Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Guest2

Antarë i Respektuar
page-111.jpg


E bekuar me 218 ditë diell në vit dhe me burime të bollshme uji që rrjedhin nga malet, Shqipëria është një tokë pjellore për kanabisin. Enver Hoxha, diktatori komunist që mbylli kufijtë e Shqipërisë përgjatë sundimit të tij stalinist dhe paranojak pas Luftës së Dytë Botërore, ndaloi kultivimin e kanabisit në vitin 1946.

Kjo drogë qe tregtuar lirshëm për dëfrim dhe përdorim si ilaç gjumi për fëmijë
Nën regjimin e Hoxhës, shteti mori kontrollin, duke e rritur atë si një bimë industriale për eksport, në terrenin e asaj që është sot Universiteti Bujqësor në Kamëz, një bashki në qarkun Tiranë.

“Qe kanabis i cilësisë shumë të mirë,” tha për BIRN Ahmet Osja, ministri i fundit i bujqësisë për partinë në pushtet para se komunizmi të rrëzohej në vitet 1991-92.



“Zviceranët e kërkonin sepse qe cilësi e mirë dhe për shkak se qe i lehtë. Përdoret në farmaceutikë, bimë mjekësore dhe për litar.”

Fundi i komunizmit solli një dekadë destabiliteti të dhunshëm me rebelim civil në Shqipëri dhe luftë në vendet fqinje të ish-Jugosllacisë. Armët u bënë të zakonshme, politika u bë tepër e polarizuar dhe grupet kriminale lulëzuan. Një vend anëtar i NATO-s që nga viti 2009, Shqipëria është ende duke u përballur me trashëgiminë e viteve 90 dhe me fuqinë e rrjeteve kriminale të organizuara dhe të ngulura thellë, të cilat janë përhapur në të gjithë Europën Perëndimore.

Arsovska tha se përpjekjet jetëshkurtra të qeverive të njëpasnjëshme të Shqipërisë që nga rënia e komunizmit për të ndaluar tregtinë e drogës u bënë “më shumë për famë dhe reklamë”, shpesh të motivuara nga politika e “shkopit dhe karrotës” të ndjekur nga BE ndaj vendeve të Ballkanit që ëndërrojnë të anëtarësohen një ditë në këtë bllok.

“Në përgjithësi, ka mungesë të organizimit institucional solid dhe afatgjatë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri,” tha ajo. “Krimi i organizuar jeton në simbiozë me institucionet e shtetit.”
“Adaptimi fleksibël i mbështetur në analizimin e rrugëve për të anashkaluar politikat e qeverisë kundër drogës ndihmon për të shpjeguar arsyen se pse industria e jashtëligjshme vijon të ekzistojë në Kolumbi apo në Shqipëri, pavarësisht faktit që qeveritë kanë shkatërruar disa organizata kyçe, përfshirë grupimet Medelin dhe Kali [kartelet e drogës në Kolumbi] apo grupin e Lazaratit.”

Libri i Fakteve të Botës të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, (CIA) përshkruan “prodhim të kufizuar opiumi dhe prodhim në zgjerim të kanabisit në Shqipëri” dhe thotë se organizatat shqiptare të narko-trafikut janë “aktive dhe në zgjerim në Europë”.
Mapo.
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Eshte rritur si nje bime industriale...pra jo kjo qe eshte sot ..kshu?
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Enveri kot mbolli domate e speca..me mire te kishte mbjell hashash se do i kishim pa hajrin lekut :P
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Enveri kot mbolli domate e speca..me mire te kishte mbjell hashash se do i kishim pa hajrin lekut :P

Hajrin drogerave qe krijojne varesi nuk ja shikon askush.
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Enveri kot mbolli domate e speca..me mire te kishte mbjell hashash se do i kishim pa hajrin lekut :P

Nganjehere me duket sikur flet keshtu sa per te krijuar impakt....se sma ha mendja se i mendon vertet keto qe thua.
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Me ben cudi te madhe se me renien e komunizmit Sali Berisha shkaterroi gjithcka qe krijoi ai sistem, cdo lloj "Made in Albania", ndersa drogen e trashegoi ne cdo cep te Shqiperise!!!

Edhe Rumania e rrezoi sistemin komunist por fabrika e uzina nuk prishi, sa sot e ke te prodhoje edhe makina (Dacia)...

Enveri edhe kallashin e prodhonte per ate pune, por s'vrau njeri ashtu si kane vrare disa pa e prodhuar fare...

Jo se me vjen keq per komunizmin jo, me vjen keq per "demokracine" qe eshte si shenja e mercedesit ne prapanice te gomarit!!!

...sepse vetem demokraci s'ka njohur Shqiperia me keta kana-bis ... s'kana bis ... te pa bese.
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Neveri dukej qe behej dru kohe pas kohe.

Ekziston e incizuar nje mbledhje ku gjate fjalimit i huqte datat jo me nga dy-tre dite, por me nga dy-tre dekada.
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Per pune industriale perdorej dhe ke ne. Gjyshet tona benin litar nga to madje shume litare. Si kalama, me kujtohet, atje ke lumi ku i shtrinin per tu zbutur dhe perpunuar, peshqit pesonin nje qoroditje dhe kercenin shpesh ne toke, ose ose thjeshte i zije me dore :habit:

Ama per tu perdore edhe perdorej bilem me te madhe por jo per ushqim :gjuhe:
 
Titulli: Ish-ministri: Ja ku e prodhonte Enver Hoxha kanabisin dhe ku e çonim më pas

Palle ariu bente Enveri ato kohe, koke me mend ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top