”Intelektualëve” të pa fe ju ka skadu afati!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

”Intelektualëve” të pa fe ju ka skadu afati!


اdo ”intelektuali” që s’e njeh Zotin i ka skadu afati! Ka perëndu koha kur është konsideru ”krenari” mohimi i Zotit dhe luftimi i fesë…!

Tashmë krenaria e vërtetë ju takon atyre të shkolluarve – të arsimuarve, që kanë tituj shkencorë dhe intelekt të zgjuar, e që rreshtohen në rreshta në xhami për ta falur namazin. Krenaria është me ta!

Ai ka kryer shkollë, ka diplomuar, posedon grada e tituj shkencor dhe shkon modest dhe i lumtur para Zotit për t’iu përkulë Madhërisë së Krijuesit të Tij e nuk lejon që shkenca ta rrebelojë prej Zotit! Ai nuk e ndanë shkencën prej fesë por i harmonizon ato në jetën e tij si është më së miri.

Ky është intelektual i vërtetë! Koha është e tyre!

Jo e ”intelektualëve” pa fe! Ata janë kancer dhe helm në popull! Ruajuni prej tyre!

Tash shohim studentë të shkencave të ndryshme, e që unë shoh për ditë, të cilët me libra të shkencave të ndryshme, prezentojnë nëpër ligjerata dhe simpoziume të ndryshme shkencore, dhe posa të thërret ezani i përgjigjen. Librat në mes të këmbëve dhe s’hezitojnë të shkëputen nga kjo botë për pak çaste për t’u lidhur direkt me Krijuesin e Madh.

Në kohën famëkeqe të komunizmit s’është ëndërruar që një student shkence të shkoj në xhami, të agjëroj, të përshëndes me ‘selam – paqe’, ndërsa tash falë mëshirës dhe udhëzimit të Zotit jo vetëm studentë, por kemi edhe profesorë – doktora të shkencave që shkojnë në xhami, agjërojnë dhe të përshëndesin me ‘selam – paqe’, prej tyre edhe sociologë që unë jam duke studiu tek ta dhe i njoh mirë. Kjo është jashtëzakonisht mrekulli! Le të marrin mësim këta tjerët!

Po e tregoj një rast timin personal kur u takova me një profesor – doktor shkence dhe më tha se më ka udhëzu Zoti që nga viti 1999 – prej atëherë fali namaz, dhe pas lufte posa shkova në xhami, më njihnin disa dhe më thanë: “A edhe ti në xhami a? Qysh ti doktor shkence po vjen në xhami, s’jemi mësu me pa si ti këtu o profesor…?!” Ju thash: “Po bash unë që jam doktor shkence – kam dije, e njoh Zotin ma shumë dhe si rezultat duhet me ju tut ma shumë dhe me adhuru ma shumë!”

Mua më la mbresa ky rast – shembull, andaj le të shërbej mësim për të zotët e mendjes.

Autor: Labinot Kunushevci

 
Back
Top