Itali, vritet një shqiptar në Ravena

My Self

Born To Be Happy
policia-itali-vrasje.jpg

Një i ri shqiptar është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në provincën e Ravenës, në Itali.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave trupi i 25-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik, u gjet në mes të rrugës.

Sipas burimeve, i riu është qëlluar me plumb në kokë nga një grup personash të armatosur dhe të maskuar.

25-vjeçari, i martuar dhe me bashkëshorten e tij që priste një fëmijë, shiste fruta dhe perime. Mësohet se mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.

B: Top Channel
 
Pe: Itali, vritet një shqiptar në Ravena

Ncncncn,ngushellime familjes...Gjynah per familjen,gruan dhe beben qe do rritet pa baba...
 
Back
Top