Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
bill.jpg
Hije skandali mbi Bill Clinton. Sipas zërave që po bëhen gjithnjë e më të fortë edhe ai ka pasur dhjetëra udhëtime, me atë që tashmë ka marrë emrin “Lolita Express”, avionin privat të financierit amerikan Jeffrey Epstein që ka futur në bela shumë persona VIP.

Mes tyre edhe princi britanik Andrew, avokati Alan Dershowitz që janë bërë pjesë e këtij skandali për minorene. Emri i ish-presidentit del nga ditaret e mbajtura në bordin e avionit dhe që janë publikuar nga portali amerikan “Gawker”.

Clinton ka qenë në bordin e avionit me Chauntae Davies, një aktore e filmave soft, emri i të cilës del shpesh si shoqëruese e udhëtimeve të Epstein. Ditaret e avionit tregojnë se Clinton ka udhëtuar me “Lolita Express” dhjetra herë me Ghislaine Maxwell, vajza e bosit të medias Robert Maxwell, që gjykata federale e ka si të dyshuar se i ka siguruar vajza minorene, miliarderit Epstein për festat e tij me miq të rëndësishëm.

Në 2008-ën financieri u deklarua fajtor për pedofili në Florida, por kaloi vetëm një vit pas hekurave. Sipas portalit “Gawker”, që atëherë Epstein “i kishte mbyllur” atij çështje gjyqësore me të paktën 30 vajza minorene, mes të cilave më e reja ishte vetëm 12 vjeçe.
dita
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

keshtu ja pat fillu edhe me lewinsky njher, e muren per shpifje e dikur u be realitet lajmi
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

Ky per mua eshte monomet i gjalle kombtar i Kosoves , sido qe te jete .
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

Edhe pse njihet si merakli i madh :D ... nuk e besoj qe eshte ngaterruar ndonjehere me minorene.
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

Ky per mua eshte monomet i gjalle kombtar i Kosoves , sido qe te jete .

ket nuk ja mohon asnjeri ..por dhe un mendoj si aver, se nuk ma ha mendja se eshte ngatrru ne nje qeshtj till...ka edhe till se duan te fitojn nga skandalet.
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene

keshtu ja pat fillu edhe me lewinsky njher, e muren per shpifje e dikur u be realitet lajmi

Hajt se keta nuk e kan problem ketë gjë, mos i bie ti pishman masi te thuash...:)

Keta çuditen që muslimanet e kan ne besim, deri ne kater gra ti martojnë -me kusht që tua plotësojn kushtet pastaj ti martojnë, kurse keta nje grua e kanë ne shpi, porse ajo ua lidh shum këmbet dhe kajher duhet me dal diku tjeter :)

Nje kolegë i vjeter shpesh duke ecur thoshte me zë: gruaja ime eshte fbi. :D
 
Titulli: Ish-Presidenti Bill Clinton, akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene


ket nuk ja mohon asnjeri ..por dhe un mendoj si aver, se nuk ma ha mendja se eshte ngatrru ne nje qeshtj till...ka edhe till se duan te fitojn nga skandalet.

Edhe po pati ba , une ja baj hallall , pastaj me zor sbesoj te ket bere , por ja ka pllat parat .
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top