LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Inteligjenca artificiale ka ndryshuar dhe shpesh herë përmirësuar ndjeshëm shërbimin e aplikacioneve më të përdorura, qoftë edhe rrjetet sociale.
Por kjo teknologji jo vetëm është “artificiale”, por edhe larg perfeksionit, dhe nuk mungojnë gafat, ku disa prej tyre mund të jenë të pafalshme, duke krijuar polemika.
Si në rastin e një video krejtësisht normale të botuar nga e përditshmja britanike Daily Mail, që pasqyronte një debat të një personi me ngjyrë me disa persona të bardhë dhe agjentë policie.
Por të gjithë atyre që videon e shihnin nga platforma e Facebook, në fund të saj iu shfaq tabela që zakonisht drejton në materiale të përafërta për sa i përket tematikave.
Vetëm se kësaj radhe, efekti ishte shokues. “Shihni video të tjerë me majmunë”, ishte fjalia që dilte në ekran, dhe që shkaktoi menjëherë sinjalizimet e mijëra personave, me të drejtë të ofenduar.
Normalisht, gafa nuk ka të bëj me racizëm. Thjesht inteligjenca artificiale e Facebook nuk identifikoi në mënyrë korrekte personin me ngjyrë. Kompania e Marc Zuckenberg hapi menjëherë një hetim t\brendshëm duke siguruar se gabime të tilla nuk do të ndodhin më, me përditësimin e sistemit.
Indeksonline