Italia dëbon 22-vjeçaren egjiptiane: Kontakte me ISIS-in për një atentat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Italia dëbon 22-vjeçaren egjiptiane: Kontakte me ISIS-in për një atentat

fatma.jpg


Një 22-vjeçare egjiptiane në Milano është dëbuar nga Italia me akuzën e terrorizimit. Fatma Ashraf Shawky Fahmy, e cila kishte një leje të rregullt qëndrimi, nuk kishte precedentë penalë dhe ishte e papunë.

Sipas autoriteteve policore italiane, ajo ishte në kontakt me një anëtar të ISIS-it, të cilit në fillim i kërkoi ta ndihmonte që të mbërrinte në Siri për të luftuar dhe pavarësisht nga vështirësitë e planit të saj, ishte shprehur e gatshme për një atentat vetëvrasës në Itali, pa marrë përgjigje nga bashkëpunëtori i saj.

Vajza jetonte në lagjen Gratosoglio, në periferinë jug-perëndimore të Milanos, së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit e vegjël.

Ka qenë e dukshme për hetuesit rruga e saj drejt radikalizmit: në vitin 2013 kishte nisur të ndryshonte veshjen dhe sjelljen, ndërsa gjatë periudhës së aktivitetit investigativ, gruaja mbante veshur shami dhe doreza të zeza.


(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top