Izrael, grupi për të drejtat e njeriut akuzon ushtrinë

Izrael, grupi për të drejtat e njeriut akuzon ushtrinë

E hëne 28 Janar 2013 13:05
Një grup izraelit për të drejtat e njeriut thotë se ushtria izraelite përdorë metoda të dhunshme të kontrollit të turmës, gjatë protestave paqësore palestineze në Bregun Perëndimor. Grupi për të drejtat e njeriut tha se ushtria përdorë mënyra që mund të shkaktojnë plagosje serioze ose vdekjen e protestuesve.
Një raport i publikuar të hënën akuzon forcat izraelite për shpërthimet e bombolave të gazit lotsjellës, gjë që ka shkaktuar vdekje dhe helmime.
Raporti thotë se dhjetëra palestinezë janë vrarë nga plumbat e gomës, të përdorur gjatë protestave të fundit, ndërsa 46 persona u vranë nga zjarri gjatë demonstratave.
Ushtria ka hedhur poshtë raportin, duke e cilësuar si "të njëanshëm" dhe thotë se ai mbështetej mbi incidentet që "janë ende nën hetime".
/mesazhi/
 
Titulli: Izrael, grupi për të drejtat e njeriut akuzon ushtrinë

sa te shpejta jan gazetat me zdim kujt ti besojm
 
Back
Top