Inter-Milan, një derbi që vlen më tepër se Kupa

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
inter-1100x620.jpgPas goditjes së madhe të vitit, humbjes së pësuar me Atalantën, Milani do të rikthehet në fushën e lojës, në një sfidë ku nevojitet reagim. Kuqezinjtë duhet të ringrihen pas disfatës së parë në 38 javë të kampionatit, edhe sepse këtë të martë luhet derbi përballë Interit.

Dueli i drejtpërdrejtë është i vlefshëm për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Nëse fituesi nuk zgjidhet brenda kohës së rregullt, ndeshja do të vazhdojë me shtesa dhe penallti. Milani do të mbështetet te Zlatan Ibrahimovic, me yllin e sulmit që kërkon golin numër 500 në karrierë, për të cilin i nevojitet të shënojë dy herë.

Arsyet përse “Djalli” do të kërkojë fitoren janë të shumta. Nga mundësia për të fituar Kupën, te kënaqësia e mposhtjes së rivalëve të mëdhenj të qytetit. Por, ky duel shërben edhe si një test për dy skuadrat që rivalizojnë për kreun, me Milanin që mbetet në vendin e parë të Serie A dhe Interi që nuk e shfrytëzoi mundësinë për ti barazuar me pikë.

Triumfi në derbi do t’i jepte skuadrave një shtysë të rëndësishme në aspektin psikologjik, për t’u ndjerë superiorë përballë rivalëve, në garën ku çdo pikë duket e rëndësishme. Interi e kërkon suksesin edhe si formë hakmarrje përhumbjen e pësuar gjatë tetorit të kaluar. Sfida më kuqezinjtë do të shërbente për të rinisur marshimin pas barazimit me Udinezen dhe polemikave me arbitrit. Ky në Kupë është testi për derbin e kampionatit më 21 shkurt.

A2news.com
 
Ec Intri i moth. :p :p
 
Te shkuara Milan. Better next time ?
 
Ca kishte hunderri mrom? Perplasje egosh lol, por ta kishte kap pantera zeze npushim t'pjeses pare e kishte thy n'mes haha.

Ps. Xhelozo mos u merzit plako, do rrafim dhe Juven per ju n'gjysemfinale ?
 
Ca kishte hunderri mrom? Perplasje egosh lol, por ta kishte kap pantera zeze npushim t'pjeses pare e kishte thy n'mes haha.

Ps. Xhelozo mos u merzit plako, do rrafim dhe Juven per ju n'gjysemfinale ?
Hunderri meritonte te kuqen qe ne pjesen e pare.
Asnjehere nuk do i kuptoj sharjet dhe fyerjet familjare ne sport, sidomos nga nena.
Sidoqofte sipas gazzetta.it Lukaku e ka kerkuar pas perfundimit te pjeses se pare, natyrisht per sqarim....alla shqiptarçe?
 
Nena e Lukakut eshte shume smure dhe ne gjendje te rende, kjo ishte arsyja qe shpertheu Lukaku. Ibra lujti piset sepse eshte msu ti hapin rruge kudo qe ka shku, por me Lukakun nuk i eci.
 
Nena e Lukakut eshte shume smure dhe ne gjendje te rende, kjo ishte arsyja qe shpertheu Lukaku. Ibra lujti piset sepse eshte msu ti hapin rruge kudo qe ka shku, por me Lukakun nuk i eci.
I eci me arbitrin ama qe i degjoi te gjitha dhe beri veshin e shurdher.
Sidoqofte edhe ne mediat e huaja kane komentuar qe kurre nuk e kane pare Lukakun si mbreme, zakonisht eshte shume i qete.
 
Millani u perpoq po snuk fare Faqa.. ?
 
E pash cfare kishte ndodhur dhe nuk mpelqeu aspak sjellja dhe provokimi i Ibras.

(real madrid fan :p)
 
Snuk se doli ibra me t kuq ?‍♂️

@Darius po qysh bre ene mthu se je tifoz i milanit ene i le me t'shajt skuadren?!
Ibra a kaqol, Mgjth si i thon dhimja n’forc ene me krah t’leht anej ka Brindizi ?
 
Pati interi ksaj ralle.... Fat dmth ? ?
Interi ska pat Faqa me kohe or taj, por ne loje pati pak bole dashi.. lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top