Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Italia pezullon regjimin Shengen dhe rimerr kontrollin e kufijve

Prej mesnatës së datës 10 maj e deri në mesnatën e 30 majit, Italia ka vendosur të pezullojë Traktatin Shengen e të rivendosë kontrollin e policisë në kufijtë e brendshëm, tokësor, detar e ajror.

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të dekretuar më 06/04/2017 e për të garantuar sigurinë në zhvillimin e rregullt të punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj, Italia ka vendosur që për 20 ditë të pezullojë zyrtarisht Traktati Shengen.

Kjo masë limituese është ndërmarrë për të garantuar sigurinë kombëtare e ndërkombëtare gjatë qëndrimit të liderëve më të rëndësishëm të tokës në Itali për samitin e G7.

Enti Kombëtar i Aviacionit Civil Italian ka informuar të gjithë aeorportet italiane e shoqëritë ajrore për rivendosjen e kontrollit të policisë së kufirit, duke ftuar udhëtarët të mbërrijnë në aeroporte para orarit të parashikuar e me dokumentat e domosdoshme për të kaluar kufirin kombëtar.

Përgjatë këtyre ditëve mund të verifikohen rradha e vonesa në aeroporte. Kontrolle të tilla janë parashikuar dhe në stacionet hekurudhore, në portet e në pikat tokësore të kufirit italian.

Një masë e tillë sigurie në kuadër të Samitit të G7 është adoptuar dhe nga Bashkimi Europian duke ndaluar për këtë periudhë kohore, qarkullimin e lirë të njerëzve në hapësirën Shengen e përbërë aktualisht nga 26 vende europiane, 22 prej të cilëve anëtare të BE.

Samiti i G7 do të nis më 11-13 maj në Bari me mbledhjen e ministrave të Financës e governatorëve të Bankave Qëndrore të 7 vendeve; Italisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Mbretërisë së Madhe, SHBA e Kanadasë, e do të vazhdoj më 26-27 maj në Taormina me pjesëmarrjen e liderëve të 7 vendeve anëtare
auto_e11494570533.jpg
http://www.botasot.info
 
Ok kjo behet ne kuader sigurie, ska lidhje vetem me ne....
 
E shyqyrë, boll mo, se na mbytëëën.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back