Ishte e varur nga interneti, hakmarrja e tmerrshme ndaj nënës që donte ta rehabiliton

Guest2

Antarë i Respektuar
Interneti është një lloj “droge” që krijon varësi. Një rast i regjistruar ditët e fundit në Kinë ka të bëjë pikërisht me këtë varësi, që ka çuar në një krim monstruoz. Një adoleshente me banim në provincën Heilongjiang ka arritur të vrasë nënën e saj, e cila e kishte dërguar në një qendër rehabilitimi kundër vullnetit të saj për ta “shëruar” nga varësia ndaj internetit.

Policia ka arritur të zbardhë krimin pas detajeve të gjetura në ditarin e vajzës 16-vjeçare me pseudonimin Chen Xinran. Si hakmarrje ndaj përpjekjes së nënës për ta shkëputur nga varësia ndaj internetit, e bija e ka lidhur dhe e ka mbajtur të mbyllur në një dhomë pa ushqim dhe pa ujë për tetë ditë me radhë derisa ka ndërruar jetë.

Varësia

Vajza ishte dërguar me forcë në Akademinë për Mbrojtjen nga Shkenca dhe Teknologjia, një qendër rehabilitimi që pretendon se ka kthyer në rrugë të mbarë mbi 7 mijë të rinj që nga viti 1996, kur është hapur. Chen Xinran paraqiste një nga rastet më të vështira, pasi ishte “ngjitur” me kompjuterin, kishte lënë shkollën dhe nuk bënte asgjë tjetër gjatë gjithë ditës veçse lundronte në internet.

Të gjetur në këtë situatë, prindërit kinezë, të cilët i japin një prioritet të madh shkollimit të fëmijëve, e kanë dërguar vajzën në qendrën e rehabilitimit. Por siç shkruan ajo në ditar, atje është keqtrajtuar, privuar nga gjumi dhe dhunuar fizikisht. Për këtë arsye, është arratisur me një qëllim të qartë në mendje: të hakmerrej ndaj prindërve.

Pas krimit dhe botimit të këtij rasti në gazetë, shumë ish-klientë të kësaj qendre rehabilitimi kanë pranuar se janë dhunuar dhe mbi ta është përdorur me raste edhe elektroshoku. Këto rrëfime kanë hapur një debat të madh mbi sistemin e edukimit në Kinë.

/ G.SH/
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top