Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit

Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit
...Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër...

Pyetje: ”Duam të dimë qëndrimin e Islamit ndaj lirisë së shprehjes dhe asaj fetare”.
Përgjigje: ”Filloj me emrin e Zotit, që është shumë i dashur dhe i dhembshur, paqja e Tij qoftë mbi profetin Muhamed (a.s) dhe ata që e ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.
Islami erdhi dhe u ofroi njerëzve lirinë e të drejtave... liria është diçka, që islami ua ofroi dhe ua dha njerëzve, për të respektuar dinjitetin e tyre. Kështu, ai u dha lirinë e të menduarit, lirinë e arsimit, lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe kritikës, lirinë e besimit dhe fesë, lirinë e lëvizjes dhe veprimit, lirinë e pronës etj... Por të gjitha këto liri janë të kufizuara nga parimi sheriatik: “Jo dëmtimit të vetes dhe të tjerëve”. Nisur nga ky parim, çdo lloj lirie e cila i shkakton dëm vetes tënde apo dikujt tjetër, është e refuzuar dhe duhet kufizuar. Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.
Sakaq liria e imorales, drejt të cilës na ftojnë individë të ndryshëm, për të shkatërruar besimin, shëndetin, pasurinë, mendjen, nderin etj... konsiderohet si degjenerim dhe rrënim, me të cilin bie ndesh jeta normale, prandaj Islami e ka ndaluar.
Sipas dr. Jusuf Karadavi:
Që në ditët e tij të para, Islami sanksionoi parimin e lirisë. Në debatin e tij me një nga guvernatorët myslimanë, Prijësi i Besimtarëve, Umer ibnul Hattabi pati thënë: ”Që kur keni filluar t`i skllavëroni njerëzit, ndërkohë që nënat i kanë lindur të lirë?!”
Kurse Ali ibnu Ebi Talib thotë: ”Mos u bëj skllav i askujt, përderisa Zoti të ka krijuar të lirë!”
Pra, të gjithë njerëzit janë të lirë në zanafillë dhe origjinë. Ky ka qenë vullneti i Zotit dhe përderisa kanë lindur të tillë, kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe jo skllevër.
Islami ua njohu njerëzve të drejtën e lirisë, në një kohë që ata ishin të skllavëruar ideologjikisht, politikisht, shoqërisht, fetarisht dhe ekonomikisht. Ai ua njohu të drejtën e lirisë, të lirisë së besimit, lirisë së mendimit, lirisë së shprehjes, lirisë së kritikës dhe të gjithë lirive themelore aq shumë të kërkuara nga njerëzit. Erdhi Islami, i cili është fe dhe sanksionoi lirinë fetare, lirinë e besimit. Ai nuk lejoi, që njerëzve t`u imponohet besimi i ri, apo çfarëdo besimi tjetër. Zoti e deklaron këtë haptazi në Kuran, ku thotë: ”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata, që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99)
Ky ajet i është shpallur profetit Muhamed (a.s) në Mekë, kurse në Medinë i është shpallur ajeti tjetër: ”S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e vërteta nga e kota!” (Bekare, 256)
Shkaku i shpalljes së këtij pasazhi të shenjtë, është treguesi më i madh mbi dimensionin dhe shenjtërinë e lirisë në Islam. Fiset Eus dhe Hazrexh të Medines e kishin bërë traditë, që kur një grua nuk lindte për një kohë të gjatë, e gjithë familja betoheshin, se me t`u lindur një djalë, do i japin fenë e hebrenjve. Kështu mes dy fiseve Eus dhe Hazrexh, fise të pastra arabe, kishin lindur dhe ishin rritur kushedi sa fëmijë me fenë hebraike. Kur medinasit u konvertuan në myslimanë dhe Zoti e përsosi fenë e Tij mbi tokë, disa nga prindërit e këtyre fëmijëve, shprehën dëshirën që këta fëmijë t`i konvertojnë në myslimanë. Edhe pse arsyeja që këta fëmijë ishin bërë hebrenj ishte e papranueshme, edhe pse myslimanët asokohe ishin në luftë me fiset çifute, islami nuk lejoi, që dikujt t`i imponohej një besim tjetër me dhunë, edhe nëse ky besim ishte vetë besimi islam. Parimi me të cilin kishte ardhur dhe të cilit i besonte fort kjo fe, ishte: ”S’ka detyrim në fe”, ndërkohë që perandoria e Bizantit kishte vetëm dy alternativa: ”Ose krishterimin ose vrasjen”. Kurse reformatorët fetarë në Persi akuzoheshin dhe torturoheshin çnjerëzisht.
Parimi i lirisë nuk erdhi si rezultat i zhvillimeve dhe ngritjes kulturore të shoqërisë, një revolucioni, apo pjekurie nga njerëzit. Në fakt, ai ishte një parim, që qëndronte më lart se çdo shoqëri, pasi ai kishte burim hyjnor. Ai synon të ngrejë dhe civilizojë banorët e tokës. Duke sanksionuar parimin e lirisë së besimit, islami synon të zhvillojë dhe ngrejë lart dinjitetin njerëzor.
Por ky parim i sanksionuar nga Islami është i kushtëzuar nga një kriter shumë i rëndësishëm; që feja të mos shndërrohet në një lodër në duart e njerëzve. Me qëllim që të shkaktojnë luhatje dhe rrëmuja, hebrenjtë propozuan një plan dashakeq, të cilin e përmend vetë Zoti në Kuran, ku thotë: ”Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin”. (Al Imran, 72)
Pra propozonin që të besojnë në fenë islame në mëngjes dhe ta përgënjeshtrojnë në mbrëmje, duke thënë: “Pamë që feja e re e Muhamedit ka këto të meta... dhe prandaj do e braktisim, sot, nesër, pas një jave etj...”
Ishte dëshira dhe vullneti i Zotit të lartësuar, që kjo fe të mos shndërrohej në lodër në duart e dashakeqëve dhe kundërshtarëve të saj. Prandaj, kushdo që pranon të konvertohet në mysliman, me bindje, vetëdije dhe besim të plotë, duhet t`i përmbahet kësaj feje gjer në vdekje, në të kundërt islami parashikon dënime të këtij karakteri.
Pra liria e parë është ajo e fesë dhe e besimit. Kurse liria e dytë është ajo e mendimit, meditimit dhe hulumtimit. Islami i fton njerëzit, që ta studiojnë dhe hulumtojnë universin përreth. Zoti thotë në Kuran: ”Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një e pastaj gjykoni”. (Sebe, 46)
“Thuaj: “Shikoni ç`ka në qiej dhe në Tokë!” (Junus, 101)
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor”. (Haxh, 46)
Islami ndërmori një fushatë të ashpër kundër atyre, që ndjekin pasionet dhe imitojnë paraardhësit, elitën apo qoftë dhe hamendjet: “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën”. (Nexhm, 28)
Lidhur me ata që ndjekin e imitojnë verbërisht elitën vendase, Kurani i kritikon sa herë t`i jepet mundësia. Në një pasazh, ai cek momente nga bota tjetër, kur këta njerëz do të justifikohen me faktin, se janë elitarët, ata që i kanë çuar drejt humbjes: ”Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë”. (Ahzab, 67)
Kurani kritikon ashpër edhe ata, që u janë bindur paraardhësve dhe traditave të tyre të devijuara. “Jo, por ata thonë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre”. (Zuhruf, 22) Njerëz të tillë, të cilët nuk e shtrydhin mendjen për të gjykuar drejt, Kurani i ka barazuar me kafshët, madje në nivel edhe më të ulët.
Kurani ka vënë në shënjestër të gjithë ata, që janë të ngurtë dhe mendjengushtë, duke u bërë thirrje për më shumë liri mendimi, për shtrydhje të trurit dhe studim. Në shumë pasazhe, ai u bën thirrje të drejtpërdrejtë njerëzve: “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” (Bekare, 111)
Për të vërtetuar kredon islame, Kurani bazohet në fakte dhe argumente racionale. Lidhur me këtë, dijetarët myslimanë pohojnë: ”Arsyeja e shëndoshë është themel i shpalljes hyjnore të drejtë”.
Kështu, ekzistenca e Zotit bazohet kryesisht në argumente racionale. Vërtetësia e profetit Muhamed (a.s), fillimisht është bazuar në argumentet logjike dhe racionale. ثshtë vetë arsyeja e shëndoshë ajo që të thotë: “Ky është i dërguar i Zotit. Të gjithë argumentet flasin për vërtetësinë e tij”. ثshtë arsyeja ajo, që na bën ta dallojmë mashtrimin nga e vërteta. Gënjeshtarët dhe mashtruesit nuk të japin asnjë fakt apo argument dhe aq më pak ndonjë mrekulli. Kështu e ka respektuar dhe e respekton islami mendjen, arsyen dhe gjykimin e shëndoshë.
Si rrjedhojë e lirisë së mendimit, lindi dhe liria e arsimimit dhe shkencës. Gjatë historisë islame gjejmë shkencëtarë dhe burra të ditur, të cilët merren me hulumtime, herë gabojnë dhe herë ia qëllojnë, merren me replika me njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk e sheh të keqe diçka të tillë. Në një libër të vetëm, gjejmë mendime edhe të sunitëve dhe të mutezilëve. Kështu, libri El-Keshaf, është i një autori mutezil, por që sunitët kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë prej tij, pa u ndjerë në siklet. Madje, dijetarët sunitë e kanë pasuruar dhe shpjeguar librin El-Keshaf. Që në kohët e hershme, dijetarët dhe shkencëtarët përfitonin nga dijet dhe mendimet e njëri-tjetrit. Herë të tjera ata debatonin, por pa ndjerë urrejtje dhe neveri për palën tjetër. E gjithë kjo është zhvilluar në bazë të lirisë dhe të drejtës për arsim dhe dije.
Lidhur me lirinë e shprehjes dhe të kritikës, edhe ajo është njohur si e drejtë nga Islami dhe jo vetëm kaq, por në Islam e drejta për tu shprehur dhe për të kritikuar shihet si një detyrim dhe obligim, nëse ka të bëjë me interesat e përgjithshme të umetit dhe u shërben normave morale. Në raste të tilla e drejta duhet thënë pa u lëkundur dhe pa frikë. Secili duhet të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja, t`i thotë të mirit “të lumtë” dhe të keqit “je në rrugë të gabuar”. Kështu kapërcejmë nga një e drejtë në një obligim dhe detyrim, nëse askush tjetër nuk e merr përsipër, ose nëse heshtja shkakton dëm. Në një rast të ngjashëm, duhet thënë e drejta siç është, pa pasur frikë mbi pasojat: “urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!” (Lukman, 17)
Islami nuk e pranon mbylljen e gojëve të njerëzve, pra nuk kërkon që ata të flasin vetëm me leje dhe të besojnë vetëm kur të jenë të autorizuar, ashtu siç u kërkonte faraoni magjistarëve të tij: ”(Faraoni) tha: “اfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?!” (Taha, 71)
Me ardhjen e Islamit, njerëzit ishin të lirë të mendojnë si të duan, madje Islami i urdhëroi, që të mendojnë dhe arsyetojnë. Ai i lejoi të besojnë gjithçka që e mendojnë si të drejtë dhe u kërkoi të mos i besojnë asgjëje, përveç asaj që e mendojnë si të drejtë. Ai u kërkon ithtarëve të besimit ,që ta mbrojnë atë, qoftë dhe me tehun e shpatës. Islami i ka urdhëruar besimtarët, që ta mbrojnë lirinë e besimit dhe kjo bëhet, me qëllim që askush të mos privohet nga kjo e drejtë dhe feja t`i përkasë Zotit. Zoti i lartësuar thotë në ajetin e parë, që miratoi luftën në Islam: ”Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi...”. (Haxh, 39)
“Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”. (Haxh, 40)
Kjo do të ndodhte, nëse Zoti nuk do u kishte dhënë mundësinë besimtarëve myslimanë, që të japin jetën në mbrojtje të lirisë së besimit dhe lirive të tjera. Askush nuk do të mund të adhuronte Zotin, asnjë kishë nuk do të qëndronte dot në këmbë, asnjë manastir dhe asnjë xhami apo çfarëdo tempulli tjetër ku kujtohet dhe përmendet Zoti. Ky është Islami dhe këto janë liritë që garanton ai. Ai erdhi me liri, por liri të drejtash dhe jo liri degjenerimi dhe persekutimi.
Koncepti i lirisë sot është shpërfytyruar, pasi e quajnë liri personale dhe sipas kësaj lirie, secili ka të drejtë të ketë lidhje jashtëmartesore, të konsumojë alkool dhe të bëjë ç’të dojë sipas qejfit. Nga ana tjetër, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, njerëzit thonë: “Këtu nuk ka liri, mos kritiko, mos fol, mos beso, mos i thuaj të ligut “Ke gabuar” dhe as të mirit “të lumtë!” Jo, asgjë nga këto nuk lejohet, pasi të është garantuar liria personale, liria e dëmtimit të vetes dhe moraleve të tua, liria e shkatërrimit të ndërgjegjes, prishjes së lidhjeve me Zotin dhe rrënimit të familjes.
Nëse liria perceptohet si e tillë, dijeni se islami nuk e njeh këtë liri, pasi ajo është liri e degjenerimit dhe shkeljes së çdo kufiri. Liria që pranon dhe njeh Islami, është liria e arsyes, liria e dijes dhe arsimit, liria e mendimit dhe fjalës, liria e kritikës dhe besimit. Këto janë liritë thelbësore, mbi të cilat bazohet jeta mbi tokë. Ne jemi të lirë të bashkëpunojmë, por pa i bërë keq askujt. Ne jemi të lirë të kemi pronat dhe pasuritë tona, por në respekt të plotë të pasurive dhe pronave të të tjerëve, pa i shkaktuar dëm as vetes dhe as tjetrit. Siç e kemi cekur dhe më lart, parimi i përgjithshëm i Islamit ishte:“Jo dëmtimit të vetes dhe të tjerëve”.
اfarëdo lirie që çon në dëmtimin e vetes apo të dikujt tjetër, duhet të frenohet dhe ndalohet. Liria jote përfundon aty, ku fillon liria e tjetrit. Nuk mund të pretendojë lirinë dikush, që shkel me këmbë njerëzit. Secili ka të drejtë të kalojë rrugën, por sipas rregullave të qarkullimit, pa u përplasur me njerëzit dhe makinat, pa shkelur këmbësorët, pa thyer ligjet, të presë dritën jeshile në semafor, të ecë në krahun e djathtë etj... Këto janë kufizime të lirisë, por janë në shërbim të interesit të përgjithshëm. اdo fe dhe sistem jete duhet t`i ketë këto kufizime. Pikërisht, liri të tilla i ka sanksionuar dhe përligjur islami.
Zoti e di më mirë!

Përktheu: Elmaz Fida
 
Titulli: Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit

Liria e shprehjes

Autor: Mr. Bashkim Aliu


Liria është fjala më e dashur për njeriun, dhe historikisht, njeriu ka bërë sakrifica të mëdha dhe ka paguar çmim të lartë për lirinë.Të gjitha fetë, religjionet, doktrinat e ndryshme, kartat e miratuara nga institucione ndërkombëtare e rajonale, e kanë nënvizuar çështjen e lirisë së njeriut dhe të drejtave të tij.
“Liria e shprehjes është një nga kushtet themelore të përparimit të çdo njeriu.Liria e shprehjes manifestohet në ma tepër forma:në lirinë e shtypit, emitimin e programit televiziv, reklama dhe aktivitete komerciale, e drejta e politikanëve, artistëve, shkencetarëve për tu shprehur perms mjeteve të informimit ose në ndonjë mënyrë tjetër”.
Islami ia njohu njeriut, si qenie e dalluar e Zotit, lirinë e mendimit dhe të shprehjes, dhe këtë ia garantoi si të drejtë të tij parimore.
Islami i mohoi ashpër të gjitha format stereotipe të ndalimit të mendimit dhe shprehjes së lirë, të cilat ishin tipare fundamentale të mendësisë idhujtare klasike, e që në fakt devalvonin njeriun.Vijë këtij konstatimi, Islami siguroi hapësirë të mjaftueshme të lirisë së besimit dhe shprehjes, duke e lënë njeriun e lirë të zgjedh besimin që e don, dhe nga ana tjetër, duke e ndaluar rreptësisht imponimin e fesë dhe besimit me forcë e dhunë, të shprehur në versetin Kur’anor:<< Në fe nuk ka dhunë. ثshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson (tagutët) të pavërtetat, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm >>. Në këtë kontekst mund të përmendet edhe ajeti:<< E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë... >>.
Tërë këtë hapësirë të gjërë të lirisë, e ka shprehur qartë kalifi i dytë musliman Omeri, i cili iu drejtua njërit nga guvernatorët e vetë:”O Amër, kur i rrobëruat njerëzit, ndërkaq nënat e tyre i kanë lindur të lirë”.
Mirëpo, e gjithë kjo hapësirë e lirisë së mendimit, besimit dhe shprehjes, figurativisht do të thonim, nuk nënkupton vasionin, për syrin e njeriut të pa fund, por është një fushë që ka rregulla dhe norma e kufij të caktuar, pra është me përgjegjësi, me qëllim që të mos krijohet anarki në emër të të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes dhe mendimit, sepse liri absolute, si që mund ta pretendojnë anarkistët, nuk ekziston as në shtetet dhe ligjet më liberale në botë.Liria e tillë, në faktë, nuk nënkupton lirinë, por anarkinë, dhe gjithqysh cenimin e dinjitetit dhe autoritetit të njeriut, si qenje ma e dalluar e Zotit në botë.
Liria e shprehjes, nuk mund të jetë në llogari të shkeljes së nderit, dinjitetit dhe nëpërkëmbjes së nderit të tjetrit, as që nënkupton talljen me vlerat dhe parimet e shenjta të tjetrit.
Këto kufij dhe norma, janë të potencuara qartë në burimet Islame.Kështu, Kur’ani famëmadh, këtë e shpreh qartë dhe në mënyrë sublime me fjalët:”Ve la teëtedu-Dhe mos i tejkaloni kufijtë”.
Poashtu, profeti Muhamed, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë profetët tjerë, thotë:”Nuk lejohet dëmi fillestar, po as ai që bëhet si reaksion ndaj një padrejtësie”.
Në drejtim të ndalimit të talljes, jo vetëm me personalitetet fetare që kanë pozitë të lartë te pjestarët e besimeve të ndryshme, por edhe me gjithë njerëzit tjerë, normat Islame janë të qarta, që do të thotë se liria e shprehjes nuk mund të shëndrohet në tallje me tjetrin, ashtu që të preket dinjiteti dhe autoriteti e nderi i tij.Kur’ani në këtë drejtim është i qartë:<< O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër…>>, pastaj vazhdon:<>.
Ky është edhe qëndrim i të gjitha feve.
Në drejtim të respektimit të besimit dhe personaliteteve fetare të tjetrit, poashtu islami është i qartë.Në Kur’an qëndron:<< I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët.Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij.Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij…>>.
Në drejtim të pengimit të fyerjeve reciproke dhe provokimit të ftohjes së marrëdhënieve mes pjestarëve të besimeve të ndryshme, Islami ka vënë rregull të qartë, mos inico fyerje.Në Kur’an qëndron:”Dhe mos i fyeni ata të cilët lusin tjerë pos Allahut, që pastaj ata ta fyejnë Zotin pa të drejtë”.
E gjithë kjo, është konform konventave ndërkombëtare dhe rajonale për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, poashtu janë mesazh i qartë për botën nga muslimanët, se jemi të interesuar për integrim e jo izolim, mirëkuptim e jo zënka, dialog e jo konfrontim, bashkëpunim e jo ftohje të marrëdhënieve, që për momentin aktual janë shumë të rëndësishme për opinionin botërorë.
Edhe e drejta ndërkombëtare e mbështet qëndrimin islam në këtë fushë. Kështu, në nenin 19 të deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut thuhet: ”اdo njeri ka të drejtën e lirisë së opinionit dhe të shprehjes gjë që nënkupton të drejtën për të mos u prekur për shkak të opinioneve të tij si dhe të drejtën për të kërkuar, për të marrë dhe për të përhapur informata dhe ide ne çfarëdo mjeti të mundshëm dhe pavarësisht nga kufijtë”.
Në anën tjetër, në nenin 29, pika 1 dhe 2 qëndron:”Në ushtrimin e të drejtave dhe në gëzimin e lirive të tij, çdo njeri u nënshtrohet vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe vetëm me qëllim që të sigurohen njohja dhe respektimi i të drejtave të tjerëve dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta të moralit, të rendit publik dhe të mirëqenies së përgjithshme në një shoqëri demokratike.(2)Këto të drejta dhe liri nuk mund të ushtrohen, në asnjë rast, në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.(3)
Ndërkaq në kartën e Kombeve të Bashkuara, në nenin 1, ku përshkruhen qëllimet e kombeve të bashkuara, thuhet:Të zhvillojnë bashkëpunim ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare të karakterit ekonomik, shoqërorë, kulturor ose humanitar, duke nxitur dhe përkrahur respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë pa dallim race, ****i, gjuhe ose feje.
Poashtu, edhe në konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të miratuar më 4 nëntor 1950 në Romë, në nenin e 10 qëndron:”اdo person ka të drejtën e shprehjes.Kjo e drejtë përfshinë lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informata ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasyshë kufijtë shtetëror.(1) Ushtrimi i këtyre lirive, që lidhet me disa detyra dhe përgjegjësi, mund t’u n’nshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve që parashikohen me ligj dhe që përbëjnë masë të nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informative konfidenciale ose për të garantuar autoritetin e paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.
Gjykojmë që bashkëpunimi i këtillë ndërkombëtar për zgjidhjen e porblemeve të karakterit kulturor e religjioz, nuk mund të realizohet pa respektimin e ndërsjellë të ndjenjave të fesë dhe besimit të tjetrit.Poashtu, as që mund të mbrohet identiteti dhe të drejtat e tjerëve, nëse nuk krijohet respekt i ndërsjellë dhe nuk pengohen veprimet që i provokojnë rëndë ndjenjat e tjerëve. Nisur nga kjo, mbështesim fort thirrjen për miratimin e një ligji ndërkombëtar i cili do të ndalojë përqeshjen, talljen dhe cenimin e identitetit të figurave fetare dhe shenjtërive.
Qëndrimi i këtillë i Islamit përkitazi me mbrojtjen e personaliteteve nga fyerjet dhe nënçmimi, në veçanti fyerja publike në mediume elektronike dhe të shkruara, në të gjitha format e mundëshme, përfshi këtu edhe karikaturat dhe filmat e të gjitha metrazheve, ka qenë shkak që disa palë ta akuzojnë Islamin kinse qenka kufizues si lirisë së shprehjes dhe mendimit, dhe reagimin e muslimanëve për fyerjen e të dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. përmes karikaturave provokative e të mjerueshme nëpër disa gazeta evropiane, e konsideruan të papranueshëm ngase binka ndesh me vlerat demokratike të lirisë së fjalës dhe mendimit, që i ka marrë për bazë shoqëria evropiane.
Mirëpo, kjo akuzë është e pabazë dhe dëmshme për urat e dialogut dhe mirëkuptimit që po mundohen të ngriten në mes popujve dhe kulturave në botë.
Sa kanë të drejtë tjerët që në bazë të botëkuptimeve të veta ta akuzojnë Islamin se e kufizon lirinë e shprehjes, aq ma tepër të drejtë kanë muslimanët t’i akuzojnë ata se shkelin mbi parimet dhe vlerat në të cilat besojnë, ngase i fyejnë ndjenjat e tjerëve, gjë që sanksionohet në të gjitha ligjet botërore, në veçanti ato evropiane, si dhe nuk është në përputhje me vlerat dhe bontonin evropian. ثshtë më së e vërtetë ajo që e thonë shumë analistë dhe studiues se karikaturat që fyenin personalitetin e profetit islam, si dhe mosrespekti ndaj shenjtërive fetare, e ka minuar seriozisht konceptin e multikulturalizmit dhe integrimit europian. Kjo, ngase si mund të ndihet i lire dhe i barabartë, apo i padiskriminuar, një komunitet i cili vazhdimisht sulmohet nga individë apo palë në fe dhe në shenjtëritë e tij. A thua mund ta marrë këtë sulm si rastësi, apo është e e kuptueshme se do ta konsiderojë një fushatë të planifikuar kundër tij, duke e prekur në më të vlefshmen dhe më të shenjtën:besimin dhe parimet fetare.
Islami nuk e ndalon tjetrin që të parashtron dilema përkitazi me mësimet islame, ngase Islami ka kapacitet që dilemave të tilla t’u përgjigjet. Po edhe nëse kanë kundërshtime, Islami i thirr në debat që të shihet se në çka aludojnë kundërshtimet e tyre dhe ku qëndron problemi i tyre.
Në këtë kontekst, do të përmendim se Kur’ani ka rrëfyer për popujt e mëparshëm dhe për shumë qëndrime e dilema të tyre përkitazi me të vërtetat islame. Kështu, Kur’ani flet për debatin e Ibrahimit a.s. dhe mbretit mosbesimtar, tregon për qëndrimet e palogjikshme të tij dhe për argumentet bindëse të Ibrahimit a.s. I Lartmadhërishmi ka thënë:<< A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse Allahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jep jetë dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor >>. Pra, Allahu i Madhërishëm tregoi për tezat e mbretit jobesimtar dhe kundërshtimin që ia bëri Ibrahimit a.s.
Poashtu, Allahu i Lartmadhërishëm rrëfen edhe për atë që pyeti se si mund ta ringjall Allahu një vend të shkatërruar, pranë të cilit kishte kaluar ai. Por, më pas, Allahu i Madhërishëm i tregoi argumente për ta eliminuar këtë dilemë. I Lartmadhërishmi ka thënë:<< Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallë Allahu këtë pas shkatërrimit të tij?” e Allahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës!” Ai (Allahu) Tha:”Jo, por ke ndejtur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo send!” >>.
Krahas këtyre dy shembujve, ka edhe shumë shembuj tjerë të paraqitjes së dilemave dhe kundërshtimeve të palëve tjera, fjala vjen si rasti i Musait a.s. me Faraonin, apo akuzat dhe fyerjeve që ia bënin Muhamedit s.a.v.s. idhujtarët kurejshit, etj.
Vetë thirrja e Islamit për debat me palët, nënkupton se është e palogjikshme të ndalohet të prezantohet mendimi ndryshe apo dilemat e kundërshtimet e tjerëve ndaj çështjeve fetare.
Së këtejmi, ajo që e ndalon Islami nuk është dilema dhe kundërshtimi, ngase ai ka përgjigje për gjërat e tilla, por forma nënçmuese dhe fyese e mospajtimit me diçka, siç është rast me karikaturat fyese apo me filmat fyes ndaj të dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. Nuk ka pengesë që dikush të kërkon sqarime për atë se a ka qenë Muhamedi s.a.v.s. i dërguar i paqës apo luftës, dhe pse është martuar me disa gra, por ajo që irriton në gjithë këtë është forma fyese dhe nënçmuese e paraqitjes, e jo vetë kundërshtimi për gjëra të caktuara.
Nga kjo që u tha, besoj se çdo njeri i matur dhe objektiv e kupton se Islami nuk e kufizon lirinë e shprehjes dhe të mendimit, dhe as që ndalon të parashtrohen dilema nga palë të ndryshme për çështje të caktuara të mësimeve të tij, por ajo që nuk pranon ai është forma nënçmuese dhe fyese, e cila nuk e tejkalon talljen dhe ngjalljen e urrejtjes dhe mostolerancën në mes komuniteteve të ndryshme, dhe nuk sjell asgjë produktive.
Në këtë kontekst, e shoh të arsyeshme ti përmendi edhe fjalët e sociologut të njohur Entoni Gidens (Anthony Giddens), i cili pohon se edhe përskaj asaj se liria e shprehjes është princip fundamental në demokraci, nuk mund të mos jetë i kufizuar kur është në pyetje integriteti i tjetrit. Dhe kjo, nuk ka të bëjë vetëm me muslimanët, por edhe gjëra që u referohen popujve tjerë e kufizojnë larine e shprehjes. Kështu, Entoni Gidens thotë:”Liria e fjalës është një nga parakushtet e shoqërisë së lire, por në asnjë rast nuk është parakushti i vetëm. Kjo nuk është, dhe nuk mund të jetë parim absolute. Liria e fjalës, në të gjitha shoqëritë demokratike është plotësuar me definime shtesë dhe vazhdimisht zhvillohen debate se ku janë kufijtë e saj të vërtetë. Ekzistojnë ligje që kanë të bëjnë me shpifjen, nënçmimin, mbrojtjen e pakicave, blasfeminë dhe, në kohën më të re, edhe me ligjërimin e urrejtjes. Në disa vende evropiane ekzistojnë ligje të cilat e ndalojnë mohimin e holokaustit dhe deklaratat antisemitiste. Ata të cilët i shkelin këto ligje, i pret dënim me burg. Në debatin për publikimin e karikaturave daneze dhe kundër tyre...ka patur shumë komente. Muslimanët kanë pyetur se pse shakat apo tallja me holokaustin janë të ndaluara me ligj. Cili është dallimi ndërmjet kësaj tallje dhe talljes me disa nga simbolet më të shenjta të Islamit? Dallimi është i vogël dhe na çdo herë na shpie ne te raporti i komplikuar it ë drejtave dhe obligimeve...Për këtë, mendoj se publikimi i karikaturave dhe përsëritja e tyre, nuk ka qenë gjest i mençur dhe as që ka qenë i justifikuar nga aspekti i mbrojtjes së parimit”.
Nuk bën pa u zënë në gojë edhe ajo se komuniteti musliman nuk është i befasuar nga sulmet e këtilla, ngase nga historia e di se që me paraqitjen e profetit Islam, kanë nisur edhe sulmet ndaj fesë dhe personalitetit të tij. Këto sulme disa here e kanë marrur edhe formën e talljes. Me të dale në shesh e vërteta dhe me t’u publikuar thirrja islame, që në momentet e para, para auditoriumit kurejshit, shumë prej tyre iu përgjigjën me tallje duke mos e zënë gjë. Bile, kjo qe shkak që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. të etiketohet si njeri i sëmurë psiqikisht, i çmendur, etj. Ja si e përshkruan këtë Kur’ani:<>. Këtë rrugë disa e vazhdojnë edhe në kohën tonë, bile duke i dhënë karakter edhe më masiv, ngase për këtë qëllim i përdorin mjetet e informimit.

 Pretendimi për kufizimin e lirisë në raport me besimin: Në fund, nëse e analizojmë mirë çështjen e lirisë së shprehjes dhe mendimit sipas botëkuptimit të proviniencës perëndimore dhe slloganin e moskufizimit të lirisë së njeriut që mbahet ngritur lartë nga po këto qarqe, do të shohim se kjo çështje e prek edhe bazën e bazave të fesë, gjegjësisht besimin. Sipas tyre, besimi është diçka që e kufizon dhe randon njeriun, dhe besimi është sajuar e shpikur nga njerëzit, për trembur njeriun që mos bëjë disa veprime. Nisur nga kjo, në perëndim është zgjedhur modeli laik, gjegjësisht i ndarjes së fesë nga shteti dhe i shndërrimit të fesë dhe besimit në të drejtë individuale, pa fuqi veprimi në shoqëri si institucion. Bile edhe kur flitet për të drejtat e njeriut, në veçanti në kushtetutat e shteteve evropiane, nuk përmendet se këto janë të drejta që njeriut ia jep vetë Zoti, por në vend të Zotit përmendet natyra. E gjithë kjo për ta larguar njeriun nga ndjenja e përgjegjësisë para Krijuesit dhe nga përgjegjësia për veprimet e bëra para Krijuesit të tij dhe të gjithë asaj që ekziston në gjithësi. Thënë shkurt e qartë, edhe besimi shihet si formë e kufizimit të lirisë së njeriut.
Mirëpo, besimi në botëkuptimin islam është mbrojtje e dinjitetit të njeriut dhe fuqi e cila e mban brenda misionit për të cilin edhe është krijuar. Besimi është përgjigje për pyetje të rëndësishme dhe fundamentale për jetën e njeriut, si:Kush jamë unë? Nga kam ardhur? Pse kam ardhur? Cili është misioni im në këtë jetë? Dhe ku është fundi im?
Besimi e kthen njeriun në natyrën e tij të vërtetë, e bën të përgjegjshëm dhe me kompetencë, e mbron nga devalvimi i tij me nënshtrimin ndaj epshit dhe dëshirave të tij shtazarake dhe ia ndriçon rrugën e jetës së lumtur në të dy botërat. Lirimi nga autoriteti i besimit, ia nënshtron njeriun epshit dhe dëshirave, ngase njeriu për nga natyra e tij nuk mund të jetë i panënshtruar ndaj asaj që beson dhe pa i bërë robërim atij që është mbi të e që i drejtohet në jetën e tij. Por, pyetja është se a do t’i bëjë robërim Allahut, apo epshit. Nënshtrimi ndaj epshit sjell pasoja për jetën e njeriut, e bën mos i vlerësoj gjërat drejtë, ta mohojë dhe ta urrejë jetën e ardhëshme, të jenë avanturist, dhe para së gjithash ta kuptojnë jetën si anarki. Këto mund të evitohen vetëm me një besim të fortë. Në këtë drejtim flasin ajetet vijuese:<< A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim? (23) Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë (24)>>.
Besimi është rruga që e shpie njeriun në fushën e urdhërave, qofshin këto urdhëra për të kryer veprime të caktuara, apo për t’u ndalur nga gjëra të caktuara. Këto urdhëra kanë impaktin e vet në stabilitetin e individit dhe të shoqërisë.
Në Kur’an, besimtarë të denjë të Zotit cilësohen ata që u përmbahen këtyre urdhërave, qoftë në kuptim të veprimit apo të ndalimit. Në një nga kaptinat kur’anore, besimtarët të cilët u përmbahen urdhërave të Allahut të Madhërishëm dhe largohen nga ndalesat e Tij, janë cilësuar si robër të Mëshiruesit të Përgjithshëm, që realisht është lavdërim për ata. I Lartmadhërishmi ka thënë:<< E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqë!” (63) Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë ***hde dhe duke qëndruar në këmbë (falen) (64) Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë” (65) Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq (66) Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur (67) Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin (68) >>.
Po, besimi e kufizon njeriun në disa çështje, ngase shkuarja e njeriut përtej atyre kufijve, do të thotë kalim në anarki.
Së këndejmi, nuk duhet menduar se çdo gjë që vjen prej sistemeve dhe filozofisë së proviniencës perëndimore duhet miratuar apriori, marrë parasyshë zhvillimin e tyre teknologjik dhe mirëqenien ekonomike. Këtu duhet patur kujdes ngase në të shumtën e rasteve gjërat e këtilla bien ndesh me sistemin e vlerave islame dhe me parimet e tij fundamentale. Poashtu, gjërat e këtilla, duke i tejkaluar kufijtë fetarë dhe moral e tradicional, nuk janë sinonim i lirisë, por kalojnë në anarki.
 
Titulli: Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit

E kan keqkuptu shum kete liri te shprehjes ose me qellim po e bejne kush do qofshin ata , liri e shprehjes per me fol per diqka shum ne rregull por me argumente dhe jo me ofendime ! nese dikush me ofendon mua apo dikend tjeter do i thot atij FALEMINDERIT ! JO. por do beje shum gjera kunder tije.
 
Back
Top