Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Irani burgos për 8 vjet gazetaren amerikano-iraniane

Irani burgos për 8 vjet gazetaren amerikano-iraniane

* اështja përkon me bisedimet për përmirësimin e marrëdhënieve Iran-SHBA
Nga: Parisa Hafezi

Një gazetare amerikano-iraniane e akuzuar për spiunazh, është dënuar me 8 vjet burgim, tha avokati i saj të shtunën, 5 ditë pas fillimit të gjyqit.

Burgosja e Roksana Saberit mund të jetë një burim tensionesh mes Iranit dhe SHBA-ve, në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me Republikën Islamike pas 3 dekadash mosbesimi nga të dyja palët.

Gjyqi i Saberit ka filluar të hënën në një Gjykatë Revolucionare, e cila merret me çështjet e sigurisë së shtetit.

"Ajo është dënuar me 8 vjet burgim, por do të apelojmë," tha avokati Abdolsamad Khorramshahi.

SHBA-të i kanë quajtur akuzat ndaj Saberit, një gazetare që ka punuar për BBC-në, "të bazuara" dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Saberi, 31, është nënshtetase iraniane dhe amerikane, por Teherani nuk e njeh nënshtetësinë e dyfishtë.

اështja e saj përkon me fjalët për një përmirësim të marrëdhënieve SHBA-Iran, pasi presidenti Barak Obama ofroi një fillim të ri.

Nën kodin penal të Iranit, spiunazhi mund të dënohet edhe me vdekje. Vitin e kaluar, Republika Islamike ekzekutoi një biznesmen iranian të dënuar për spiunazh ushtarak ndaj Izraelit.

Saberi, e cila ka lindur në SHBA, u arrestua në janar, sepse kishte vazhduar të punonte ndërkohë që i kishte skaduar leja e gazetares.

Prindërit e saj e vizituan në burgun Evin më 6 prill. Grupet e të drejtave njerëzore thonë se në Evin dërgohen zakonisht të burgosurit politikë.

Sipas një faqeje interneti që ka filluar një fushatë për lirimin e saj, Saberi është pasardhëse e një iraniani dhe e një japonezeje dhe ka shkuar në Iran 6 vjet më parë.

Ajo është rritur në Fargo, Dakota e Veriut, dhe është diplomuar në gazetari e marrëdhënie me jashtë. Ajo ka qenë Miss Dakota e Veriut në vitin 1997.

Uashingtoni i ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin pak pas revolucionit islamik në vitin 1979 por administrata e Obamës ka ofruar të hyjë në bisedime me Teheranin për të zgjidhur një zënkë mbi planet bërthamore të Teheranit.

Irani thotë se kërkon të shikojë një ndryshim në politikën që ndiqte Uashingtoni nën drejtimin e presidentit Xhorxh ث. Bush, i cili ka drejtuar një fushatë për izolimin e Iranit për shkak të punimeve bërthamore që Perëndimi thotë se kanë qëllime ushtarake, akuza që Teherani i mohon.

Të enjten, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Teherani kishte informuar Uashingtonin se Saberi kishte dalë para gjyqit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Ud ngriti dyshime mbi transparencën e sistemit juridik.

Zvicra përfaqëson interesat e SHBA-ve në Teheran, sepse Irani dhe SHBA-të nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Ud tha se në gjyq nuk ishte i praninësh një përfaqësues i Zvicrës.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back