Islami në Shqipëri

MasteR

I'm offline
durres-150x150.jpg

Islami fillesat e veta në tokat shqiptare i shënon nëpërmjet marrëdhënieve tregtare me Siçilinë myslimane, pjesë e kalifatit të Puljes, Andaluzinë (Spanja myslimane), etj., vende të cilat kishin shkëmbime me brigjet e Adriatikut që në shekullin e VIII–të. Kështu sipas studiuesve të ndryshëm, islamizimi i shqiptarëve ka filluar para sundimit të plotë të tokave shqiptare nga Perandoria Osmane. Për këtë shembulli më i madh është xhamia e kuqe në Kalanë e Beratit, e ndërtuar para sundimit osman.
Me ardhjen e Osmanëve në Shqipëri u krijuan mundësi dhe kushte më te mira për përhapjen dhe lulëzimin e fesë Islame në këto troje. Por konvertimi masiv i shqiptarëve në myslimanë gjatë sundimit osman është bërë pas dy shekujsh të këtij sundimi, kryesisht gjatë shekullit XVII dhe ka vazhduar, me ritme më të ngadalësuara, edhe në shekujt e mëvonshëm, deri në fund të shekullit XIX. Arsyet e konvertimit ishin sociale, ekonomike, bindje shpirtërore dhe interesa ekonomike.
Në shekullin XVII-XVIII kultura islame u bë pjesë e rëndësishme e jetës shpirtërore dhe materiale e popullit tonë, filluan të ndërtohen qytete që shquhen për origjinalitetin dhe bukurinë e tyre si Shkodra, Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra, Prizreni, Peja, Gjakova, Ohri, Janina, etj. Ata u zbukuruan me ndërtesa monumentale, me xhami të bukura, me teqe, medrese, ura, etj.
Kleri mysliman në Shqipëri, si një vend multifetar me shumicë myslimane, që ndodhej nën pushtetin osman, ishte një faktor esencial për popullin në pozicionimin e tij pro pavarësisë.
Në pararojë të kësaj lëvizjeje u vu Haxhi Zeka që ishte imam xhamie në Pejë. Ai krijoi shoqërinë “Besa”, që synonte bashkimin e 4 vilajeteve.
Hafiz Maliq Tanusha, ishte gjithashtu ndër të parët që dha kontributin e vet për çështjen e idealit kombëtar[1]. Një tjetër atdhetar mysliman, Haxhi Vildani, u vu në krye të lëvizjes për gjuhën shqipe, madje u shpreh për përdorimin e alfabetit latin, për çka sipas tij nuk kishte asnjë pengesë nga pikëpamja fetare, por lehtësonte mësimin e gjuhës[2].
Lëvizja kombëtare Shqiptare e viteve të mëvonshme pati me qindra e mijëra aktorë në krye të së cilës jo rrallë ishin klerikë myslimanë si: Hafiz Hysen Zemblaku, Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Hysni Dalliu, Hafiz Sherif Langu, Gani Frashëri, Hafiz Hasan Mezja, Ferid Vokopola, Alush Frashëri, Sheh Ahmet Pazari, etj, që kontribuan për shkollën shqipe dhe për shtetin shqiptar.
Kleriku rilindas, Hafiz Ali Korça thotë:
Zot, të na rrojë Atdheu, Kombësija,
Aqë sa të na rrojë edhe gjithësia. [3]
Lidhja e Prizrenit apo Kuvendi i Lidhjes është mbajtur gjithashtu në xhaminë e Flamurit (Bajrakli). Kjo xhami ndodhet në kompleksin e medresesë Gazi Mehmet Pasha, tashmë i njohur si kompleksi i Lidhjes së Prizrenit.
Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 si një akt politiko-historik për shqiptarët, do ta përshëndeste në cilësinë e kryetarit të senatit të parë shqiptar dhe të kryemyftiut të vendit, H. Vehbi Dibra (Agolli)[4], firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, i cili, sipas Sheriatit, dha fetvanë*[5] e njohur për Shpalljen e Pavarësisë dhe për Flamurin. Ai e quajti aktin “Një dhuratë të Perëndisë”.[6] Me këtë fetva, ai legjitimoi fetarisht pavarësinë dhe i mbylli rrugën deformimeve e ligësive antikombëtare.
Se sa rëndësi pati qëndrimi i klerit në lëvizjen për pavarësi dhe ç’respekt gëzonte ai, e tregon fakti se Ismail Qemali, kur u largua nga Shqipëria më 30 mars 1913, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve nëpër kancelaritë evropiane, la zëvendës të tij H. Vehbi Dibrën.[7]
I zgjedhur në krye të Pleqësisë (senatit të parë shqiptar) më 1912, me propozim të Luigj Gurakuqit, H. Vehbi Dibra u ngarkua nga kuvendi me detyrën e Kryemyftiut të Shqipërisë për organizimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në maj 1913.
Nga ana tjetër, klerikët myslimanë u aktivizuan fuqishëm në jetën administrative të vendit në të gjitha nivelet. Në historinë e kryeqytetit, Zyber Hallulli njihet jo vetëm si myfti por dhe si kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës i emëruar nga pleqësia në vitin 1912[8].
Në tetor 1916, si strukturë organizative islame, formohet në Shkodër (Këshilli)-Gjyqi i Naltë i Sheriatit, i drejtuar nga Kryemyftiu H. Vehbi Dibra dhe dy anëtarë. Parashkresa organizative e tij përbëhej prej 43 nenesh, të cilat kishin funksionin e statutit, i cili u formësua plotësisht në Kongresin e vitit 1923. Sipas saj, në krye të Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe të Sherisë, ishte Myftiu i Përgjithshëm, i cili merrej me çështjet islame, arsimit, kulturës, bamirësisë, vakëfet….etj. Nën varësinë e tij ishin hoxhallarët, gjyqtarët e nëpunësit e sherisë.[9] Si pjesë e konsolidimit të identitetit kombëtar, është për t’u theksuar fakti se organizimi i kësaj strukture, mbështetej në elementin shqiptar dhe vendimet gjyqësore përmblidheshin në gjuhën shqipe.
Shenjat e para të kryengritjes së Vlorës u dhanë më 20 nëntor 1919, kur pas faljes së të premtes në xhaminë e pazarit gjatë së cilës imami predikoi për vlerën e flamurit dhe pavarësinë e vendit, populli marshoi drejt bashkisë me flamur në dorë si shenjë proteste ndaj pushtuesit italian. Pas përdhosjes së flamurit nga karabinierët, zemërimi i popullit kish arritur kulmin dhe kryengritja në Vlorë ishte çështje kohe dhe rasti, shprehet Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij.[10]
Kleri mysliman nxiti vetëdijen kombëtare në mbrojtje të trojeve etnike edhe jashtë mjediseve të kultit. Në një miting madhështor organizuar në sheshin e Tiranës, në vitin 1919, kryemyftiu i vendit Haxhi Vehbi Dibra i drejtohet popullit me këto fjalë:
“Jemi mbledhë këtu, që Kosova e اamëria t’i ngjitet Shqipërisë plotësisht indipendente,… jemi të gjithë bij të një gjaku e të një trualli”[11]
Më 1921, për arsye të pushtimit të Stambollit, ku ishte edhe kalifati dhe si rrjedhojë e humbjes së lidhjeve në varësi institucionale, “Aleanca Kombëtare Myslimane Shqiptare”, shpalli shkëputjen prej Shejhul Islamit të Perandorisë Osmane. [12] Zyrtarisht e kreu këtë shkëputje me rastin e kongresit të parë të myslimanëve më 1923.
Kongresi i parë mysliman, mbajti mbledhjen e tij të parë në Tiranë, më 24 shkurt 1923 në ndërtesën e shoqërisë “Djelmënia Dibrane” në rrugën e Dibrës, ku morën pjesë 36 delegatë, të cilët vinin nga të gjitha viset shqiptare, shtatë nga të cilët ishin deputetë: Ibrahim Xhindi-Vlorë, Mehmet Pelingu-Krumë, Sali Vuçiterni-Zerqan, Halim Gostivari-Kolonjë, Qamil Bala-Kosovë, Banush Hamidi-Pogradec, Halit Rroji-Shkodër[13], kurse H. Vehbi Dibra përfaqësonte Dibrën e Madhe. Për këtë arsye logjikisht mund të thuhet se kongresi kishte përfaqësi mbarëkombëtare. Përfaqësues i qeverisë në këtë kongres ishte Qerim اelo.
Kongresi i përfundoi punimet më 12 mars 1923. Kryemyftiu i Shqipërisë i emëruar nga qeveria e Vlorës dhe i zgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman më 1923, H. Vehbi Dibra, u drejtohet delegatëve të kongresit të parë mysliman me këto fjalë:
“… Popullsia e shtetit tonë përbahet prej tre elementësh, d.m.th, mysliman, katolik dhe ortodoks, po në pikpamje të kombësisë në mes kemi një vllazni të plotë e të patundëshme….. اashtja e fesë ashtë nji çashtje e posaçme e sejcili asht i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet. Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë… të kapemi dorë për dore e të ndjekim një rrugë të përbashkët. T’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje janë vëllezër, bijë të së dashurës sonë Shqipëri”.[14]
Forumi më i lartë vendimmarrës i Komunitetit Mysliman ishte Këshilli i Naltë i Sheriatit, anëtarët e parë të zgjedhur të të cilit ishin: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Vesel Naili, Haxhi Adem Vata, Sheh Ibrahim Karbunara, Qamil Bala, Reshat Kokalari dhe Salih Vuçiterni si drejtor i përgjithshëm i vakëfeve.[15]
H. Vehbi Dibra, u dekretua gjithashtu nga kryetari i Republikës (Këshilli i Regjencës) si Kryemyfti i Shqipërisë. Organizimi i bashkësisë islame mbi baza kombëtare, në fakt ishte një proces i nisur që me qeverinë e Vlorës, e cila caktoi H. Vehbi Dibrën kryemyfti dhe Vesejl Nailin si kryekadi të Shqipërisë”.[16] Turqia, e cila ishte qendra e Khalifatit, nuk bëri asnjë protestë dhe asnjë ndërhyrje kundër mëvehtësisë së KMSH-së.[17]
Ky kongres gjithashtu hyri në histori për vendimet e rëndësishme teologjike islame me kahje kombëtare.
Myslimanët e vazhduan të vendosur rrugën drejt reformimit edhe në Kongresin e tretë të tyre, të mbajtur më 6 korrik të vitit 1929, në Tiranë. Kongresi u hap me fjalën e H. Vehbi Dibrës[18]. Agjah Libohova , i dërguari i qeverisë dhe Ferid Vokopola shpjeguan më pas reformat që duhej të kryheshin dhe rëndësinë e tyre.
Podiumi i kulturës islame ishte revista periodike “Zani i Naltë”, e cila qe rrjedhojë e organizimit mysliman në kongresin e parë në mars 1923, ku u la si detyrë nxjerrja e një reviste si organ zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ajo filloi botimin në tetor të vitit 1923 dhe vazhdoi deri në vitin 1939. Kurse gjatë luftës së dytë botërore, Komuniteti Mysliman ka pasur si organ zyrtar revistën “Kultura Islame” (1939-1946). E parë në kuadrin e përmbajtjes, “Kultura Islame” ishte vazhdim i revistës “Zani i Naltë”, por me një vizion më të gjerë se e para.
Revista “Zani i naltë” propozonte në faqet saj shkollimin me edukatë fetare dhe kombëtare të nxënësve nga i gjithë vendi. Duke dërguar në medrese një djalë për çdo 50 familje, shkollohej një pjesë e mirë e popullit. Pas përfundimit të shkollimit ata caktoheshin imamë në fshatin e tyre kundrejt një page që gjysma paguhej nga shteti dhe gjysma tjetër nga banorët e fshatit[19].
Një nga vendimet e rëndësishme të Kryesisë së KMSH-së ishte arsimi. Kështu më 1924 u krijua institucioni i parë i kulturës kombëtare islame, Medreseja e Naltë në Tiranë me në krye Sali Gashin, ish Drejtor i Gjimnazit të Jeruzalemit, i cili i dha medresesë vlerat më të larta të një shkolle të kohës. Ajo nxori një varg kuadrosh që luajtën rol të rëndësishëm në kulturën dhe jetën shoqërore të vendit tonë.
Idetë komuniste, si në të gjithë Botën, po përhapeshin dhe në Shqipëri me shpejtësi në formë imitative. ثshtë i qartë shkaku pse ideologjia komuniste ishte në armiqësi me fetë. Fetarët shqiptarë e konsideronin komunizmin si shkatërrim për kombet, fetë, qytetërimet dhe moralin njerëzor.[20] Hafiz Ali Korça, në vitin 1925, shkroi librin “Bolshevizma a ç’katërrimi i njerëzimit”. Me këtë libër modest ai është i pari person me të parin libër që denoncon publikisht komunizmin në vendin tonë, madje duke i shpallur luftë dhe në emër të fesë:
“Bolshevizma s’pajtohet kurrë
Me dinin e Muhamedit
اelët do ta kenë luftën
Gjer ditën e Kijametit”.
Në atë kohë kleri mysliman, i vetëdijshëm për rrezikun e komunizmit, qëmton në një koordinim ndërfetar antikomunist: “ … Të gjithë elementët shqiptaro-fetar, si vëllezër të një gjaku e si besues të një Zoti të Amshueshëm, duhet me u bashkue e me u organizue në nji front të përbashkët për ta luftuar ateizmin, që do me shkatërrue “Fe e Atdhe”. Kjo është lufta e shenjtë që duhet të bëjnë të gjitha fetë në Shqipëri”.[21]
Pasi erdhën në pushtet, komunistët e ashpërsuan armiqësinë e tyre ndaj fesë, deri sa, në vitin 1967, nxorën vendimin për ndalimin e fesë, kur filloi dhe reprezalja finale kundër fesë. Numri i xhamive që u prishën ishte 1667. Këto sinjale ata i dhanë që para se të merrnin pushtetin në 1944. Disa javë para se të ndodhte kjo, një grup terrorist partizano-komunist kreu në Tiranë atë që në librat e historisë quhet masakra e Tiranës ku u ekzekutuan afro 100 intelektualë e patriotë me emër. I pari që u ekzekutua ishte Selim Brahja i njohur ndryshe si hoxha i Saukut.
Institucionet arsimore islame
Ndër institucionet kryesore arsimore, që u ngritën në periudhën Osmane në Shqipëri, ishin shkolla, që ishin në shërbim të komuniteteve fetare. Për myslimanët ishin medresetë, me mësim në gjuhën osmane dhe arabe.
Që në fillim të shekullit të XVI-të më të ardhurat që mblidheshin nga pasuritë e vakëfuara të njerëzve të ndryshëm, u hapen në disa qendra të Shqipërisë, kryesisht pranë xhamive, shkolla fillore ose mejtepe. Këto ishin shkolla kur’anore dhe mësuesit u mësonin nxënësve kryesisht mësimin e Kur’anit.
Në Shqipëri në shekullin e XVIII-të u ngrit një rrjet i gjerë institucionesh arsimore e kulturore islame – mejtepet e medresetë, ku jepej si lëndë feja, letërsia orientale në gjuhën osmane e arabe, por edhe lëndë të kulturës së përgjithshme.
Në vitet e qeverisjes së Mbretit Zog në medrese jepeshin gjuhët e huaja, arabisht, turqisht, persisht dhe me pas deri në vitin 1945 jepeshin edhe anglishtja, italishtja, dhe pas vitit 1945 deri ne vitin 1964 kur u mbyll medreseja, si gjuhë e huaj jepej arabishtja dhe pastaj rusishtja (në këtë kohë gjuhët e tjera u hoqën).
Gjatë viteve 30-të të shek. XX në Shqipëri ka patur 12 medrese të shtrira në qytetet kryesore të Shqipërisë me gjithsej 324 nxënës.[22]

Drejtuesit e KMSH-së ndër vite
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që nga themelimi i tij është drejtuar e kryesuar nga këta personalitete të fesë islame:

1) Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)-Kryetari i parë i Parlamentit (Pleqënisë) më 1912, si dhe kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (1923-1929).
2) Behexhet Shapati (kreu i KMSH-së në vitet 1929-1942).
3) Hafiz Sherif Lëngu (kreu i KMSH-së në vitet 1942-1945).
4) Hafiz Musa H. Ali Basha (kreu i KMSH-së në vitet 1945-1954).
5) Hafiz Sulejman Myrta (kreu i KMSH-së në vitet 1954-1966).
6) Esat Myftija (kreu i KMSH-së në vitet 1966-1967).
7) Haxhi Hafiz Sabri Koçi (kreu i parë i KMSH-së pas komunizmit, 1990-2003).
8 ) Nga Marsi 2004 e në vazhdim kreu i KMSH-së është Haxhi Selim Muça.gazetajone
 
Titulli: Islami në Shqipëri

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Artikull i bukur, flm !
 
Pe: Islami në Shqipëri

Mire eshte si artikull dhe histori mire, por te ngre nervat kur mendon qe na bene muslyman me pahir pffff :(
 
Pe: Islami në Shqipëri

LOL LOL Me te madhe qesha une e lumtur qe e kthyen popullin tone ne muslimane me pahir? Hmmm po tallesh apo si tani?
Te jem e lumtur qe perdhunonin grate shqipatare? etj etj
HMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM
 
Titulli: Pe: Islami në Shqipëri

Ke lexuar ti ndonjehere histori tjeter rreth perhapjes se Islamit ne Ballkan, perfshire ketu edhe ne Shqiperi, perpos historise shqiptare ? Jam kurreshtar te di =)
 
Jo gjdo gje qka kan thon priftat e vatikanit eshte e vertete .
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Peradoria Osmane bashk me Islamin ne Shqiperi,,Kan qen dhe jan Fatkeqsia me e madhe Kombit mor Djema,,

Sikur te mos Kishin Ardhur keto ne Shqiperi,,Shqiptaria Sot do ishte nje Paris ne vete,,

por erdhen ata dhe na lan 500 vjet mbrapa te tjerve!!

Ajo ishte Thjesht nje Perandori,,Pushtuese,,dhe sot ne Minaret e Xhamiave kur thirret ezani,,Therret ne Shej triumfi Pushtuesi,,gjoja deri ketu jam perhapur!dhe gjoja ketu,,ky popull,,ju ka nenshtruar ksaj kulture dhe themeluesit te Saj,,

kjo esht vetem Turp,,asgje me shum se kaq!

Popujt e Lir dhe Demokratik te botes,,popullin ton e shohin si te prapambetur,,dhe me te drejt!
ne vend se te ishim shembull i liris dhe demokracis,,shumbull i zgjuarsis moralit dhe beses,,

nje pjes e mir mburren me injorancen e tyre,,dhe behen shembull qe edhe ne te tjeret te futemi ne nje thes me ta,,dhe te quhemi popull injorant!!

kjo esht Fatkeqsia jon me e Madhe Kombtare!!

te besosh ne Porofetin e fundit,,esht e njejt si te besosh qe jeta nuk vazhdon,,te permirsoj standartin e demokracis liris dhe Moralit,,

ju thoni po ku e ka ditur ai,,kte dhe kte qe me von u vertetua nga shkenca??

por esht nje soj si te thuash ku e ka ditur Naustradamus kte apo ate?
apo ku e ka ditur Leonardo Davinci kte apo ate??

Nuk ka profet te fundit!! profet te Fundit ka vetem diten e Fundit!

kur jeta esht ne proces vazhdimi,,ajo smund te ndalet tek epoka e gurit psh,,

esht njelloj sikur te mohosh egzsitencen e Kallashit,,dhe kur do te vrasesh nje grua,,ta vrasesh me Gur,,

mir esht qe te mos vritej fare por fjala bjen!

gjithsesi per mua Ju,,,do te mbeteni Fatkeqsia me e Mdhe e Kombit Shqiptar!!

qe esht shum e veshtir te sherohet edhe per nja 50 vjet te pakten!

ju festoni Sot ne Trojet Shqiptare dhe Ne Kontinentin Europjan,,ardhjen e Sulltaneve,,

e gjith Bota shikon e cuditur dhe nuk na kupton!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Islami në Shqipëri

e ke komplet gabim

po esht Normale se juve kjo do ju duket Gabim,,sepse un pikrisht per ju po flisja!!

Por un e di Shum Mir se Kombi Shqiptar,,esht Nje Gen qe ka ardhur ne jet i Kompletuar me te Gjitha ato qe i duhen,,per te shkuar i paster deri ne diten e Fundit!

Te tjerat jan te Rrasura me te futur,,,dhe me Dhun,,Fizike dhe Psikologjike!

edhe un dikur kisha frik nga Allahu,,,sepse feja me kishte mesuar ti frigohesha,,edhe pse nuk beja mekate,,me kishte mesuar ti bindesha edhe kur skishte te drej!!

por Sot,,me Frigohet ai mua!
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Peradoria Osmane bashk me Islamin ne Shqiperi,,Kan qen dhe jan Fatkeqsia me e madhe Kombit mor Djema,,

Sikur te mos Kishin Ardhur keto ne Shqiperi,,Shqiptaria Sot do ishte nje Paris ne vete,,

por erdhen ata dhe na lan 500 vjet mbrapa te tjerve!!

Ajo ishte Thjesht nje Perandori,,Pushtuese,,dhe sot ne Minaret e Xhamiave kur thirret ezani,,Therret ne Shej triumfi Pushtuesi,,gjoja deri ketu jam perhapur!dhe gjoja ketu,,ky popull,,ju ka nenshtruar ksaj kulture dhe themeluesit te Saj,,

kjo esht vetem Turp,,asgje me shum se kaq!

Popujt e Lir dhe Demokratik te botes,,popullin ton e shohin si te prapambetur,,dhe me te drejt!
ne vend se te ishim shembull i liris dhe demokracis,,shumbull i zgjuarsis moralit dhe beses,,

nje pjes e mir mburren me injorancen e tyre,,dhe behen shembull qe edhe ne te tjeret te futemi ne nje thes me ta,,dhe te quhemi popull injorant!!

kjo esht Fatkeqsia jon me e Madhe Kombtare!!

te besosh ne Porofetin e fundit,,esht e njejt si te besosh qe jeta nuk vazhdon,,te permirsoj standartin e demokracis liris dhe Moralit,,

ju thoni po ku e ka ditur ai,,kte dhe kte qe me von u vertetua nga shkenca??

por esht nje soj si te thuash ku e ka ditur Naustradamus kte apo ate?
apo ku e ka ditur Leonardo Davinci kte apo ate??

Nuk ka profet te fundit!! profet te Fundit ka vetem diten e Fundit!

kur jeta esht ne proces vazhdimi,,ajo smund te ndalet tek epoka e gurit psh,,

esht njelloj sikur te mohosh egzsitencen e Kallashit,,dhe kur do te vrasesh nje grua,,ta vrasesh me Gur,,

mir esht qe te mos vritej fare por fjala bjen!

gjithsesi per mua Ju,,,do te mbeteni Fatkeqsia me e Mdhe e Kombit Shqiptar!!

qe esht shum e veshtir te sherohet edhe per nja 50 vjet te pakten!

ju festoni Sot ne Trojet Shqiptare dhe Ne Kontinentin Europjan,,ardhjen e Sulltaneve,,

e gjith Bota shikon e cuditur dhe nuk na kupton!
Po te mos ishte ISLAMI shqiptaret do ishin te shumt ne numer por jo Shqiptar. Faik Konica
 
Pe: Titulli: Islami në Shqipëri

Jo gjdo gje qka kan thon priftat e vatikanit eshte e vertete .
Meso mire se cdo te thote histori dhe pastaj fol historine e nje vendi nuk e shkruajne as priftat dhe as hoxhat .
Ke lexuar ti ndonjehere histori tjeter rreth perhapjes se Islamit ne Ballkan, perfshire ketu edhe ne Shqiperi, perpos historise shqiptare ? Jam kurreshtar te di =)
Cilen histori te lexojme ate Turke ?
Nuk eshte nevoja te lexohet shume disa gjera jane te qarta fare , Apo harruat ju qe kerceni perpjete per Palestinen ? e njejta gje ka ndodhur edhe me Turkun .
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Po te mos ishte ISLAMI shqiptaret do ishin te shumt ne numer por jo Shqiptar. Faik Konica

ku ka shprehje me kunderthenese se kjo qe thua mor zotni??

Ku e bazon ai Zotnia kte qe thot?

PSE Spo thua,,Po te mos ishte Islami ,Shqiptaret do te ishin te bashkuar si Shqiptar,,me vizjon te qart dhe te kristalizuar,,

dhe jo mentalitet ne kllapa,,qe sillet si delet e torishtes,,ngelur te rrethuara ne territorin e Dhis,,

e Nana Dhia e Meshirshme,,e Dashur dhe e Zhgjuar..nuk krijon orteg,,per te vetmen arsye,,

sepse e din qe ato delet,,,ne te vertet jan futur ne torisht,,thjesht sepse jan te veshura me gezofin e deles,,
por posht gezofit,,ne te vertet jan kecat dhis,,

:puthje:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Islami në Shqipëri

Me falni un se lexova komplet shkrimin ..Po doja te beja nje pyetje se sa e rrespektojne kete fe ne kete forum sa e praktikojne kete fe ne kete forum ..Nese bera pyetje eshte se dua te dal ne ate qe shkruhet kur dikush diskuton shan apo ofendon ..me jep dikush nje pergjigje ..Rrespekte per kete Fe
 
Pe: Islami në Shqipëri

E vertet qe mundem te hap nje sondazh po kam veshtersi ne kete forum se mezi po e mesoj ..Po un thjeshte meqe pashe kete diskutim edhe meqe kam rrespekt per te gjitha fete ..mundohem te kuptoj sesi njerezit flasin kaq bukur per Kete fe saqe sa ti kthejne shpinen e ofendojne si ka mundesi cila eshte e drejte te besosh ne fene apo ne njeriun qe ska te drejte te gjudikoj nje fe apo nje religjon..Un nuk di shum per religjonet po i rrespektoj sido te jete ..nuk shaj nuk ofendoj kur un them qe besoj ne Izlam apo nje tjeter fe ..Nese gaboj me falni ..
 
Ku e shikon ofendimin ti ... tek nje e vertete => e cila eshte : Turqia te dha fene muslimane me pahir?!!!
 
Pe: Islami në Shqipëri

Un flas ne realitet per ate qe po ndodh qe po shikoj me sy, ne islam po te lexosh kupton se ku eshte ofendimi Love me thuaj ti sa here e ke lexuar kuranin e nderuar se here ke mbajtur bajram ti ..
 
Pe: Islami në Shqipëri

Islamin nuk e solla une por e gjeta ketu mes jush !!!

Keshtu do nise per nje dhjetvjecar thenja e famshme e Gjergj Kastriotit neper librat shkollore
 
Pe: Islami në Shqipëri

Lediana po flitet per historine e islamit ne Shqiperi e dashur jo per Kuranet :)
Permbahu pak se asnje nuk po ofendon .... Lexo nga e ke prejardhjen e fese tende ne Shqiperi, para se te lexosh Kuranin :)
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Un nuk kuptoj se qa hyn ne pune ktu jo e dha turku jo e edha arabi jo italiani jo kinezi.
Edhe te paret tan iliret ishin te pa fe pastaj u ben te krishter ,erdhi nje dite e bukur Maji edhe filluan te convertohen ne musliman.
Pse duhet te rrim ta diskutojm me pahir pa pahir me qejf se si ndodhi nuk na intereson,sepse ajo tashme mbetet histori....
Shqiptaret jan ato qe jan sot ne vitin 2011 e njeriu duhet te shikoje perpara sepse kerkush ste thot si ke qen por si je.
 
Pe: Islami në Shqipëri

Eh mi love as vete ti si njeri nuk e njeh se qa do thote islam ..Sme takon mua te flas apo te diskutoj per kete fe apo per fete e tjera sepse mekate kam bere edhe bej perseri ..thjeshte thashe nje mendim timin se qa mendoj une mundet te pelqeje apo jo ty sme intereson ketu flitet per islam edhe un jam brenda temes e nderuar ..Kaq kisha klm
 
Pe: Islami në Shqipëri

Me falni un se lexova komplet shkrimin ..Po doja te beja nje pyetje se sa e rrespektojne kete fe ne kete forum sa e praktikojne kete fe ne kete forum ..Nese bera pyetje eshte se dua te dal ne ate qe shkruhet kur dikush diskuton shan apo ofendon ..me jep dikush nje pergjigje ..Rrespekte per kete Fe

ketu qe jo vetem nuk respektohet feja islame por qe ata qe jane besimtare islam shihen me sy tjeter e sulmohen ne "" ne menyra shume te turpshme deri ne ofendime gje e cila nuk ndodh nga muslimanet tek shkrimet katolike edhe pse nuk eshte se ka kushedi sa shkrime te tilla te pakten une skam pare ndonje info te sjelle per vete e tjera vec islamit
 
Pe: Titulli: Islami në Shqipëri

Un nuk kuptoj se qa hyn ne pune ktu jo e dha turku jo e edha arabi jo italiani jo kinezi.
Edhe te paret tan iliret ishin te pa fe pastaj u ben te krishter ,erdhi nje dite e bukur Maji edhe filluan te convertohen ne musliman.
Pse duhet te rrim ta diskutojm me pahir pa pahir me qejf se si ndodhi nuk na intereson,sepse ajo tashme mbetet histori....
Shqiptaret jan ato qe jan sot ne vitin 2011 e njeriu duhet te shikoje perpara sepse kerkush ste thot si ke qen por si je.

Diskutojme kanibalizmat qe i behen historise mbi perhapjen paqsore te feve dhe ne rrastin tone asaj islame .....
 
Pe: Islami në Shqipëri

Eh mi love as vete ti si njeri nuk e njeh se qa do thote islam ..Sme takon mua te flas apo te diskutoj per kete fe apo per fete e tjera sepse mekate kam bere edhe bej perseri ..thjeshte thashe nje mendim timin se qa mendoj une mundet te pelqeje apo jo ty sme intereson ketu flitet per islam edhe un jam brenda temes e nderuar ..Kaq kisha klm

Lexon apo jo pergjigjet sadopak para se te pergjigjesh?
Jetoj ne nje vend me shume musliman keshtu qe ...... Por si te thashe dhe shqip fola ... po flitet per ISLAMIN NE SHQIPERI :)
Kalofsh mire dhe ti dhe asnje nuk po te ofendon ty fene, ta gezoni !!!!

Quku => po flitet per ardhjen e islamit ne Shqiperi apo jo keshtu qe mendoj se hyn ne debat ... dhe eshte nje e vertet duam apo nuk duam ne.. Islami ne Shqiperi ka hyre me dhune pike dhe jo se e donin shqiptaret ...
 
Pe: Islami në Shqipëri

ketu qe jo vetem nuk respektohet feja islame por qe ata qe jane besimtare islam shihen me sy tjeter e sulmohen ne "" ne menyra shume te turpshme deri ne ofendime gje e cila nuk ndodh nga muslimanet tek shkrimet katolike edhe pse nuk eshte se ka kushedi sa shkrime te tilla te pakten une skam pare ndonje info te sjelle per vete e tjera vec islamit

Mos i hiq vetes dhe ato pak pike qe ke mbledhur ..... Te ishte per sulmime te natyres qe thua Lover dhe Ado nuk do ishin ketu .... Shpesh here heshtja eshte flori ta them si keshille .... Nuk do lejojme ty as vete perendite te bejne ne kete forum propogande fetare ne ste pelqen mos hap fare per fene nuk intereson askujt ka forume fetare qe i futen ne brendesi temes fe .....
 
Pe: Islami në Shqipëri

E kthyn temen ashtu siq deshirojn te krishtert edhe ateistat pra ne nje debat kejt tjeter .
Fen Islame sma dha mua askush me dhun sepse skam qen ne ate koh , jam Musliman edhe krenohem me kete edhe do te jem deri ne piken e fundit te frymes time .
Kam lind si Musliman jetoj si Musliman dhe do te vdes si Musliman Elhamdulilah .
Qka flasin priftat edhe pas'ardhsat e majmunit sme intereson aspak hyn ne nje vesh dhe del nga tjetri vesh .
 
Pe: Islami në Shqipëri

ketu qe jo vetem nuk respektohet feja islame por qe ata qe jane besimtare islam shihen me sy tjeter e sulmohen ne "" ne menyra shume te turpshme deri ne ofendime gje e cila nuk ndodh nga muslimanet tek shkrimet katolike edhe pse nuk eshte se ka kushedi sa shkrime te tilla te pakten une skam pare ndonje info te sjelle per vete e tjera vec islamit
Besoj qe je ti i pari qe ke hapur me shume tema kundra katolikeve, apo harrove qe u fshine ato tema pikerisht se ishin ofenduese per fete e tjera?
Nqs ska levizje "te madhe" tek fete e tjera, nuk eshte se ska besimtar, por eshte se ata qe besojne se kane per mburje kete gje, nuk kane pse te bejne propaganda madheshtore per fene e tyre per besimin e tyre, sepse kjo eshte dicka personale...Kush ka deshire te mesoj per cdo fe, rrugen e ka te hapur, ne Kishe, Xhami, biblotek, internet apo ku mendon qe gjen me info...

Mos u mundo te hedhesh me balte mbi te tjeret, puna jote eshte te besosh ne fene tende...jo te mbash plusat e minusat e feve te tjere...

Lediana, nuk ka asnjeri gje me postimin tend, thjesht nuk ke postuar ne temen e duhur, ( edhe nqs flet per Islamin, ka tjeter drejtim...dhe te cilin duhet ta respektojme, perndryshe del lemsh dhe skuptohet me asgje.)
Nqs ke deshire postimi jot mund te transferohet si teme me vete, dhe keshtu zgjidhet tere muhabeti.

Ps: mos merni me flake kaq shpejto.... se nuk fitoni asgje, pervec ca rrudhave dhe ca neurone te vdekur...
Buzeqeshni!!!!!
 
Titulli: Pe: Titulli: Islami në Shqipëri

Meso mire se cdo te thote histori dhe pastaj fol historine e nje vendi nuk e shkruajne as priftat dhe as hoxhat .

Cilen histori te lexojme ate Turke ?
Nuk eshte nevoja te lexohet shume disa gjera jane te qarta fare , Apo harruat ju qe kerceni perpjete per Palestinen ? e njejta gje ka ndodhur edhe me Turkun .

Cfare ka t'beje kjo teme tani me Palestinen ? Po deshte hape nje teme lidhur edhe me historine e Palestinen diskutojme andej, jo ketu t'perzihen gjerat. A eshte logjike t'ju nderlidhi tani une juve me romaket,greket etj etj sikur ju qe nderlidhni cdo gje Islame me arabe ?

Thua s'ka nevoje t'lexohet shume. E verteta eshte se duhet lexuar teper shume per t'ardhur ne perfundim n'lidhur me nje ceshtje. Ke mjaft argumente nga historian boterore te krishtere bile, jo musliman, t'cilet kane hedhur ne balte ate cfare ti dhe shume te tjere besoni ne lidhur me Islamin. Dhe ai eshte argumenti me i forte qe ju mund, ngase po t'kishin thene muslimanet, do t'ishte ndryshe. Po ta kishim marre Islamin me dhune, sot do ishim kthyer ne fene e te pareve =)
 
Titulli: Islami në Shqipëri

po mire ja qe po dal ne anen e atyre qe thone feja islame eshte fe e "dhunes"!!!!!!!!!!!!!!
me tregoni ke e vrane ne Shqiperi muslimanet shqiptar????????????
Ke e maltretuan ? Ke e poshtruan ? Kujt jeten ia shaktrruan duke i dhene droge ta perdore ate?
Kujt ia shkatrruan familjen duke e detyru me ba prostitucion?????
Cilen shkolle e shenderruan ne lokal nate muslimanet ku perdoret droga e poshtersite tjera???
e shume e shume pyetje tjera ????????????????????
a mund te na tregoni ne qka e arsyetoni ate qe Islami ne Shqiperi eshte fe e dhunes??????????????????
Nje arsye te vetme?????????????
 
Titulli: Islami në Shqipëri

Islami ne Shqiperi ka hyre me dhune pike dhe jo se e donin shqiptaret ...

Ke deshmi ? Mund t'i sjellesh disa raste duke u bazuar ne argumente historike ? Interesant shume ! Edhe serbet u pushtuan nga osmanet, por, perse valle ata se pranuan Islamin ? Aq e dobet per serbet ishte Perandoria Osmane, saqe nuk mundi t'i detyroje me "dhune" ta pranojne Islamin ? Perse vetem shqiptaret pranuan Islamin "me dhune" ? Sa kisha u shkaterruan ne Shqiperi sa ishte nen sundimin e Osmaneve ? Po te kishte qene Perandoria Osmane ajo qe perhapi Islamin me "dhune", perfshire ketu edhe ne Shqiperi, nuk do t'ekzistonte Kisha Ortodokse mu ne Stamboll atje.
Ishte vet Perandoria Romake dhe ajo Bizantine e cila ka ushtruar dhune ndaj atyre qe nuk pranuan Krishterimin. Kush di vetem pak histori, e din mire shume se cfare dhune u ushtrua ndaj Paganeve shqiptare per t'pranuar Krishterimin. Ne krahasim me Perandorine Osmane, si nata me dite. Ku dihet fakti qe Perandoria Osmane me ate Austro-Hungareze njihen nder perandorite me tolerante qe kane ekzistuar. Kur edhe Naim Frasheri flet mire per Islamin, cfare u mbetet juve ketu qe e qmoni lart Naimin, t'flisni te kunderten ?
Volteri, ndonese kundershtar i rrepte i Islamit, megjithate mbledh force e pohon se modeli Islam i rregullimit te jetes, i pranishem gjate kohes se osmanlinjve, paraqet shembullin me te mire te tolerances nderfetare dhe te bashkejeteses ne lirine e plote te pjesetareve te feve te ndryshme dhe popujve.

Sikur Islami te ishte perhapur me dhune ne Shqiperi, shekulli 19-te nuk do ta gjente asnje te krishtere dhe asnje kishte e manastir ne Ballkan.:biciklete:
 
Back
Top