Interesimi i islamit per familjen

braziljania

Anëtar i Nderuar
Familja është një grup i vogël,i perbere prej burrit,gruas dhe fëmijëve ndërsa shoqëria është grupi i këtyre familjeve,te cilat ne shtrirjen e tyre horizontale formojne popull ndërsa ne atë vertikale formojne histori për ata qe vijnë pas tyre.
Islami i ka kushtuar rëndësi te madhe familjes sepse te qenurit e saj ne rregull nenkupton te qenurit e jetës ne rregull.Poashtu edhe e kundërta e saj nenkupton një gjë tillë (mosqenia e saj ne rregull d.t.th. mosqenia e jetës ne rregull.)
Mu për këtë,gjejmë Kur'anin dhe Sunnetin -si dy burime bazore te Islamit- t'i kenë kushtuar rëndësi te madhe familjes,duke mos lënë te vogël e te madhe qe ka te beje me familjen pa e sqaruar ne hollesi; duke filluar nga bazat e formimit te saj,shkaqet e vazhdimesise ,mënyrën e praktikimit te saj dhe obligimet reciproke ne mes anëtarëve te saj.Meqë dy bashkeshortet,burri e gruaja,pasqyrojne berthamen e familjes,shohim se Islami bashkeshorteve u kushton rëndësi te madhe sepse ata janë protagonistet kryesor ne koordinimin e familjes dhe edukimin e saj me një edukate,ne te cilën interesi personal,cilësitë e huliganizmit e vrazhdesise janë te refuzuara qysh ne start.Me te familja zhveshet nga 'shiblat"(njollat) e injorances,paditurise,krimit derisa arrin te bëhet një familje fisnike e cila me vonë do të jetë baze e një shoqerie te ndershme e te lumtur.
Bazuar ne këto fakte,Islami parashtroi rendesine e marteses dhe nxiti atë ne shpirterat e dy gjinive;si ndjenjë se njeri për tjetrin është i domosdoshem dhe plotesues.Mu për këtë gruan e bëri pjesë te burrit ne mënyrë qe te jemi te vetëdijshëm se diç asnjeher nuk mund te pavaresohet e të mos këtë nevojë për pjesen e vet andaj nisur nga këto parime burri nuk mund te paramendohet pa grua.Ndërsa burrin e bëri baze për gruan për t'ia bërë me dije njeriut se nuk mund t'i ike asgjë bazes se vet.Thotë Allahu s.w.t"Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t'u qetësuar pranë saj…"(A'raf 189).
 
Veta ose nefsi është Ademi a.s ndërsa pala (shoqja) është Hava.Kurani ne rreshtat e vet potencon se bashkeshortet janë shprehje qe nenkuptojne një unitet,pajtueshmeri dhe lidhje ndijore(shqisore),veprore,shpresore dhe mirkuptimi.Thotë Allahu s.w.t"..ato janë prehje(mbulesë) për ju dhe ju jeni prehje për ato.."(Bekare 187).
Nga ajeti nenkuptojme se bashkeshortet janë sikur një trup i vetëm ,te cilin e mbulon një rrobe e vetme.
Kurani famelarte ve ne pah lidhjen natyrore ne mes dy bashkeshorteve ,madje duke e bërë si shenjë e ekzistimit te Allahut s.w.t dhe shenjë e begative te Tij te shumta.Thotë Allahu s.w.t"Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumenta për njerëzit që mendojnë." (Rrum 21).
Allahu s.w.t e nderoi njeriun e nuk e bëri si krijesat tjera,natyren e te cilave e percaktoi te palogjike.Jetes se njeriut i caktoi ligj,qe e ruan nderin e tij (si krijese e vecuar) duke e larguar nga skandali seksual për ta ruajtur nderin e tij e kështu edhe kerametin (vleren) me te cilën u shqua njeriu;duke bërë lidhjen mes gruas e burrit lidhje te ndershme ,lidhje te bazuar ne pajtimin e te dyve ,me akt(kurore-niqah) i cili përmban oferten dhe pranimin ,deshmitaret qe te dëshmojnë për bashkeshortesine e tyre si dhe mehrin si garance për te drejtën e gruas ne mënyrë qe te vazhdoje drejtësia mes tyre.
Kështu islami familjes ia jep vendin e merituar duke ruajtur trashegimine(pasardhesit)nga humbja ,gruan nga amorali dhe duke rrethuar jetën bashkeshortore me mure te meshires ,dashurisë ,mirkuptimit e ndersjelljes.Këto cilësi personifikojne familjen e cila jeton nën butesine ëmore(nenore) dhe perkujdesjen aterore.
 
Pejgamberi a.s nxiti për martese dhe ndaloi braktisjen e këtij institucoini te shenjtë ne jetën e njeriut.Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga Enesi r.a i cili thotë :erdhen tre veta ne shtepite e grave te pejgamberit a.s te pyesin për ibadetin e pejgamberit a.s.Kur u informuan me te,ndien ne vete se sikur ata kanë bërë pak andaj thanë:ku jemi ne ne raport me pejgamberin a.s,te cilit i janë falur mëkatet e mëparshme dhe ato te mevonshmet.Atëbotë tha njeri prej tyre:sa me përket mua(tash e tutje) do të falem tërë naten.Tjetri tha:unë do të agjeroj (çdoherë) e nuk do të ha (prishi agjërimin kurrë),ndërsa i treti tha:unë do tiu largohem grave e nuk do të kam mardhenie me to.
Erdhi pejgamberi a.s e tha:ju jeni ata qe thate kështu e kështu?Vallahi unë me se shumti ia kam friken dhe drone Zotit por unë agjeroj e ha ,falem e pushoj(flej) dhe martohem me gratë(kam mardhenie).Kush i largohet sunnetit tim nuk është prej meje".
Muslimi transmeton se pejgamberi a.s ka thënë:dunjaja (e tera) është knaqesi ndërsa knaqesia me e mirë e saj është gruaja e sinqertë".Pejgamberi a.s poashtu thotë"besimtari nuk është shperblyer me ndonjë te mirë me te madhe,pas takvase-devotashmerise ndaj Allahut,sesa gruan e ndershme,te cilën kur e urdheron e respekton,kur e shiqon e gezon ,kur i betohet për diç e permbush(betimin me sinqeritet) ndërsa kur është larg saj e ruan veten e saj(nderin e tij) dhe pasurinë e tij".(ibni Maxhe.Ne Zevaid thuhet se ne senedin e tij është Ali iben Zejd el Xhud'an i cili është i dobët dhe Uthman ibn ebi Atike,për te cilin polemizohet.Hadithi n e transmeton edhe Nesaiu nga ebu Hurejrete por ka heshte -duke mos treguar rangun e tij-.Hadithi ka perforcues-shahid- nga hadithi i Abdullah ibni Omerit r.a.Allahu e di me së miri!)
Pejgamberi nxiti martesen e hershme për mashkullin dhe femren,ne mënyrë qe ti eliminoje pasojat negative te cilat i sjell dashuria e shfrenuar dhe ilegale.Mu për këtë thotë pejgamberi a.s"nuk kemi pare diç me te mirë për dy te dashuruar sesa martesen".(ibni Maxheh.Ne librin ez Zevaid thuhet se senedi i tij është sahih dhe trasnmetuesit janë te besueshsem.Për me shumë shiqo komentimin e haditheve te ibni Maxhes nga Sendiu).
Poashtu thotë pejgamberi a.s"o turme e te rinjve! Kush ka mundësi prej jush për martese le të martohet sepse ajo(martesa) ule shiqimet,ruan organet e kush nuk ka mundësi atëherë le ta agjeroj sepse ai (agjërimi) për te është mburoje".
Pejgamberi a.s porositi për martese për te gjithë,e ne veçanti për ata qe kanë mundësi. Ne një hadith tjetër thotë pejgamberi a.s"kush është ne gjendje qe te martohet (ka mundësi materiale) por nuk martohet ,ai nuk është prej meje".
Ky vërtetë është një kërcënim i qartë për atë qe ka mundësi te martohet por nuk martohet,madje për te tillin,qe ka mundësi te martohet por nuk martohet tha se është prej vellezerve te shejtanit dhe prej njerzve me te keqinje.Martesen e konsideroi si shenjë e dashurisë ndaj tij a.s.Thotë Muhammedi a.s " kush e deshiron natyrshmërinë time le të veproje sipas sunnetit tim,dhe prej sunetit tim është martesa".
 
Pejgamberi a.s ndaloi çdo mjet,mënyrë,formë apo veprim qoftë,i cili te shpie ne shuarjen e ndjenjes seksuale.Një ditë i erdhi një njeri e i tha:A me lejon te tredhem?Tha pejgamberi a.s: agjero( e mos e be atë) dhe kërko nga Allahu nimetet e Tij"
Ndërsa sa i përket monasticizmit(murgerise apo kallugjerise),ne islam ajo ka një kuptim qe ummetit ia siguron një dobi te madhe e nuk perkufizohet ne largimin nga martesa.Pejgamberi a.s percaktoi kuptimin e murgerise ne islam e tha:çdo ummet ka murgeri e murgeria e islamit është xhihadi ne rrugën e Allahut".
Ne porosine e pejgamberit a.s kushtuar Seid el Huderiut thuhet"ke kujdes për xhihadin sepse ai është murgeria e islamit.Mos iu largo dhikrit te Allahut dhe leximit te kur'anit (kurrë) sepse ai është shpirti yt ne qiell e dhikri është (shpirti yt ) ne toke".
Me këtë peejgamberi a.s demanton thëniet e atyre qe nuk deshirojne martese,duke ua bërë me dije se kjo shkakton ndaljen e prodhimit te races njerzore,për çka muslimanet kanë nevojë shumë,sidomos ne xhihad.Ata qe braktisin martesen me arsye se janë te varfer ,atyre u themi se kurani ua demanton këtë"Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i Gjithëdijshëm."(Nur 32).
Ndërsa pejgamberi a.s thotë"martoni gratë sepse ato u vijnë me pasuri (bereqet).
Me këtë na u bëhet e qartë se ummeti islam nuk duhet ta këtë për baze gjatë marteses pasurinë a varferine sepse,sa te varferve qe u martuan Allahu ua hapi dyert e rrizkut e u bën shumë te pasur.
Ummeti është i obliguar me martese për shumë shkaqe:
-Qetesimi shpirtëror dhe trupor
-Shtimi i ummeti qe te jetë ummet i fortë para armiqve te tij.Thotë pejgamberi a.s"martohuni me ato qe janë te dashura dhe qe lindin shumë se unë do të mburrem me ju para ummeteve (tjera) ne ditën e Gjykimit".
Vërtetë,obligim i ummetit,person apo shoqeri qoftë,është qe ineteresimin e tyre tia kushtojne marteses duke mos lënë vend për dyshim nga shejtani apo armiqt( te cilët e duan pakesimin apo shfarsjen e muslimaneve nga dheu.) me pretekst se koha nuk është njëherë,pasi ti perfundoje studimet ose kur te behem i pasur.
Vërtetë sadakaja me e mirë dhe shpenzimi me i frytshem do të ishte ofrimi ndihmë një te riu qe deshiron te martohet sepse ne këtë mënyrë pakesohen te keqiat ndërsa muslimaneve u shtohet forca,nderi e krenaria.
Marrë nga revista "el fetwa,nr:100,



INTERESIMI I ISLAMIT PER FAMILJEN, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top