Ish-ambasadori Volker: Berisha u bë si Enveri

cent

...Lontano
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, ثilliam Volker ka folur për situatën në Ballkan dhe për politikën amerikane në rajon. Sipas tij, SHBA-të gjithmonë ka dashur stabilitet në Ballkan dhe kjo është arsyeja se përse SHBA-të kanë mbështetur ndonjë lider “jodemokratik” apo një tjetër në këtë rajon.
zsvoet.jpg
Volker foli edhe për ish-kryeministrin Berisha si edhe për figurën e Hashim Thaçit. Sipas tij, ish-kryeministri Berisha u bë si diktatori Enver Hoxha në katër vitet e fundit të mandatit të tij qeverisës.

Po kështu, Volker e cilësoi qeverinë e Hashim Thaçit si një qeveri të korruptuar, por që SHBA-të e mbështesin për shkak se ai garanton stabilitet në rajon.

“Përpara një viti mendoja se punët po ecnin shumë mirë për shqiptarët, por nuk është ashtu. Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha u bë si Enver Hoxha në mënyrën se si drejtonte Partinë Demokratike por edhe qeverinë.

Ndërsa Hashim Thaçi, sipas meje, nuk është një demokrat i vërtet. Qeveria e tij nuk ka aspak seriozitet në luftën kundër korrupsionit. Nga Serbia, gjithmonë kur mendoj se në pushtet kanë ardhur njerëz më racional, pikërisht nga ata vijnë deklarata të pamatura.

Në Maqedoni nuk kam qenë për një kohë të gjatë dhe nuk e di se në çfarë drejtimi po shkon vendi”, tha ai. Volker foli disi edhe për luftën në Kosovë, duke i konsideruar shqiptarët me “fat” që në atë kohë, bota nuk po përballej me ndonjë konflikt tjetër ndaj edhe e gjithë vëmendja e faktorit ndërkombëtar u përqendrua aty, për zgjidhjen e konfliktit.

/Shekulli
 
Pe: Ish-ambasadori Volker: Berisha u bë si Enveri

Ashtu eshte mer jahuuu se luan topi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top