Irani gati të sulmojë i pari

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51600.jpg

Veprime ushtarake paraprake kundër atyre që rrezikojnë interesat kombëtarë. Ky ka qenë kërcënimi i fundit i Republikës Islamike, si përgjigje ndaj presionit dhe izolimit ndërkombëtar në të cilin ndodhet tashmë prej muajsh. Kërcënimi, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, i drejtohet armikut të betuar Izraelit, i cili është edhe vendi që më shumë po ushtron presion mbi Teheranin sëbashku me SHBA.

Ndërkohë që dy anijet luftarake iraniane, që sipas opozitës siriane, kanë transportuar armë për ushtrinë e Bashar Al Asad, janë kthyer në Kanalin e Suezit e vijojnë rrugën drejt porteve iraniane.

Në vend vazhdon vizita e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e dyta brenda një muaji. Objektivi është të kuptohet nëse Irani është në gjendje të pasurojë uranium për qëllime ushtarake. Sipas Teheranit centralet e tyre, të cilat nuk kanë mundur të vizitohen prej inspektorëve të ANEB, e të cilat prej disa ditësh janë objekt i ruajtjes nga ndonjë sulm i mundshëm ajror, shërbejnë vetëm për prodhimin e energjisë civile.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme ka deklaruar se delegacioni i ardhur në Iran nuk ka si qëllim inspektimin por bisedime për bashkëpunimin midis Republikës Islamike dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Të Hënën Irani ka kërcënuar se do të presë furnizimet me naftë për Italinë, Spanjën, Greqinë, Gjermaninë, Hollandën dhe Portugalinë. Një ditë më përpara të njëjtat kërcënime ishin bërë në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Francës.

(ar.si/BalkanWeb)
 
Titulli: Irani gati të sulmojë i pari

Kurre nuk do t'ndodhe nje gje e tille. Asnjehere, as 1 minut te vetem, se ka sulmuar dhe s'ka patur lufte ndermjet cifuteve dhe Shiave (Irani gati 100 % shia).
 
Titulli: Irani gati të sulmojë i pari

Nuk do e sulmoje kerkush Iranin, e as Irani dikend. Iranianet jane te gatshem qe ta shesin naften e tyre ne kembim te arit. Te njejten gje donte ta bente edhe Sadam Huseini, kjo ishte arsyeja pse e sulmuan ate. Edhe Muamar Gadafi donte te bente dicka te tille, kjo eshte arsyeja qe e vrane edhe ate. Por nese ata duan te sulmojne Iranin, ndryshon puna. Nqfs behet nje gje e tille, do te provokohet nje lufte e 3-te boterore, nje lufte nukleare, e cila do t'shkaterronte SHBA & Europen.
Kjo eshte arsyeja se perse SHBA kerkon qe Irani te mos sulmohet. Neve nuk na duhet asnje diplome per t'kuptuar dicka te tille.
 
Back
Top