Itali-Spanjë, tjetër ulje e normës së kreditimit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s. Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit.

Fitch përmendi “intensifikimin e krizës së borxhit në eurozonë, si shkakun e dobësimit të Italisë”. Kompania e vlerësimit foli për rreziqe të vogla, por jo të papërfillshme dhe përkeqësimi i krizës së borxhit në eurozonë dhe paqendrueshmëria në vlerësimin e obligacioneve do të shkatërrojë besimin në sistemin bankar”.

Sa i takon Spanjës, “Fitch” përmend thellimin e krizës së borxhit dhe ngre pikëpyetje për aftësinë e vendit për të ulur nivelet e tij apo sa i takon Deficiti i lartë buxhetor dhe shërimi i brishtë i ekonomisë e bën Spanjën të brishtë përballë goditjeve të jashtme. Fitch parashikon që rritja ekopnomike do të jetë e ulët deri në 2015 dhe papunësia do të mbetet e lartë.

Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë masa për shpëtimin e ekonomive të tyre me qëllimin për të ulur nivelet e borxhit dhe për të kthyer besimin te financat e tyre. Qeveria italiane ka deklaruar se do ta balancojë buxhetin në 2013.

Politikbërësit botërorë po diskutojnë mënyra për të zgjidhur krizën e borxhit, njëherë e mirë për të gjithë. Në korrik u ra dakort për të zgjeruar Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, plan tashmë i ratifikuar nga shumica e parlamenteve. Megjithatë këto masa shihen tani si të papërshtatshme. Masa të tjera duhet të diskutohen dhe këto pritet të mësohen pas takimit të G20 në fillim të nentorit.

Italia: E prisnim zhvlerësimin

Qeveria italiane e cilësoi të pritshëm zhvlerësimin e aftësisë së kreditimit për Italinë.

Por ndyrshe nga agjencitë e tjera të vlerësimit, thotë Roma, “Fitch”, vlerëson përpjekjet e qeverisë për uljen e deificitit dhe e cilëson si të arritshëm objektivin për balancimin e pushtetit brenda 2013-s.

Zhvlerësimi i “Fitch” nga AA- në A+ u komentua nga klasa politike italiane. Eksponentë të Ligës së Veriut e kritikuan ashpër agjencinë dhe vendimin e saj.

top-channel.tv
 
Back
Top