Izrael: Thirrje për një faqe të re me Turqinë

Kresha

A pretty face can never trick me
Menjëherë pas fitores së Erdoganit dhe partisë së tij në zgjedhjet parlamentare, nga Izraeli vjen një valë thirrjesh për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Ankarasë, gjë e cila do i forconte pozitat e Izraelit në rajon, sidomos ndaj Iranit.

Shkrimet në mediat e përditshme nuk kanë lënë mënjanë ambiciet e Erdoganit për ringjalljen e Perandorisë Osmane, nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës dhe formës së shtetit nga republikë parlamentare në presidenciale.

Veç kësaj gazetat izraelite u fokusuan në marrëdhëniet e reja mes Erdoganit dhe Beshar Esed, ku duket qartë se kryeministri turk ka hequr dorë nga Esed dhe regjimi i tij dhe ka shprehur dëshirën për një regjim të ri në Siri.

Një nga analistët izraelitë thotë se Izraeli duhet të punojë për interesat e tij kombëtare dhe ti rishikojë me seriozitet marrëdhëniet me Ankaranë. Bota është e ndërtuar mbi interesat e përbashkëta dhe Izraeli duhet të bëjë çmos për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Sipas analistit në fjalë, Turqia është shteti më i rëndësishëm në Botën Islame (përkrah Indonezisë) dhe Izraeli duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet e fuqishme të botës arabe dhe islame, si Egjipti, Irani dhe Turqia. Por, meqë Egjipti i ktheu shpinën Izraelit pas revolucionit dhe largimit të Mubarakut dhe faktit që Irani mbetet kërcënimi më i madh, Izraelit nuk i mbetet alternativë tjetër veçse të bëjë kompromise me Turqinë.

Këto thirrje për normalizim të marrëdhënieve me Turqinë, vijnë vetëm pas disa ditësh, kur Izraeli i kërkoi Turqisë leje për të dërguar një flotë me ndihma për refugjatët sirianë të vendosur në Turqi. Sipas zv. ministrit të bashkëpunimit rajonal Ejub Kara, ky i fundit i ka dërguar një mesazh Ankarasë për ta lejuar flotën izraelite me ndihma të ankorohet në portet turke. Sipas zv. ministrit, ky propozim i Izraelit nuk përbën asnjë provokim, por thjesht synon paqen mes dy vendeve. Kurse burime të Ankarasë kanë bërë me dije se kërkesa e Izraelit nuk ka ndonjë qëllim të mirë, përkundrazi ajo ironizon anijen Marmara Blu, e cila u sulmua nga komandot izraelite, ku mbetën të vrarë 9 aktivistë./ardhmeriaonline.com/
 
Back
Top