LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Instituti Friedrich Lofler në Gjermani është një nga katër institucionet më të mira, me nivelin më të lartë të sigurisë ku viruset vdekjeprurës prodhohen dhe testohen çdo ditë.
Ky laborator jo vetëm që është i mbyllur për opinionin, por gjithashtu konsiderohet si më i rrezikshmi në botë, e për të hyrë në ishullin e vogël Rims në të cilin ndodhet ky institut, duhet të kaloni përmes digës për në Detin Baltik. Si masë sigurie, në rast se vjen deri te shpërthimi i ndonjë virusi, atëherë mbyllet diga.
Punonjësit duhet t’i nënshtrohen një procedure rigoroze të hyrjes dhe daljes, që përfshin “dushin kimik” dhe rrobat mbrojtëse. Në fakt atje eksperimentohet me viruset më vdekjeprurëse që njerëzimi i njeh, përfshirë Ebolën dhe virusin e gripit të shpendëve.
Por një nga fokuset kryesore të laboratorit janë zoonozat, sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit dhe anasjelltas. Ky laborator është krijuar në fillim të vitit 1910 për të kryer hulumtime të sëmundjeve të dorës, këmbës dhe gojës që shkaktoheshin nga virusi A i tipit Koksaki.
Gjatë dekadave ky Institut është përdorur për një sërë qëllimesh duke përfshirë zhvillimin e armëve kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore, hulumtimet e vaksinave gjatë Luftës së Ftohtë dhe hulumtimet për mirëqenien e kafshëve dhe blegtorinë. E me kalimin e viteve edhe e fitoi epitetin e “Ishullit të Murtajës”.
Në vitin 2010, Instituti përfundoi ndërtimin e një sërë laboratorësh të rinj që klasifikohen në nivele të biosigurisë, siç ndodh rrallë në botë. Ky Institut është gjithashtu një nga dy të vetmit në botë, që ka kapacitete dhe kushte për kryerjen e studimeve të mëdha mbi kafshët siç janë derrat.
Dita