! - !
Once upon a time...
“Pashë një alien në monitorin tim. Ishte i gjatë rreth dy metra e gjysmë, pranë Space Shuttle dhe po fliste me dy astronautë”. ثshtë kjo dëshmia tronditëse e Clark C. McClelland, një ish-punonjës i Nasa. Në vitin 2008 kur McClelland punonte për Kennedy Space Center, Launch Control Center dhe po monitoronte aktivitetin e Space Shuttle Fleet, pa në ekran imazhet që siç thotë ai i kanë mbetur në mendje gjatë. Një qenie jashtëtokësore me formë njeriu dhe me përmasa thuajse të dyfishuara nga një qenie njerëzore. Dëshmia e tij deri më sot nuk u mbështet nga asnjë provë dhe ai u etiketua si sharlatan. Ditën e sotme kanali YouTube Paranormal Cruicible, rilançoi tezën e tij duke publikuar një video, për të cilën nuk dihet nëse është e vërtetë. Biseda ndërplanetare mes “alienit” dhe dy astronautëve zgjat pak më shumë se një minutë. Megjithatë nuk bëhet e ditur se si komunikohej mes tyre. Theksohet se “alieni” nuk kishte asnjë aparaturë oksigjeni dhe nuk ishte i lidhur me asnjë strukturë, për dallim nga dy astronautët./a.y/noa.al/