Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19 vjecari t

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19 vjecari të rrahi akoma

bruna.jpg?zoom=1.jpg

Një gjest human, e përtej humanes, heroik. Kështu mund të cilësohet vendimi i Lorel Canaj, infermierit të Spitalit Rajonal të Vlorës, i cili një natë më parë, sëbashku me ekipin e kirurgjisë, i shpëtuan jetën një të riu 19 vjecar.

Ai ishte në luftë të ashpër mes jetës dhe vdekjes në sallën e kirurgjisë, në Spitalin rajonal të Vlorës, dhe puna e palodhur e ekipit mjeksor ndoshta s’do të kishin bërë të mundur që një i ri të vijonte të jetonte, ishte Loreli, një tjetër I ri, që profesionin duket se e ka në gjak, e adhuron e ka qëllim, i cili bëri të mundur që zemra e një 19 vjecari të rrahi akoma.

Loreli bëri shumë, ai dhuroi gjak për të riun, edhe pse në orët në vijim do të vijonte të punonte në spital, për t’ju ofruar shërbim të tjerë pacientëve.

Loreli nuk u kursye, s’mendoi orët e gjata të turnit të natës, besoj ka menduar vetëm jetën e atij 19 vjecari, duke dhënë nga vetja jetë, gjak që i mundësuan një tjetër të riu të jetojë.

Janë këta heronjtë tanë të heshtur, si Loreli, infermier, që punën e bën me pasion, ndonjëherë edhe përtej mundësive, duke mos kursyer as veten.

Gjestin më shumë se njerëzor e heroik të Lorelit e përgëzoi në një mesazh publik në rrjetin social Facebook edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës Znj. Brunilda Mersini, e cila shkruan: “ ثshtë mesnatë, sapo dolëm nga salla ku një 19 vjecar luftoi fort me jetën! Por gjesti jot më ka prekur e më ka dhënë një mesazh shumë të fortë! Ti dhurove gjak për ti shpëtuar jetën atij, edhe pse në orët në vazhdim do jesh duke punuar. Sot kuptova pse buzëqeshja jote është e bukur; Sepse vjen nga shpirti jot i bukur! God bless u (Zoti të bekoftë!) Mirënjohje!”, e mbyll mesazhin e saj mjaft prekës Znj. Mersini.

Përgëzime Lorelit, stafit mjekësor të spitalit e drejtuesve të tij, që në heshtje, pa pompozitet, duke bërë punën e tyre plot dashuri e përkushtim, cdo ditë shpëtojnë jetë e bëjnë që Vlora jonë të jetë vend më i mirë, më i qetë, më i sigurt!
the.albanian
 

Attachments

  • bruna.jpg?zoom=1.jpg
    bruna.jpg?zoom=1.jpg
    8.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Ghaaaaaaaaaaa lol
Komunizmi bente me pak reklama per veten ghaaaa lol
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Loreli, Loreli, Loreli... qenka dashuri gazetarja ne Lorelin.

Nejse i lumt Lorelit.
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

duhen ber te njohur keto raste mbase prekin ndonje mjek te mykur qe e bo zenatin ne menyre rrobo e pa meshire , pa mision dhe pa pik ndjenje...
mesazhi i drejtoreshes me pelqej pasi ka njohur meriten dhe me pak fjale ka treguar jo vetem disponimin e pasionin e mjekut te ri por edhe ai theksi mbi buzeqeshjen e tije me le te kuptoj se nje i semure shikon dike qe i fal harmoni dhe jo tipiket mjek er alkol, xhepa medhenj e gjith turinj....
brv lorel ju brezi i ri mund te beni diferencen.. mund te ndryshoni vesin.. mund ti jepni dinjitet profesionit dhe besueshmeri mbi ju dhe istitucionin qe prezantoni...
qofsh shembull per shume te tjere...
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Kjo dmth : dhuro gjak....
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Kjo dmth : dhuro gjak....

per realitetin e mjeksise ne alb eshte mrekulli... edhe pse sdihet nese kishte nje "cmim" ajo dhurate...
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Mua me duket dicka shume e mire per te sensibilizuar njerezit qe te dhurojne gjak...
 
Titulli: Infermieri hero i Spitalit të Vlorës, cili bëri të mundur që zemra e një 19

Bravo ne fakt mbreme vone isha ne spital per nje rast dhe shifja infermjeret qe ene ne spital psikiatrik te ishin sdo ndegjohej aq zhurme sa mezi po duroja une jo ai qe ishte i shtruar ne urgjence...spo flas per ca flisnin se shte turp sinqerisht dhe mos flas per kushtet kur per te mbajt gjilperen e sorumit perdorej ngjitesja e shishes sorumit.

Bravo minister

Per kete infermierin bravo ka shume si ty por duhet te jene akoma me shume
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top