Ish-Kreu i Programit Hapesinor Izraelit-Alienet ekzistojne dhe...

! - !

Once upon a time...
Shiko fotografinë 1777498


Ish kreu i programit hapësinor izraelit: "Alienët kanë kërkuar që të mos shfaqen, njerëzimi nuk është ende gati". Trump donte t’ia zbulonte publikut"

Prof. Haim Eshed ishte drejtuesi i programit izraelit të sigurisë hapësinore nga 1981 deri në 2010. Në në rrjedhën e viteve ka marrë tre herë çmimin “Israel Security Award", dy herë për shpikje konfidenciale teknologjike.

Në një intervistë për 7 Days, botim i Yedioth Aharonoth, gazeta më e ndjekur izraelite, ai ka deklaruar: “Alienët kanë kërkuar që të mos shfaqen, njerëzimi nuk është ende gati”.


Profesor Eshed ndër të tjera, ka shtuar: "Qeniet jashtëtokësore kanë kërkuar të mos tregohet publikisht se ata janë këtu, pasi njerëzimi nuk është ende gati. Trump donte t’i zbulonte, por alienët e Federatës Galaktike thanë: "Prisni, i lini të qetësohen fillimisht. Nuk duam të krijojnë histeri masive”.

Sipas, profesorit izraelit, alienët janë duke pritur që njerëzimi të evoluojë dhe të arrijë një fazë ku përgjithësisht mund të kuptojë se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike.

Eshed, thotë se ekziston një marrëveshje midis qeverisë amerikane dhe alienëve. “Ata kanë nënshkruar një kontratë me ne për të eksperimentuar këtu. Edhe ata po bëjnë kërkime duke u përpjekur të kuptojnë tërë strukturën e universit, dhe duan që ne të jemi ndihmues dhe bashkëpunues.

Ekziston një bazë nëntokësore në thellësitë e Marsit, ku ndodhen përfaqësuesit e tyre, dhe gjithashtu astronautët tanë amerikanë.

Po t’i kisha treguar pesë vjet më parë, këto që po them sot do të kisha përfunduar në… Tani nuk kam asgjë për të humbur”, thotë Eshed.

Eshed, 87 vjeç, ka një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike nga Technion, një master dhe një doktoraturë në inxhinieri aeronautike. Në 1965, ai shërbeu në IDF Military Intelligence në pozicione drejtuese kërkimi dhe zhvillimi.

Në 1969, ai u dërgua nga IDF Military Intelligence për të studiuar për një doktoraturë në inxhinieri aeronautike në Shtetet e Bashkuara. Kur u kthye, ai u emërua shef i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të Trupave të Shërbimit Sekret.

Ai doli në pension me gradën nënkolonel. Pas shërbimit ushtarak, u punësua si profesor në Technion’s Space Research dhe në vitin 1981 u bë drejtori i parë i “Challenge Program”, një njësi e Administratës për Kërkimin, Zhvillimin e Armëve dhe Infrastrukturës Teknologjike (Mapat) në Ministrinë e Mbrojtjes, përgjegjëse për projektet satelitore.

Ai u tërhoq nga Ministria e Mbrojtjes në Tetor 2011, pasi kishte komanduar lëshimin e 20 satelitëve izraelitë.

Libri i tij më i ri është “Universi Përtej Horizontit – biseda me Profesor Haim Eshed të regjistruara nga Hagar Yanai botuar nga Yedioth Aharonoth, (The Universe Beyond the Horizon – conversations with Professor Haim Eshed) /a.k/noa.al/
 
Une ke nji nga kta alienet luj pernate counter strike :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top