Islami

Islami eshte feja e fundit dhe me e persosura te cilen Allahu xh.sh. nepermjet perjgamberit tone, Muhammedit a.s., ia ka derguar tere njerezise.
Per njerezine, e vetmja rruge e shpetimit eshte feja islame e cila eshte e vetmja fe e pranuar nga Allahu xh.sh.
Ky realitet ne Kur'anin fisnik nga vete Allahu xh.sh. eshte shpjeguar keshtu:
"Feja e pranueshme tek Allahu eshte islami..."
"E kush kerkon fe tjeter, perveç fese islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ani ne boten tjeter eshte nga te deshperuarit:.
Islam do te thote te pranosh te gjitha gjerat te cilat i ka sjelle Muhammedi a.s. nga Allahu xh.sh. dhe i ka predikuar, te deshmosh se keto i ke pranuar duke nderuar Allahun dhe te derguarin e tij.
Shkurt thene, islam do te thote: te vesh ne jete ate qe beson.

Shartet e Islamit
Pas imanit, detyra jone me e rendesishme eshte t'i mesojme "shartet e islamit" dhe keto sharte, te cilat rrjedhin si nevoje e imanit, t'i realizojme ne praktike.
Shartet e islamit jane pese:

1.Shqiptimi i kelimei shehadetit:
Pra te thuhet fjala e deshmise e cila eshte: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu".
Kuptimi: Besoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjeter, perveç Allahut, dhe besoj e deklaroj se Muhammedi a.s. eshte rob i Zotit dhe i derguar i tij.

2.Falja e namazit:
Falja e pese koheve te namazit ne dite.

3.Agjerimi:
Per çdo vjet agjerimi i muajit te Ramazanit.

4.Dhenia e zekatit:
Per çdo vjet nga muslimanet e pasur dhenia e zekatit te varferve.

5.Shkuarja ne haxh.
Shkuarja e muslimaneve te pasur nje here ne jete ne haxh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top