Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

INFORMATA – kusht i ekzistencës!

Me siguri keni dëgjur apo edhe pyetur veten se „çka apo çfarë e mundëson ekzistencën?“
si dhe duke e munduar të gjeni elemente që e mundësojnë atë, iu dalin me siguri shumë.
Unë, prej të gjithave do të kisha veçuar „vetitë“ e materies/energjisë. Paramendone botën
gjegjësisht materien pa veti: ajo do të ishte e njëtrajtshme. Mirëpo, s’ikurse që pranvera nuk
vie me një lule, poashtu edhe ekzistencën e bëjnë të mundur gjëra apo elemente të panumërta
ku çdonjëra ka rëndësinë e vet „jetësore“ më të madhe se tjetra për ekzistencën.

Një tjetër "veti" është krijimi dhe bartja e informatës!
Paramendone, dalni nga shtëpia dhe para se ta hudhni hapin e parë në rrugë dëgjoni një zë
dhe pas pak sekondave shihni një veturë duke kaluar: me siguri do mendoni se është
bërë një gabim: si vie zëri para dritës? Por në fakt ky do të ishte realiteti ynë krejt ndryshe
nga kjo e sotme sikur kjo të ishte e vërtetë! Do të ishte fatale sikur bartësi më i shpejtë i
informatës për momentin të ishte shumë më i ngadalshëm se zëri apo edhe objektet materiale,
sikurse se që është edhe rasti me aeroplanin supersonik. Nuk do të kishim realitet sikurse që
kemi nga se nuk do të ishim up-to-date me informatat aktuale të ndodhive. Ndryshe nga kjo,
sikur të kishte drita shpejtësi shumë herë më të madhe se tani: çfarë do të kishim?- edhe
eksplozionet e yjeve në largësi shumë të mëdha do të mund t’vërenim menjëherë posa të ndodhnin.
Siç shihet nga kjo,për momentin , shpejtësia e dritës për realitetin tonë mjafton, por për kosmosin
është një hap „i buburrecit“!

اka është informata? - Për ta kuptuar më lehtë, së pari do të themi çka nuk është: ajo nuk
është as materia as energjia e as forma por dija (informata) që ne kuptojmë nga ajo!
Psh. tërë dija që ne posedojmë në kokën tonë, pamarrë parasysh përbërjen dhe formën e
saj! Drita e një ylli që shihet nga larg sjell një informatë për ne të cilën pasandej truri jonë
e përpunon dhe nga ajo sjell konkluzën mbi largësinë, ngjyrën, madhësinë e trupit etj.

Pra kemi një dërgues, pranues dhe bartës të informatës. Pranuesi atë mandej e përpunon
dhe mundet ta dërgojë më tutje. Psh. kur dy persona bisedojnë, me anë të zërit ata këmbejnë
informata dhe kjo me një fjalë quhet komunikim! Pra, komunikim pa informatë nuk mund të
ketë!


Këtu po e përfundoj, dhe shpresoj se ka edhe shumë çka për t’u shtuar nga se kjo është
një ndër fshehtësitë që na ka ofruar natyra: se si krijohet informationi dhe kodi i gjuhës së saj
në natyrë!
 
Titulli: INFORMATA – kusht i ekzistencës!

Një video në lidhje me informatën:

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back