Integrimi i Shqiperise ne NATO

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Shqipëria konsideron se anëtarësimi i saj në NATO do paraqise shtrirjen natyrale te Aleances ne krahun e saj Juglindor. Pozicioni gjeografik i Shqiperise eshte i favorshem per mbushjes se koceptit te ri strategjik te NATO-s i cili eshte aprovuar ne Samitin e Washingtonit. Nepermjet MAP-it Shqiperia eshte e angazhuar te arrije objektivat e meposhtem:
  • Do te vazhdoje te permiresoje rendin dhe ekonomine e tregut duke i kushtuar vemendje te veçante permiresimit te rendit dhe luftes kunder korrupsionit.
  • Do inkurajoje dhe zhvilloje respektin per te drejtat e njeriut, duke perfshire te drejtat e minoriteteve.
  • Do te forcoje institucionet demokratike dhe si pasoje rolin e tyre ne shoqeri. Do te vendose nje administrate publike efektive.
  • Do te frocoje kontrollin civil demokratik mbi FA.
  • Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit ne rritjen ekonomike dhe do te vazhdoje reformat e saj ekonomike, veçanerisht ne fushen e privatizimit.
  • Do te vazhdoje politiken e fqinjesise se mire,veçanerisht ne konteksin e situates pas ngjarjeve ne Kosove, duke perdorur plotesisht rrjedhojat rajonale te programeve te Paktit te Stabilitetit.
  • Do te modifikioje legjislacionin perkates me qellim qe ta harmonizoje ate me sistemet standarte te Aleances.
  • Do te jete plotesisht e angazhuar qe te garantoje kontrollin e brendshem te armeve dhe çarmatimit.
Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Paktit Atlantiko-verior që nga qershori i 1992. Ajo përkrahu Inisiativën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u bërë vend antar i Partneritetit për Paqe. Me 22 Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësiprëme përbëjnë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997 Programet Individuale Speciale NATO -Shqipëri për vitet 1997-2000.

Programi i Partneritetit Individual (IPP) eshte zhvilluar qe te perkrahe programet kryesore qe burojne nga rishikimi i mbrojtjes. Ai perforcon vazhdimesine e procesit te ristrukturimit duke synuar rritjen e aftesive operacionale te FA. Prioritetet kryesore te mbrojtjes per 2002 do te fokusojne ne zhvillimin e nje strategjie ushtarake kombetare, te shoqeruar nga nje strukture organizimi, e orientuar ne nivel te larte profesionalisht, me nje numer me te vogel te FA, adaptimin e konceptit te trajnimit te forces, nje sistem menaxhimi personeli dhe nje sistem menaxhimi burimesh.
Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çeshtje kryesore bashkepunimi:
  1. Te ndihmoje Shqiperine ne ristrukturimin e FA te saj, nen kontrollin demokratik te autoritetit civil sipas planit afatgjate te implementimit.
  2. Te siguroje perkrahjen ne fusha te interesit te NATO-s dhe Shqiperise
  3. Ti jape me shume permbajtje marredhenieve me PfP ne nje afat kohor me te gjate.
Qellimi kryesor per NATO-n dhe Shqiperine ne kete IPP 2002 eshte qe te arrihen rezultate konkrete me qellim qe te demostrohen efektet pozitive te PfP. Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Proçesin e Planifikim - Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Në Shkurt 2002 do të diskutojë për Paketën e Re të tyre.
Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për Antarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për antarësim në Aleancë.

Ne 2 Prill 2008 NATO i paraqet Shqiperis ftesen per antarsimin e saj ne NATO duke realizuar endren e shumpritur te shqiptarve.

*FA = forcat e armatosura
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top