Itali, shqiptari zgjedh të protestojë mbi vinç

Një shqiptar me banim në qytetin italian të Milanos ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve për kushtet e tij këqija ekonomike dhe familjare.

Personi në fjalë ka hipur në një vinç rreth 40 metra të lartë duke u thënë punëtorëve dhe policëve se do të zbriste nga aty pas 24 orësh.

Ngjarja e pazakontë ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:30 në lagjen “Meda” të Milanos. Emigranti shqiptar vendosi të zbriste nga vinçi mëngjesin e së dielës.

Policia nuk e bën publik emrin e tij, por bën të ditur se shkak i ketij gjesti kanë qenë kushtet ekonomike. /start/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top