Itali, kapet në bunker bosi i fundit i mafias napolitane

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
bosi_mafias.jpg


Kreu famëkeq i mafias së Napolit, Michele Zagaria, i cili ka qenë në arrati për 16 vjet është arrestuar nga policia Italiane.
Autoritetet policore bënë me dije se ata kishin gjetur atë pas gërmime arkeologjike në një bunker të fshehtë në qytetin e tij të Casapesenna në afërsi të Napolit.
Personazhi i përshkruar si kreu i klanit të fuqishëm Casalesi, ai u dënua me burg te përjetshëm në mungesë. Klani Casalesi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe korrupsionit në industrinë e ndërtimit.
i dyshuari Zagaria fshihej në një bunker brenda një shtëpie. Forcave policore i është dashur të gërmojnë për të arritur bunkerin.
Michele Zagaria, 53 vjec ishte kreu i fundit i mafias . Një vit më parë në nëntor të vitit 2010, u arrestua Antonio Iovine, i fshehur në Casal di Principe. Para tij, më 14 janar të vitit 2009, karabinieret arrestuan Peppe Setola.
lajmifundit
 
Pe: Itali, kapet në bunker bosi i fundit i mafias napolitane

Jo i fundit thuhet me i madhi (ose medemek :D)
Gjithsesi edhe kane harruar te thone se si ironizonte edhe thosh: Pravo Pravo fitoi shteti :p
 
Back
Top