Itali, autobusi bie nga 25 metra lartësi, të paktën 30 persona humbën jetën

cent

...Lontano
ITALI - Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra nga rreth 30 metra lartësi. Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 20:30 të ditës së diel në Avelino, në autostradën Napoli-Bari.
71090.jpg

Mediat italiane raportojnë se në autobus udhëtonin 49 persona dhe mes tyre gjendeshin shumë fëmijë. Shumë zjarrfikës e shumë ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë personave të aksidentuar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa një dëshmitar u shpreh se autobusi pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë në të cilët automjetet para tij kishin ngadalësuar. Më pas autobusi u përplas me disa nga automjete para sa të godiste parmakët e rrugës të cilët nuk arritën ta mbanin, duke rënë nga një lartësi rreth 25 metra, mbi një shkëmb.

Grupet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e autobusit edhe personat e mbijetuar, nga të cilët 11 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
/BalkanWeb
 
Titulli: Itali, autobusi bie nga 25 metra lartësi, të paktën 30 persona humbën jetën

Gjynah, aman se vetem kronika te zeza po lexojme e degjojme , na mungojne lajmet e bukura ....
 
Titulli: Itali, autobusi bie nga 25 metra lartësi, të paktën 30 persona humbën jetën

Sipas mediave italiane, autobusit i ka shpërthyer një gomë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën. Autobusi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe vetëm 11 persona kanë mbijetuar, por kanë marrë plagë të rënda dhe bilanci mund të rëndohet.

Sipas mediave italiane, autobusit i ka shpërthyer një gomë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën. Autobusi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe vetëm 11 persona kanë mbijetuar, por kanë marrë plagë të rënda dhe bilanci mund të rëndohet.Sipas mediave italiane, autobusit i ka shpërthyer një gomë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën.
Autobusi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe vetëm 11 persona kanë mbijetuar, por kanë marrë plagë të rënda dhe bilanci mund të rëndohet.
“Mbesa më tregoi se shpërtheu goma e majtë. Shoferi u mundua të mbante kontrollin, por nuk ia arriti dhe autobusi ra në humnerë”, thotë Vincenzo Rusciano, xhaxhai i një vajze të mbijetuar.

Autobusi po kthehej nga një ekskursion 3-ditor dhe në bord ka pasur 49 persona, duke përfshirë fëmijë.



/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top