluara nga ushtria izraelite ishin të mbyllura në vitin 2003 me konkludimin se ngasësi I buldozerit nuk ke parë Rachelin. Ndërsa dëshmitarët e rastit mohojnë këtë. Tom Dale, njëri nga 4 dëshmitarët e rastit shprehet se mbytja e Corries ishte e qëllimshme. “Ata shtypën atë me buldozer dhe pritën disa sekonda mbi të, dhe kur i tërhoqën vërehej gjaku i saj” shprehet Dale.

Shteti hebraik nën trysni te SHBA-ve lejoi 4 aktivistet nga International Solidarity Movement që të dëshmojnë në gjykim e cila do të mbahet Në Ramalah, ku do të marrin pjesë edhe Cindy e Craig Corrie, prindërit e Rachel Corrie.

Po ashtu burimet bëjnë të diture se në muajin e fundit objekti i organizatë s“International Solidarity Movement” në Ramallah kanë qenë të sulmuar disa herë nga forcat izraelitë.
 
Back
Top