Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Ish-zëdhënësja e Hagës shokon me deklaratën: Milosheviqi është gjallë
Mbrojtja e Ratko Mladiqit e ka kërkesën e njëjtë siç e kishte ajo e Milosheviqit: e këtë s’mund ta pranojmë. Sepse, cilido mjek mund t’i bëjë letrat se Mladiqi ka vdekur, madje edhe të sjellë mjekë vëzhgues për ta konstatuar vdekjen dhe të gjitha këto me qëllim që të mos vijë deri te shqiptimi i dënimit.
Kështu ka deklaruar Florence Hartmann, ish-zëdhënësja e ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Carla del Ponte, gjatë vizitës Lidhjes së ish-të burgosurve në kampe në Bosnjë e Hercegovinë.
“Me rëndësi është që sërish të mblidhemi kur të shqiptohet dënimi për Ratko Mladiqin, që të pengojmë të ndodhë transferimi i tij në Rusi ose ndonjë marrëzi tjetër. Do të jemi vëzhgues këmbëngulës dhe nuk do të lejojmë që të përsëriten disa gjëra”, porositi Hartmann nga Sarajeva.
Deri te konstatimi për Mladiqin, lënia e mundësisë që Milosheviqi të jetë i gjallë merreshin si teori të konspiracionit dhe argëtim për publikun. Por, tregimi për Slobodan Milosheviqin bëhet gjithnjë e më pak argëtues… shkruan croative.net.
Faktet flasin se më 11 mars 2006, sipas informatave të Tribunalit të Hagës, në njësinë e paraburgimit të burgut në Sheveningen ka vdekur ish-presidenti i Serbisë dhe RF të Jugosllavisë Slobodan Milosheviq.
Pas këtij lajmi funksionarët më të lartë ndërkombëtarë, por edhe zyrtarët e Gjykatës së Hagës, reaguan në mënyrë tejet të painteresuar ndaj këtij fakti. Realisht, një përfundim i tillë i përgjigjej shumëkujt, sepse ndërprerja e procesit në Hagë përveç Serbisë – e cila gjendej para akuzës për gjenocid, u shkonte për shtati edhe shumë qendrave të tjera botërore të fuqisë, të cilat ishin të përfshira në konfliktin në ish-Jugosllavi, e të cilave u kërcënohej zbulimi, sepse po dilnin në dritë sekretet e arkivave jugosllave.
Natyrisht, të gjitha këto me kohë i dhanë krahë tregimit se Milosheviqi s’ka vdekur në qelinë e burgut në Sheveningen, porse vdekja e tij është kurdisur, për çka jepeshin prova të shumta. Askush s’e ka parë kufomën e Milosheviqit.
Pasi që Milosheviqi u varros në një vend mjaft të pa rëndësishëm, në vendlindjen e tij në Pozharevac, dhe meqë askush s’e kishte parë trupin e tij të vdekur (përveç patologëve zyrtarë) dhe duke marrë parasysh se varrin e tij sot askush nga familja apo nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk e viziton, nuk është e pamundur që edhe Milosheviqi, si dhe tërë familja e tij (gruaja, vajza, djali dhe vëllai), të jetojënë në Rusi.
Në fakt, si shkaktar i vdekjes së tij llogaritej infarkti, i cili u zbulua një ditë pas vdekjes, pas obduksionit në të cilin, krahas mjekëve holandezë, morën pjesë edhe patologë rusë, si dhe nga Akademia ushtarake-mjekësore në Beograd, kolonelët Sërbislav Iliq dhe Ivica Milosavleviq. Me rezultatet e tyre të obduksionit menjëherë u pajtuan autoritetet shtetërore në Serbi, u organizua transport urgjent dhe varrim i shpejtuar.
Raporti zyrtar i patologëve kurrë s’u publikua, ndërsa është i pabesueshëm fakti se emrat dhe adresat e patologëve nga Beogradi, kolonelëve Iliq dhe Milosavleviq, nuk gjenden në asnjë regjistër emrash apo adresash në Serbi. Katër muaj para vdekjes së befasishme Milosheviqin në Hagë e vizitoi një ekip prej tre mjekëve – kardiolog nga Franca, specialist për damarët e gjakut nga Rusia dhe otorinolaringolog nga Beogradi, i cili në seancën gjyqësore ishte dëshmitar i mbrojtjes së Milosheviqit.
Ata propozuan që Milosheviqi të shkojë për kontroll në Rusi në Institutin e njohur Bakulev, por këshilli gjyqësor në fund të shkurtit këtë e refuzoi. Pak ditë më vonë u shpall se Milosheviqi ka vdekur, ndërsa indikativë është se Borislav Milosheviqi vetim disa ditë pas vdekjes së vëllait të tij shkoi në Moskë në Institutin Bakulev.
Mjeku holandez i burgut dy javë para vdekjes në gjakun e Milosheviqit gjeti gjurmë të ilaçit rifampicin, i cili e ul efektin e barnave kundër shtypjes së lartë të cilat i përdorte Milosheviqi. Super-ekzaminimi toksikologjik i Institutit për mjekësi ligjore të Universitetit në Bon ka zbuluar praninë edhe të një bari, droperidol, i cili sipas farmacistëve hyn në grupin e anti-psikotikëve, të cilët organizmin e njeriut e çojnë në një gjendje të mpirjes, një lloj të gjumit të thellë – ngjashëm me vdekjen!
Droperidoli prodhohet në Francë, ndërsa njëri nga mjekët që e kontrolloi Milosheviqin ishte pikërisht nga Franca. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se kamerat e burgut, sipas interpretimit zyrtar, kanë qenë të shkyçura në kohën kur Milosheviqi gjoja ka vdekur. Dhe mjaft indikativë, askush asnjëherë s’ka kërkuar zhvarrosjen e tij, në mënyrë që këto teori njëherë e përgjithmonë – të rrëzohen ose të konfirmohen.
g.e
croative.net.