Iran: Me kamxhik do të goditet aktorja e guximshme...

Lou Lou

Witch
iran-actress-sentenced-to-90-lashes-2011-10-10_l-300x217.jpg


Me një vit burg dhe 90 goditje kamxhiku u dënua aktorja iraniane Marzieh Vafamehr , për rolin e saj protagonist në filmin që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen artisët në Demokracinë Islamike.

Vafamehr ishte arrestuar në muajin korrik, për pjesëmarrjen e saj në filmin “My Tehran for Sale 2009), i cili u vu në qendër të vëmendjes së censurës.

Subjekti i filmit flet për një aktore të re nga Teherani, të cilën e ndalon policia të luajë shfaqjen e saj dhe ajo detyrohet ilegalisht të shprehë botën e saj artistike. Ky film ishte një bashkëpunim me kinematografinë australiane.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, edhe pse nuk është ndezur drita e gjelbër që filmi të shfaqet në sallat e kinemave në Iran, ai qarkullon ilegalisht nga një shtëpi në tjetrën.

Gjithsesi, aktorja ishte lënë e lirë në fund të korrikut, pas pagimit të garancisë, shuma e të cilës nuk është bërë e ditur, në pritje të vendimit që doli pak ditë më parë.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top