Islami dhe e ardhmja e botës

Kosovari

Koha

Islami dhe e ardhmja e botës


Murad W. Hofmann

اdo studim objektiv i historisë së njerëzimit do të tregojë se njeriu nuk mund t'i shmangë pyetjet: Nga vij? Përse jam këtu? Ku do të shkoj?

Dr. Murad Wilfried Hofman, ish diplomat gjerman dhe autor i librave "Islami si alternativë", "Islam 2000", "Udhëtim në Mekë", u rikthye në Islam në vitin 1980. Ky artikull është një fragment nga leksioni i tij i fundit "Islami dhe e ardhmja e botës" që u mbajt në Nju Dehli dhe u botua në "Radiance Viewsweekly".

اdo studim objektiv i historisë së njerëzimit do të tregojë se njeriu nuk mund t'i shmangë pyetjet: Nga vij? Përse jam këtu? Ku do të shkoj? Këto pyetje të pashmangshme na bëjnë të gjithëve filozofë, e dimë apo jo.
Kërkimi i përgjigjeve për këto çështje themelore kanë krijuar shumë mite të ndryshme, legjenda dhe vizione të tjera. Në fund këto vizione – përpjekje për të shpjeguar botën – u zhvilluan në religjione. Fetë më të vjetra të cilat kanë mbijetuar janë Taoizmi, Hinduizmi dhe Budizmi, pa harruar format e ndryshme të shamanizmit. Politeizmi u shfaq kur njerëzit i lidhën forcat e mbinatyrshme me aspektet individuale të natyrës – bubullimën dhe vetëtimën, diellin dhe zjarrin, lindjen dhe vdekjen. Në njëfarë mënyre ky politeizëm është paqësor sepse nuk ka aspirata universaliste; çdonjëri është i kënaqur me familjen e tij të veçantë të hyjnive.
Megjithatë në politeizëm ka një rrymë të brendshme kundrejt monoteizmit. Kur një fis pushton fisin e tij fqinj, fituesi importon hyjninë e tij dhe i vendos hyjnitë vendase në një shkallë më të ulët. Një situatë e tillë ka ekzistuar në Arabinë para islame, ku përveç el-Ilah, Zotit të madh, të cilit myslimanët i drejtohen me emrin Allah, adhuroheshin hyjnitë, Lat, Manat dhe Uzza.
Historia fetare hyri në një fazë të re kur u shfaq monoteizmi, në fillim për një periudhë të shkurtër në Egjipt, gjatë sundimit të Echnaturn dhe më vonë me izraelitët. Mendimi hebre se ka vetëm një Zot, që është Zoti i tyre fisnor, është pa dyshim një kontradiktë në vetvete. Nëse ka vetëm një Zot, ai duhet të jetë i të gjithëve, jo Zoti i një Populli të Zgjedhur. Prandaj ishte logjike që Jezusi dhe pas tij shenjti Pal, këmbënguli në universalizmin e besimit në Jahve, Zoti i vetëm, pa shok.
Në atë moment me ardhjen e universalizmit fetar, njerëzimi hyri në njërën prej etapave më të përgjakshme të historisë. Të krishterët mendonin vetëm për një Zot dhe një kishë, jashtë të cilëve nuk ka asnjë shpëtim. Kisha katolike u kap pas kësaj dogme të quajtur në latinisht extra ecclesiam nulla salus, për 1900 vjet, deri në këshillin e dytë të Vatikanit në vitet 1965-1066. Në bazë të kësaj dogme, krishterimi, që supozohej një fe e dashurisë – u bë i fortë në mënyrë agresive. Ai u angazhua në shtypjen dhe eliminimin fizik të çdo besimi ose feje tjetër, qofshin ata të krishterë në pikëpamje, hebrenj apo myslimanë. Si rrjedhim fiset gjermane u masakruan për Krishtin, myslimanët u therën në Kuds gjatë kryqëzatave; shtrigat dhe të ashtuquajturit heretikë u dogjën; të krishterët ortodoksë lindorë u përjashtuan nga shoqëria dhe të gjithë myslimanët dhe hebrenjtë në Spanjë u dëbuan.
ثshtë e qartë se gjatë kësaj etape të dhimbshme, që zgjati përtej shekullit të XVII, feja e krishterë u përdor fillimisht si ideologji, d.m.th. si një mjet politik për legjitimimin dhe motivimin e ngritjes së pushtetit. Në njëfarë mënyrë e njëjta gjë i ndodhi dhe Islamit. Ai u bë gjithashtu një perandori e vetëdijshme për pushtetin, dhe u zgjerua në të gjitha drejtimet nga Medina në Damask, Bagdad, Marok dhe Stamboll. ثshtë e vërtetë që kishte një bazë fetare për këto luftëra që i drejtuan myslimanët drejt Francës jugore dhe në rrethinat e Vjenës. Prandaj vetëm për këtë periudhë nuk është krejtësisht e gabuar të përdorim për Islamin nocionin e krishterë për 'luftën e shenjtë' (sacrum bellun) për atë që e quajmë xhihadi më i vogël (al-jihadal-saghir). Nëse na pëlqen ose jo, edhe Islami u përdor si ideologji për rritjen e pushtetit.
Por vetëm pas shekullit të XVIII, pas shpalljes së Epokës së Arsyes dhe shfaqjes së modernizmit, hymë në një epokë të vërtetë ideologjike. Në atë shkallë sa feja u zhduk nga vetëdija dhe pikëpamja publike pas Iluminizmit dhe ideologjitë i zëvendësuan ato në mënyrë funksionale. Ideologjitë laike u ndanë nga feja dhe u bënë pseudo-fe. Kjo ishte e vërtetë edhe për romantizmin, ashtu si për pozitivizmin, të quajtur gjithashtu dhe metodë shkencore. Megjithatë marksizmi – ashtu si u zhvillua nga Karl Marksi, Frederik Engelsi dhe Vladimir Iliç Lenini – mund të konsiderohet si ideologjia e parë moderne, si prototipi i saj i parë.
Marksizmi u paraqit si një botëkuptim i plotësuar, një Weltanschauung monistik, materialist, që nëpërmjet materializmit të tij dialektik (Diamat) shpjegoi funksionimin e natyrës dhe nëpërmjet materializmit historik (Histomat) shpjegoi funksionimin e shoqërisë. Marksizmi, ashtu si një religjion, u përpoq të angazhojë dhe të kontrollojë ndjekësit e tij plotësisht, me një angazhim moral të denjë për çdo qëllim. Pra është e qartë se kishte shumë nota fetare brenda një mjedisi të ndryshëm ateist. Communist Manifesto dhe Das Kapital u bënë shkrime të shenjta; Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini u kthyen në apostujt e besimit socialist. Partia Komuniste vepronte si një kishë e pagabueshme dhe anëtarët e byrosë politike si priftërinj. Parajsa u zëvendësua nga vizioni i mrekullueshëm i një të ardhmeje pa klasa, ku të gjithë do të merrnin sipas kërkesave të tyre dhe puna do të kthehej në argëtim.
Degët e ndryshme të fashizmit në Itali, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe Greqi thjesht e ripërtërinë këtë vizion socialist me një dozë të fortë të shovinizmit – duke i justifikuar dhe motivuar krimet më barbare kundër të huajve që i urrenin, qofshin ata hebrenj, ciganë apo sllavë të Evropës lindore. Përsëri feja ishte e kudondodhur. "Mein Kampf" u bë shkrimi i shenjtë gjerman dhe Adolf Hitleri një shpëtimtar që e udhëhoqi vendin drejt një të ardhmeje të begatë: në një perandori njëmijë vjeçare. Përsëri ishte Partia Naziste, që ashtu si një kishë, vendoste çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar.
Si kundërpërgjigje ndaj marksizmit dhe fashizmit kundër-ideologjitë u rritën fuqishëm. Këtu i referohem liberalizmit perëndimor, duke përfshirë kapitalizmin dhe laicizmin e llojit francez – eliminimin e plotë të fesë nga jeta publike. Në botën arabe pas-koloniale, të gjitha ideologjitë perëndimore të përmendura ishin të lodhura: nacionalizmi, liberalizmi, fashizmi, socializmi – dhe të gjitha dështuan.
Duke parë të gjitha këto, shekulli i XX mund të quhet shekulli ideologjik.

Tipari tipik i ideologjive të shekullit të XIX dhe të XX

Tani duhet të përqendrohemi tek një element i përbashkët për të gjitha ideologjitë e shekullit të XIX dhe të XX: ato ishin të gjitha ideologji materialiste, laike në pikëpamje dhe pa vizion transcendental. Prandaj, asnjëra prej tyre nuk mund t'u përgjigjet pyetjeve njerëzore kryesore që përmendëm më lart.
Gjatë dhe pak pas Iluminizmit, mendimtarët si Emanuel Kanti, Auguste Comte dhe Georg Vilhelm Friedrich Hegal besonin se njeriu, i lirë nga feja, mund ta zotëronte botën e tij vetëm me anë të aftësive të tij racionale. Në fund të fundit racionalizmi do të garantonte një botë humanitare, paqësore dhe të begatë.
Tani e dimë më mirë dhe nuk habitemi. Ne e dimë se Projekti i Modernizmit dështoi mjerueshëm në përpjekjen e tij për të zbutur instinktet shkatërruese të njeriut vetëm me anë të arsyes. Në vend të një parajse pas-fetare në tokë, ndodhën luftërat më të egra botërore, lufta kimike dhe bërthamore, holokausti, spastrimi etnik etj.
Ne nuk habitemi sepse është e qartë se vetëm fetë mund t'i motivojnë njerëzit deri në atë shkallë sa që ata t'i mposhtin instinktet e tyre të ulëta, dëshirën seksuale dhe egotizmin e momentit. Kur njeriu u bë gjykatësi i të gjitha gjërave, duke e mohuar Zotin, të gjitha ligjet ishin në dispozicion të njeriut. Gjatë procesit ideja e ligjit hyjnor u hodh poshtë, por të gjitha përpjekjet për të gjetur një 'ligj të natyrshëm' detyrues dështuan.
Studiuesit e urtë perëndimorë, një gjeneratë më parë, arritën në përfundimin e hidhur se njerëzimi do të shkatërrojë veten dhe globin me të, nëse nuk do ta rigjejë fenë. Deniel Bell, profesor i sociologjisë në Harvard, në vitin 1976 zbuloi se kapitalizmi është vetë-shkatërrues sepse suksesi i tij ekonomik shkatërron virtytet mbi të cilat ndërtohet ekonomia. Në librin e tij "Kontradiktat kulturore të kapitalizmit" Bell kërkoi ripërvetësimin e një lloji të fesë, madje edhe nëse do të duhej të shpikej një e re me qëllimin e rivendosjes së parimeve morale.
Po aq perceptues ishte dhe një kritikë tjetër shkatërruese e qytetërimit perëndimor, e shkruar nga ish diplomati amerikan William Ophuls. Në Rekuiemin e tij për Politikën Moderne – Tragjedia e Iluminizmit dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të ri në vitin 1997, parashikoi se Oksidenti do të rrëzohej, ashtu si komunizmi para tij, si pasojë e mungesës së tij të vizionit detyrues.
Të dy studiuesit rizbuluan një banalitet: se asnjë qytetërim njerëzor nuk ka mbijetuar pa natyrën shpirtërore (spiritualitetin).
Duke pasur parasysh këto fakte, është shumë i rëndësishëm fakti që Islami bëri një rikthim të papritur dhe të mahnitshëm që nga vitet 70 të shekullit të XX. اfarë mund të presim nga një fe që ka qenë në një gjendje amullie për 400 vitet e fundit, pavarësisht nga personalitetet si Sirhindi, Shah Waliullah dhe Muhamed ibn Wahab? اfarë mund të presim nga një fe ku pothuaj të gjithë përkrahësit e saj u kolonizuan nga fuqitë evropianë? Orientalistët perëndimorë nuk mund të fajësohen se pse e studiuan Islamin ashtu si biologët kur studiojnë një specie në zhdukje. Islami kishte vetëm interes historik për ta. Maks Hening, kur do të nxirrte në botim përkthimin e tij të Kuranit në gjermanisht shkroi në fund të vitit 1901 se "Islami e ka luajtur qartë rolin e tij politik".
Kjo ishte pikëpamja e të gjithëve. Asnjeri nuk i konsideronte Xhamalu Din Afghanin dhe Muhamed Abuhun si lajmëtarë të një gjallërimi të ri islam. Asnjeri nuk e parashikoi ndikimin që njerëzit si Muhamed Ikbal, Hasan el-Bena, Sejid Kutub ose Meududi dhe Muhamed Esad mund të kishin në sahua dhe nahda islame mbarëbotërore.
Sot nuk ka shtet në botë ku nuk gjen aktivistë myslimanë, nga Korea në Kolumbi, nga Islanda në Zelandën e Re. Myslimanët, të cilët vetëm një vit më parë përbënin 1/7 e njerëzimit, sot përbëjnë 1/5 e tij. Tani ka xhami në Londër, Paris, Romë, Vjenë, Lisbonë, Zagreb, Nju Jork dhe Los Anxhelos. Ajo që është më e rëndësishmja: falë migracionit të forcës punëtore dhe tërheqjes nga universitetet perëndimore, tani në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara ka miliona myslimanë aktivë: kudo Islami po bëhet komuniteti i dytë më i madh fetar. اështjet islame mund t'i shohësh në programe televizive dhe t'i lexosh nëpër gazeta. Sot pasuria e literaturës klasike islame gjendet në të gjitha gjuhët kryesore evropiane. Kurani është bërë libri i përkthyer më shpesh dhe më i lexuari në tokë.
Për arsye se të gjitha këto ndodhën në shekullin ideologjik të XX dhe disa lëvizje islame po ndjekin kryesisht synimet politike, si dhe meqë disa myslimanë po përdorin dhunën për shkak të dëshpërimit të tyre të dukshëm, Islamit i referohen shpesh si ideologji. Kjo është e vërtetë meqenëse Islami ofron një sërë idesh për të drejtuar çështjet në dynja. Por nuk duhet t'i referohemi besimit tonë si ideologji, sepse tani ky term ka natyrë materialiste dhe politike.
Sido që të jetë, ajo që ka rëndësi është fakti se në fillim të mijëvjeçarit të tretë, ka dy botëkuptime të cilat konkurrojnë për të fituar zemrën dhe mendjen e njeriut perëndimor: laicizmi post-modernist dhe Islami. Kjo është alternativa dhe në dukje nuk ka asnjë opsion tjetër, edhe pse budizmi tërheq një pakicë intelektualësh perëndimorë aty këtu, të cilët do të donin të kishin një mundësi tjetër në një jetë tjetër.
Pra kemi arritur tek pyetja njëqind mijë dollarëshe: kujt i përket e ardhmja? Rezultati do të përcaktohet nga përgjigja që i jepet një pyetjeje tjetër: do të bëhet shekulli i XXI një shekull fetar apo jo? Aktualisht duket sikur fetë po lihen mënjanë, më shumë në Evropë dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara. Shumë njerëz po largohen nga kishat e krishtera. Këto kisha po ndihmojnë në përshpejtimin e fundit të tyre duke bërë kompromise, njëri pas tjetrit me frymën dhe modelin e kohës tonë. Si rrjedhim kemi priftërinj homoseksualë, lejohet aborti i fëmijëve, ka peshkope femra dhe pothuaj asnjë periudhë agjërimi. Më besoni kishat po shiten në këtë mënyrë. Nuk është habi, që pothuajse shumica e 'besimtarëve' (madje dhe disa klerikë protestantë) nuk besojnë më në hyjnizimin e Jezusit apo jetën pas vdekjes.
Megjithatë kjo nuk është tabloja e plotë, sepse rreth e rrotull ka akoma fe të papërqendruara dhe të privatizuara. Feja po kërkon vende të tjera për ekzistencën e saj larg nga kishat e ngritura. Po të hysh në një librari perëndimore, sheh se pjesa e librave ezoterikë është më e madhe se e librave fetarë. Njerëzit akoma duan të dinë të ardhmen e tyre, të dinë sekretet dhe të bëhen të lumtur. Këto dëshira, në parim fetare, kanë bërë që industri të tëra të lulëzojnë. Njerëzit eksperimentojnë me çdo gjë, me shamanizmin, priftëreshat kelte, kultet satanike, këshilltarët shpirtërorë indianë, dietat fantastike dhe modën e shëndetit, madje dhe me kërcimin e dalldisur të tangos.
Diagnoza ime është se këta njerëz, kryesisht brezat e rinj, janë kërkues të fesë, gjatë rrugës. Ata janë të lodhur nga kotësia, vakuumi shpirtëror në jetët e tyre dhe nga kërkimi i sigurisë në një botë ku "çdo gjë ikën". Ata janë rritur pa kufizime dhe po kërkojnë një drejtim, vlera të vërteta dhe norma të besueshme. Shkurtimisht këta njerëz përfaqësojnë një potencial të madh fetar. Ata mund ta kthejnë shekullin e XXI në një shekull fetar.
Pra pyetja është: a do të perceptohet Islami si një zgjidhje më e mirë se krishterimi më parë? Dhe a do të preferohet adhurimi së bashku, më shumë sesa praktikimi vetjak i fesë që tani mbizotëron? Për sa i përket pyetjes së parë, mendimi im është se krishterimi në Evropë nuk mund të përmirësohet. Jam gjithashtu i bindur se perëndimi nuk mund t'i bashkojë forcat me anë të një feje të re artificiale, një fe eklektike esperanto. Ajo nuk do të funksionojë sepse feja supozon autoritetin përtej dyshimit. Vetëm një fe e ndërtuar mbi një shpallje mund të jetë kompetente.
Për sa i përket pyetjes së dytë, jam shumë optimist, sepse brezi i ri po ushqen sërish të qenit bashkë dhe po shqetësohet gjithmonë e më shumë për fatin e 'të vetmuarve' ndërsa rriten. Kjo është në të vërtetë një prej pasurive më të mëdha të të rinjve se Islami është si një familje, ymet dhe se vëllazëria dhe motëria në komunitetin islam janë më reale, më të prekshme, sesa është mes të krishterëve ideja 'duaje të afërmin tënd',. Nëse ftohja emocionale e shoqërive perëndimore është një fakt, ashtu si unë mendoj, atëherë ymeti islam duke ofruar ngrohtësi dhe dhembshuri përmbush nevojën themelore të fëmijëve bashkëkohorë perëndimorë.
Natyra autiste e botës së kibernetikës, mjedisi që të nxit epshin, në të cilin jetojnë perëndimorët, dhe konkurrenca e vrazhdë e jetës në perëndim – nga shkolla në punë, nga puna tek marrëdhëniet seksuale - me presionin e vazhdueshëm që ekziston, kanë çuar në një gjendje ku gjysma e amerikanëve po konsultohen me të paktën një psikiatër, me të ashtuquajturin psikoanalist. Njerëzve të tillë nuk mund të mos u bëjë përshtypje fakti i qartë që shumica e myslimanëve janë të vetëkënaqur, nuk janë të stresuar, nuk janë nën trysninë e kohës së papërshtatshme, shkurtimisht janë në harmoni me Zotin, veten dhe mjedisin rreth tyre. Mendoj se për të gjitha këto arsye, shumë njerëz, të lodhur nga rutina e konkurrencës së egër, do të jenë të zellshëm për të zbuluar më shumë gjëra për Islamin.
Nëse njerëzit do ta zbulojnë këtë fe, varet shumë nga mënyra si myslimanët e prezantojnë Islamin. Në të vërtetë është Allahu, i Cili udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Shumë persona të cilët kanë pranuar Islamin, si Xhefri Leng në San Francisko, kanë hyrë në Islam pa pasur një kontakt të mëparshëm me myslimanët, por vetëm nga leximi i Kuranit. Por në përgjithësi Allahu përdor myslimanët si mjete të dauas së Tij. Si fillim dua të përmend se çfarë duhet të bëjnë myslimanët në mënyrë që të përhapin Islamin. Ky rekomandim mund të përmblidhet me një fjali: prezantimi i Islamit si një kontribut i madh për shërimin e shoqërisë dhe qytetërimit perëndimor dhe si një mjekim i mirë për fatkeqësitë më të rënda të cilat po shkatërrojnë Oksidentin. Unë po bëj thirrje për vetësiguri dhe masa pro-aktive, jo për një qëndrim shfajësues dhe reagime mbrojtëse. Për të mos u shfaqur si dikush, i cili po kërkon diçka, por si dikush që ka diçka për të ofruar.
Dhe përveç atyre që kam përmendur deri tani, kemi shumë për të ofruar:
a) Koncepti mysliman për Zotit – i Vetmi pa shok dhe i pakrahasueshëm, imanent dhe transcendent, përtej kohës dhe hapësirës, e vetmja qenie që ekziston vërtet – është koncepti i vetëm që do ta kënaqë njeriun modern të edukuar. Teuhidi, monoteizmi pa zbukurime, është pasuria jonë më e madhe!
b) Asnjë qytetërim nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë nga shkatërrimi i strukturave familjare ashtu si po ndodh aktualisht. Familja po sulmohet, madje dhe nga shteti që bën gjithçka për t'u dhënë shtysë lidhjeve jashtëmartesore. Shkalla e divorcit është tmerrësisht e lartë. Gjysma e familjeve drejtohen nga 'beqarët', përfshirë dhe gratë që duan fëmijë, por jo bashkëshort. Një pjesë e madhe e fëmijëve po rriten pa baba. Se sa të paekuilibruar janë shumë fëmijë tregohet nga prirja e tyre drejt dhunës. Respekti për më të mëdhenjtë dhe për familjen është shumë i ulët, saqë tani është e mundur në Amerikë që fëmija të kërkojë ndarjen nga prindërit e tij të padashur. ثshtë e qartë se familjet myslimane janë nën presion, duke pasur parasysh ndikimin e globalizimit, presionin ekonomik dhe ndikimin e televizionit. Megjithatë prapëseprapë, familjet myslimane janë në përgjithësi më të lidhura dhe krijojnë më shumë siguri se familja mesatare perëndimore. Kjo është një pasuri që myslimanët duhet ra rrisin.
c) Rreziku i dytë ekzistencial për shoqërinë perëndimore është përhapja e dhënies pas duhanit, alkoolit, kokainës, LSD-së (drogë e fuqishme) dhe llojeve të tjera të drogës, por gjithashtu dhe pas televizionit dhe internetit. Pa e zmadhuar çështjen mund të themi se perëndimi është shumë i dhënë pas këtyre gjërave. ثshtë e trishtueshme të shohësh njerëz, të cilët nuk mund ta përballojnë jetën pa atë gotë, hape, apo cigare. Faktikisht këta njerëz po praktikojnë një formë të re shirku. Ata janë robër të diçkaje tjetër, përveç Zotit dhe kjo bëhet edhe më e qartë nëse ata mundohen të zbatojnë rregullat gjatë ramazanit; por ata nuk munden sepse nuk mund ta drejtojnë më veten e tyre.
Myslimanët mund të jenë krenarë se ata janë nga pikëpamja strukturore të kthjellët; janë gjithmonë të gatshëm, vigjilentë, nuk e kanë asnjëherë mendjen ose gjuhën të ngatërruar dhe nuk janë asnjëherë fajtorë për aksidentet fatale rrugore nën ndikimin e alkoolit, drogës etj. Pothuajse gjithçka e tregon qartë se Islami është një mënyrë alternative e jetës, e aftë ta shpëtojë perëndimin nga vetëshkatërrimi.
d) Shoqëritë perëndimore kërcënohen nga brenda nga format e ndryshme të paragjykimit etnik, racizmi, shovinizmi dhe diskriminimi i feve të tjera. Historia e tyre e skllavërisë është akoma e dukshme në Shtetet e Bashkuara. Luftërat e shumta që janë zhvilluar deri kohët e fundit në Evropë dhe në Amerikë kane filluar për shkak të këtyre paragjykimeve.
Duke pasur parasysh këto fakte, perëndimorëve të përgjegjshëm mund t'u duket si parajsë, kur ata e kuptojnë se Islami, të paktën në teori dhe gjithashtu kryesisht në praktikë, është feja e vetme që ka zgjidhur problemet e racës dhe të pluralizmit fetar; duke bërë të rëndësishme besimin e thellë dhe jo ngjyrën, duke pranuar këdo në të njëjtin ymet dhe duke i toleruar fetë e tjera përzemërsisht.

Kur Malkolm X zbuloi natyrën multiraciste të ymetit, ky ishte për të zbulim. Le të përfitojmë nga ky virtyt duke e jetuar atë, duke bërë që ngjyra, rangu shoqëror, gjuha dhe dallime të tjera të ngjashme të mos ekzistojnë mes nesh. Milionë afro-amerikanë e kanë zgjedhur Islamin sepse Bilali ishte me ngjyrë. Përse nuk duhet miliona njerëz a ndjekin atë nga fakte të tilla?
Mbresëlënëse është gjithashtu dhe shfaqja e pluralizmit fetar që gjendet në Kuran (5:48 dhe 2:256). Kjo tolerancë e rëndësishme, që u urdhërua dhe u praktikua 1400 vjet para Lëvizjes së Përgjithshme Botërore moderne – është kaq e jashtëzakonshme në sytë e perëndimorëve, saqë ata vetëm mund ta lartësojnë atë. Gjithçka që duhet të bëjmë është të kujtojmë se Greqia mbeti ortodokse gjatë 500 viteve të sundimit turk – pastaj pyesni ku janë myslimanët në Spanjë, ku jetuan ata 800 vjet para se të dëboheshin.
e) Të rinjtë ndihen të emancipuar dhe duan të qëndrojnë kështu. Ata i urrejnë hierarkitë, klerikët që mbajnë kungatat, dogmat misterioze dhe gjithçka që u kujton institucionet e kishës. Këto njerëz habiten kur zbulojnë se Islami nuk njeh kishën, papën, kungatat dhe dogmat çorientuese si mishërimi, trinia, shpëtimi në kryq dhe mëkati i trashëgueshëm. Ata emocionohen kur mësojnë se nuk ka besimtarë më të emancipuar se myslimanët, sepse ata nuk e pranojnë ndërmjetësimin kur përballen me Allahun në lutjet e tyre. Atyre u bën përshtypje kur mësojnë se çdo mysliman, pavarësisht nga rangu, kualifikohet për të shërbyer si imam.
f) Ju mund të habiteni kur dëgjoni se disiplina për çështjet e seksit, ka një notë pozitive me shumë të rinj sot të cilët priren drejt "konservatizmit bashkëkohor të vlerave". Shumë gra perëndimore, të cilat ndihen të përndjekura nga burrat në rrugë si objekte seksi, i admirojnë myslimanet, fustani dhe veshja e të cilave dërgojnë një sinjal të qartë, se me to nuk mund të luhet. Duke pasur parasysh shfrytëzimin e vazhdueshëm të grave në pornografi, sfilita, konkurse bukurie dhe reklama të qarta seksuale, shumë gra perëndimore, përkrahëse të emancipimit të grave, tani e kuptojnë se motrat e tyre myslimane ndjekin të njëjtin qëllim – dinjitetin e femrave – por janë më të suksesshme në këtë pikë.
Në këtë kontekst, qëndrimi i ashpër mysliman për abortin – duke a ndaluar atë me përjashtim të rastit kur nëna është në rrezik – fiton më shumë respekt nga grupet perëndimore "pro jetës", të cilëve u vjen keq se edhe peshkopët katolikë sot, e lejojnë abortin për çfarëdolloj arsyeje. Islami konsiderohet se ka marrë një qëndrim të qartë pro jetës, në favor të fëmijës.
Qëndrimi mysliman ndaj homoseksualizmit gëzon gjithashtu respekt nga shumica e heshtur në perëndim, që e dënon politikën perëndimore, që i lejon lidhjet mes të njëjtës gjini. Shumë studiues perëndimorë frikësohen se rritja e homoseksualizmit, përfshirë dhe martesat homoseksuale, është një simptomë e rënies, treguese e një qytetërimi që po shkatërrohet. Këta njerëz skandalizohen nga ekzistenca e dy lagjeve vetëm për homoseksualët në San Francisko. Nuk është habi që ata bashkohen me qëndrimin mysliman: të tregosh mëshirë me homoseksualët mesa duket 'të lindur', ndërsa refuzon ta trajtosh homoseksualizmin si një çështje normale në publik. Në perëndim duket se opinioni publik ndryshon mes një demonizimi puritan të seksit (madje dhe të martesës) dhe shthurjes seksuale, pa limite apo tabu. Perëndimorëve të mençur u le mbresa metoda myslimane e matur dhe e ekuilibruar ndaj natyrës seksuale dhe nevojave të njeriut. Islami nuk e shenjtëron martesën duke e ngritur në nivelin e një shenjtërie të krishterë, por e trajton këtë bashkim si një kontratë të mundshme jo të përhershme. Në të njëjtën kohë Islami e konsideron jetën seksuale mes të martuarve si ibadet d.m.th si një veprim adhurim dhe devotshmërie. Njerëzit që arrijnë ta kuptojnë se çfarë ka të natyrshme njeriu, në fitran e tij, mund ta kuptojnë se metoda e Islamit ndaj seksualizmit ka kuptim.
g) Edhe në fushën e ekonomisë, Islami mund të perceptohet si një mirësi shpëtuese. Në pamje të parë, ndalimi i ribasë (kamatës) mund të duket naiv dhe jopraktik. Por nëse e mendojmë mirë, kuptojmë se ky ndalim mund të na ndihmojë të mbrojmë thelbin e sipërmarrjes mbi të cilin ndërtohet kapitalizmi. Si ndodh kjo? Duke këmbëngulur për planifikimet financiare të ndarjes së fitimit dhe humbjes, Islami lufton mbushjen e tregut me më shumë mall sesa njerëzit kanë nevojë dhe amullinë që shkaktohet kur kapitali përdoret kryesisht në modalitetet pa rrezik.
h) Ka dhe disa tipare të tjera të Islamit të cilat mund t'i tërheqin perëndimorët të pranojnë besimin mysliman, duke përfshirë dhe aspektet shëndetësore të agjërimit të muajit të Ramazanit.
Përfundimisht të gjitha këto aspekte përmblidhen tek ndryshimi themelor mes Oksidentit dhe Orientit: cilësia e jetës e simbolizuar nga qëndrime të ndryshme drejt cilësisë dhe sasisë. Perëndimi ushqen aspektet sasiore në një pikë ku asgjë nuk ka vlerë reale d.m.th vlerë monetare që nuk mund të përcaktohet. Në fakt ka një mohim të përgjithshëm të vlerave të pa përcaktueshme dhe vetëm të vërtetave shpirtërore. E parë nga ky këndvështrim, jeta e perëndimorit është më shumë e drejtuar nga të pasurit, ndërsa jeta e myslimanit është e përkushtuar ndaj të qenit.
Orienti përfshirë dhe botën islame është pa dyshim i ndjeshëm ndaj kënaqësive të konsumimit, i transportuar nëpërmjet globalizimit. Por në këtë rajon, aspektet cilësore të jetës akoma vlerësohen mbi ato sasiore. Në të vërtetë, kjo cilësi e jetës – vetëpërmbajtja, koha e lirë, soditja, miqësia, mikpritja - si një çështje islame duhet t'i bjerë kambanës për shumë perëndimorë të frikësuar nga materializmi. Ashtu siç e pamë, ka shumë arsye përse Islami mund dhe duhet të perceptohet si një antidot kundër shumë të metave perëndimore. Si rrjedhim Islami mund të bëhet ideologjia kryesuese e shekullit XXI.
Por ka edhe faktorë që punojnë në drejtim të kundërt. Myslimanët nuk e kanë arritur akoma ndokund sistemin e vërtetë ekonomik mysliman. Qëndrimet e tyre mbi çështjet vendimtare të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, janë akoma shumë të paqarta që të jenë bindëse. Dhe sistemet e tyre arsimore në disa aspekte janë akoma mesjetare.
Për më tepër, sjellja e tyre është shpesh kundërvepruese ndaj përpjekjeve të tyre të Dauas. Në perëndim shumë emigrantë myslimanë, veçanërisht nëse janë analfabetë, nuk janë të aftë ta projektojnë besimin e tyre. Ata kanë tendencën të krijojnë grupe të ngushta etnike, duke shkaktuar një lloj getoizimi. Duke mbrojtur qytetërimin e atdheut të tyre – ushqimin, veshjen, muzikën, zakonet shoqërore dhe gjuhën, ata e kthejnë Islamin në diçka me interes folklorik, vetëm për mjedisin e tyre.

Me e keqja është se disa emigrantë duken të interesuar vetëm për vendin e tyre të origjinës, ku duan të kthehen sa më shpejt. Një turk në Gjermani, i cili do të ri-islamizojë Turqinë është pak a shumë i humbur për të bërë daua në shtetin pritës.
Duke qenë se disa njerëz mundohen ta përhapin Islamin në perëndim, ata shpesh i japin atij një paraqitje të ashpër, juridike, madje dhe talmudike, saqë perëndimorët befasohen nga mungesa e natyrës shpirtërore. Kjo formë duket se vlerësohet mbi thelbin dhe shumë shpesh çështjet më pak të rëndësishme, trajtohen si kryesore.
Për të gjitha këto arsye prania e punëtorëve myslimanë për sa i përket fesë, ka shumë pak ndikim tek fqinjët e tyre perëndimorë.
Gjithashtu është dhe një faktor tjetër që mund ta pengojë Islamin të mbizotërojë: dhuntia e njeriut për të shmangur çështjet duke u kthyer nga ana tjetër. Një i sëmurë, dhe perëndimori është i sëmurë, jo vetëm që duhet ta pranojë se është i sëmurë, por duhet t'i pijë ilaçet dhe jo t'i lejë në komodinë. Mprehtësia është gjë tjetër dhe veprimi është tjetër. Presidenti shtetëror gjerman, Roman Herzog, ka thënë: "Problemi ynë nuk gjendet tek njohja, por tek zbatimi".
Kurani tregon shumë histori për shtetet që nuk arritën të kuptojnë shenjat dhe refuzuan të gjitha paralajmërimet, deri sa qytetërimet u shkatërruan. Ka mundësi që dhe bota bashkëkohore perëndimore nuk do të ketë kurajën dhe vendosmërinë të ndryshojë drejtimin në mes të rrugës dhe të zgjedhë mënyrën e jetesës islame. Nëse kjo ndodh, pasi vetëm kohët e fundit ka triumfuar mbi komunizmin, edhe perëndimi mund të shkojë drejt vetëshkatërrimit; si një viktimë e kontradiktave të saj të brendshme, prej të cilave më shkatërruesja është hyjnizimi i njeriut.
Kjo do të ndodhë nëse perëndimi nuk e pranon sërish Realitetin e shenjtë, transcendental, që është Allahu, dhe të fillojë të jetojë sipas vlerave absolute dhe normave hyjnore ashtu si u shpallën në Kuran dhe u përforcuan nga Suneti i të dërguarit të fundit të Allahut.

Burimi: vizion-islam.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top