Irani nis të martën pasurimin e uraniumit

Kresha

A pretty face can never trick me
Irani do të fillojë të martën prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë. Pasurimi në 20 për qind i uraniumit do të bëhet në uzinën që ndodhet në Natans, bëri të ditur shefi i agjencisë bërthamore Ali Akbar Salehi në Teheran. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë do të informojë sot rreth kësaj. Udhëheqja e Republikës Islamike dëshiron ta përdorë uraniumin e pasuruar për qëllime mjekësore, citohen deklaratat e bëra nga Teherani. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad, pas përpjekjeve të dështuara për ndërmjetësim në konferencën e sigurisë në Mynih, kishte urdhëruar prodhimin. SHBA-ja dhe Gjermania kërcënuan më sanksione të ashpra./alsat-m/
 
Back
Top