Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjysmëhena e Kuqe e Iranit thotë se do t’i dërgoj dy anije me ndihma në Gaza, këtë javë, në përpjekjen më të re për ta thyer bllokadën e imponuar nga armiku i Iranit, Izraeli.

Abdolrauf Adibzadeh nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit i tha agjencisë shtetëtore të lajmeve, IRNA, se tashmë u ka bërë thirrje vullnetarëve iranianë për të vepruar si punëtorë humanitarë dhe për ta shoqëruar anijen.

Dje është raportuar se Garda Revolucionare e Iranit ka shprehur gatishmëri për përcjelljen e flotave me ndihma për në Gaza, pasi nga një ndërhyrje e Izraelit në anijet për në Gaza, javën e kaluar, mbetën 9 aktivistë propalestinezë të vrarë./rel/
 
Titulli: Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza

Shpresoj te nisen ne te njejten kohe bashke me aktivitstet Turq dhe te shikojme sa i vlen Izraelit,
 
Titulli: Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza

e pse vetem dy anije,me kaq pak i lajne duart vellezerit e tyre :)
 
Titulli: Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza

e pse vetem dy anije,me kaq pak i lajne duart vellezerit e tyre :)

50 te tjera jane ne plan te dergohen nga Turqia, Siria dhe Libani. Nuk eshte puna se vellezer te kujt jane, mos valle vetem vellau vellane duhet ndihmuar apo njeriu si qenje njerezor pa dallim kombi, race apo feje ?
 
Titulli: Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza

IshAllah edhe shum e shum anije tjera te nisen , le te hekin bllokaden ato flliqsirat izraelit .
 
Back
Top