LECCE-Një i ri shqiptar është vrarë me pistoletë sot në Lecce të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se shtetasi, Qamil Hyraj, 23 vjec u vra me një plumb pistolete në Porto Cesareo, në Torre Lapillo, pranë bregdetit të Jonit. I riu shqiptar punonte në një prej fermave të zonës.

Trupi u gjet rreth orës 14:00 nga pronari i fermës që po i conte për të ngrënë djaloshit, i cili prej shumë kohës i ruante kullotat dhe kopenë e bagëtive.
Edhe pse ndihma e shpejtë mbërriti në kohë rekord, ishte tepër vonë për të riun shqiptar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja është kryer me një qitje përballe me pistoletë. Mediat italiane hedhin dyshime se vrasja është e stilit mafioz.
Kjo, sepse sipas tyre, plumbi i është shënuar nga një distancë e afërt direkt e në ballë të riut shqiptar
Hyraj njihej në zonë si një djalosh i qetë dhe i qeshur. Banorë të zonës thonë se ai e bënte shpesh rrugën Itali-Shqipëri, por asnjëherë nuk ka pasur precedentë penalë.
Mënyra e vrasjes duket si për larje hesapesh. Pasi është qëlluar me pistoletë në ballë, i riu është thyer në gjunjë dhe ka rënë me fytyrë përballë me tokën. “Vrasësi ndoshta e ka detyruar ta gjunjëzojë djaloshin”, shkruajnë mediat italiane që i kanë kushtuar hapësirë të madhe vrasjes së të riut shqiptar.
/BalkanWeb