Ishulli grek kërcënon: Do bashkohemi me Austrinë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Për mediat austriake ky është një lajm shumë interesant. Një ishull i famshëm në Greqi për mitologjinë, Ikaria, kërkon që të bashkohet me Austrinë. Lajmi ka tërbuar ambasadën greke në Austri, por nuk ka zmbrapsur mediat austriake.

Ikaria ka fituar pavarësinë ndaj Perandorisë Osmane më 17 korrik të vitit 1912. Pesë muaj me radhë Ikaria ishte një shtet i pavarur, por më pas u bashkua me Greqinë. Marrëveshja 100 vjeçare me Greqinë skadon dhe Ikaria mund të marrë në konsideratë shkëputjen nga Greqia për tu bashkuar me Austrinë.

Ishulli ka 9 mijë banorë dhe ankohet se Athina zyrtare i ka harruar.

Gjatë diktaturës ushtarake, ishulli përdorej si burg për disidentët komunistë.

Nëse Ikaria shkëputet nga Greqia, kjo do shkaktonte probleme të mëdha për Athinën për shkak se deti që rrethon ishullin është shumë i rëndësishëm për industrinë e peshkimit të vendit.

Presidenti i Dhomës Federale të Ekonomisë në Austri, Christoph Leitl, shkaktoi zemërim vjet kur tha se Greqia duhet t’ia shesë ishujt Turqisë për të mbledhur para për të luftuar krizën. Por banorët e Ikaria-s kanë një propozim tjetër: pse Turqia dhe jo Austria?


ikaria.gif


Ikaria.jpg

gazetatema
 
Back
Top