Interi e ka mbyllur me një fitore të thellë sezonin futbollistik të vitit 2020-2021.
Ndonëse ishin shpallur fitues të kampionatit prej disa javësh, zikaltërit mundën 5-1 ekipin e Udinezes në një ndeshje që shënoi vetëm spektakël pasi të dy ekipet nuk kishin nevojë për pikë.
Young, Eriksen, Martinez, Perisic dhe Lukaku e mbyllën me nga një gol sezonin që pa Interin fitues të kampionatit pas shumë vitesh.