Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje”. Fëmijëria në vitet ’60 e rrëfyer plot nostalgji…

“Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje”. Fëmijëria në vitet ’60 e rrëfyer plot nostalgji…​

0EE73AD2-F11B-4209-8F0C-7AC602D60BBE.jpeg

“Unë kam lindur në vitet ’60 dhe duke parë fëmijët e sotëm, mund t’ju them se jam realisht i lumtur që kam lindur në ato vite. Nuk kishim në atë kohë celularë, Facebook, Tëitter, Tumblr apo Instagram dhe kur duhej të takoheshim për të luajtur, trokisnim në portën e shtëpisë së shokut tonë dhe pyesnim nënën e tij nëse mund të zbriste për të luajtur.

Ne nuk kishim rroba të shtrenjta, që stiluara prej stilistëve të njohur. Edhe ato pak veshje që kishim, ndotnim çdo ditë duke luajtur. Jemi rritur me këngët e vjetra të Vaçe Zelës, dhe fjalët e këngëvetë saj i dimë përmendësh edhe pse kanë kaluar shumë vite. Kemi luajtur hapa dollapa (tashmë e quajnëkukamfshehti ), futboll, bënim mundje miqësore më shokët tanë.

Deri në moshën 14/15 vjeçare nuk na interesonte gjinia e kundërt: të gjithë ishim miq. Ne emocionoheshim nga një puthje në faqe. Ndërtonim kasolle me gjithçka që gjenim, luanim shtëpiash në lagje.

Tashmë e kuptoj se fantazia është gjithçka. Nuk kishim videolojëra, vetëm kukulla dhe topa dhe arrinim tëkënaqeshim maksimalisht edhe vetëm me to. Të vetmet shaka që dinim ishin barsaletat me gjermanin, italianin dhe shqiptarin. Në ato vite nuk kishte iPod apo Spotify, ama kishte kaseta që nuk e kthenin dot këngën mbrapsht, por ne i nxirrnim nga kasetofoni dhe i kthenim shiritin mbrapsht me gisht, ose me ndonjë stilolaps.

Kur errësohej e dinim se duhej të ktheheshim pa na thërritur të shtëpisë, në të kundërt do të na bërtisnin prindërit. Kishte raste edhe kur e shkelnim këtë rregull të pashkuar. Momenti i kthimit do të kishte gjithmonë të bërtitura, pasi ne i ndotnim rrobat, ama ato ishin fjalë që nuk na preknin aq shumë, krahasuar me kënaqësinë që kishim fituar duke luajtur.

Ishim të vegjël dhe nuk pretendonim të ishim të mëdhenj, as nuk prisnim të bëheshim të tillë. Jetonim në një botë ku ndjenjat kishin më shumë rëndësi se dukja, ku fotot e drekës nuk publikoheshin në Facebook, por vaktin e drekës e shijonim me familjen, sepse familja ishte gjithçka. Jepnim puthje të vërteta, nuk komentonim me buzëqeshje nëpër foto dhe kur thoshim “Të dua”, e thoshim me sinqeritet. Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje …”
b:bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back