Ishulli me vetëm 6 banorë shpallet më i miri në

Hera

Έτερος εγώ
auto_flatey1570116094.jpgIshulli me vetëm 6 banorë shpallet më i miri në botë

Një ishull pa vetura në Islandë me vetëm 6 banorë të përhershëm është emëruar si më i miri në botë.
Ishulli Flatey, i cili gjendet në bregun veri-perëndimor të Islandës dhe është i gjatë vetëm rreth 2 kilometra, ka arritur ta zë vendin e parë në listën e “Big 7 Travel” për 50 ishujt më të mirë të vitit 2020.
Vlerësimi për përzgjedhjen e ishullit më të mirë është bazuar në një kombinim të votave të lexuesve, nga mbulimi i mëhershëm media, por edhe nga përvojat e udhëtimit të vet stafit.
Megjithëse Flatey është mjaft i heshtur në dimër, numri i vizitorëve arrin deri në 9,000 gjatë muajve të verës ku njerëzit shkojnë për të qëndruar në shtëpi verore dhe për ta shijuar numrin e vogël të popullsisë.
Në këtë ishull gjenden më shumë se 35 specie të zogjve, ndërkaq adhuruesit e natyrës mund t’i vëzhgojnë 150 specie të luleve apo bimëve, si dhe balenat të cilat janë vërejtur në breg.
Në ishull gjendet vetëm një hotel – Hoteli “Flatey” – i cili hapet vetëm gjatë tre muajve të verës (qershor-gusht).
Ishulli njihet për bukurinë e vetmuar dhe bibliotekën e cila është e ndërtuar në vitin 1864 dhe është më e vjetra në Islandë.

zeri shqip.net
 

Attachments

  • auto_flatey1570116094.jpg
    auto_flatey1570116094.jpg
    53.5 KB · Shikime: 0
  • auto_flatey1570116094.jpg
    auto_flatey1570116094.jpg
    53.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Sa i vogel.po sikur te ngrihet nje dallg e madhe e ti permbyt?!
Hem frike kjo puna e ishujve.
 
Po sikur te bi nje termet e te permbys gjith boten e te ler ket ishull !!!???
interesante,nuk e kisha menuuu ikett gjo. ahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top