Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Inferioriteti eshte dukuria e te ndjerit me "i ulet" ne rrethana dhe situata te ndryshme. Eshte ndjesia qe krijohet kur individi ndjen peshen e tij te vogel dhe gjithashtu mungesen e besimit ne vlerat e tij.
Personi perballe tij quhet superior.

Ajo qe mua me intereson te trajtoj me kete teme eshte pikerisht inferioriteti yne i lidhur me kombesine tone. Nje lloj inferioriteti i demshem qe tashme eshte bere mode. Ka marre nje forme aq te rende saqe thjesht te qenit shqiptar te nenkuptonte vete inferioritetin.

E ndjej kete semundje cdo dite mes shqiptareve. Duke filluar qe tek emrat e pervecem, qe kemi filluar ti bejme si te botes "superiore", emrat e bizneseve te ndryshme, gjuha e perditshme e folur, hedhja poshte e cdo vlere qe mban firmen shqiptar, hedhja qesharake e figurave te kombit, lufta e hapur armiqesore ndaj shqiptareve qe ndrisin e sherbejne kudo neper bote sot, semundja e mankthshme e ndjenjes ksenocentrike qe rritet dita-dites...

Pse te dashur bashkekombas duhet te ndjehemi inferiore ?
Perse kultura jone te na duket e prapambetur ? Perse ta duam kulturen e te huajve, pa njohur ende mire kulturen tone ? Perse te hedhim poshte dhe te perbuzim traditat tona te vyera qe kane mbijetuar ne shekujt me te erret e te pergjakshem te historise njerezore ?

Perse inferiore , pse jo superiore ? Perse pesimiste dhe jo realiste ?

Nuk ka vend fare per tu ndjere superior anembane botes kur i drejtohesh vetes me emrin SHQIPTAR ?
 
Attachments

  • albania_flag.jpg
    albania_flag.jpg
    20.7 KB · Shikime: 15
  • albboy3kk.jpg
    albboy3kk.jpg
    72.3 KB · Shikime: 11
Nje realitet i hidhur. Une do ta lidhja nje inferioritet te tille me mendimin e gabuar te shqipetareve qe ne shqiperi nuk jetohet, qe ne shqiperi nuk mund te arrish sukses dhe te behesh ai qe do. Vertete qe kushtet ekonomike dhe sociale jane te veshtira por askund nuk jane te thjeshta, askund nuk do te gjesh rrugen e shtruar per tek suksesi dhe arritjet gjithmone dhe gjithkund do te duhet te besh perpjekje maksimale dhe te mos lekundesh nga sfidat e jetes.

Fatkqesia me e madhe eshte se shqipetaret ne pergjithesi gjejne shume kohe per te humbur, ku ne te vertete mund te ishte perdorur me me efikasitet. Psh...Pse te harxhosh 3 ore ne kafe ne dite, kur po ti kishe bere ato pune do te kishe kursyer shpenzimet ndersa ishe ne kafe dhe do te kishe fituar te tjera. Apo qofte edhe per te kerkuar per pune. Jemi shume neglizhent ndaj kohes dhe menazhimit te saj.

Nje tjeter aspekt eshte qe thjeshte heqim dore nga optimizmi qe ne shqiperi mund te behesh po aq i mire, po aq i sukseshem sa diku tjeter. E verteta e hidhur eshte se ne shqiperi duhet te kesh lidhje per te arritur ne pune te rendesishme apo qofte edhe institucione te ndryshme duke perfshire edhe ato edukative. Por nje cun/goce me vullnet te pamposhtur s'mund ta ndaloje asjge, nje qe nuk di te kenaqet me arritjet e tij/saj.

Gjithashtu do te doja te citoja qe natyra e shqipetarit eshte shume e hapur per te adoptuar te huajen, per tu ndjere rehat me te dhe per ta vleresuar ate, fatkeqesisht duke lene pas ate te veten.

Mbase eshte e vertete qe per te kuptuar dhe per tu bere shqipetar i vertete shqipetarit i duhet per te shkuar jashte qe vertete ta kuptoje dhe te dije ta vleresoje ate qe ka, rrenjet, kulturen, gjuhen dhe identitetin e tij.
 
teme e bukur
nostra ke shume te drejte pasi po humbasim indentitetin tone imagjinojeni arbereshet e italis apo shqipetaret e ukraines duhet ta kishin zhdukure fare gjithcka shqipe
cfare me bene pershtypje per mua eshte emrat dhe gjuha e huaj qe perdoret neper TV personazhe te ndryshem te rendesishem ne jeten shqipetare
vetem urojme zotin qe nje dite ky shkatarrim ,n q se do ta quanim keshtu ,qe po i behet gjithckaje shqipetare te ndalet dhe kjo ditet me mire te jete sa me shpejte
gjithashtu jame dakorte dhe me alfoncin se ne me mire rrime kafeneve gjithe diten dhe shpenzojme se sa te shkojme te punojme ne cfardo pune qofte
 
une mendoj qe shqiptaret qe jan jashte(flas per te pakic qe njoh)....nuk e ndjien veten aspak inferior e te qenit shqiptar......eshte e vertet qe kemi aftesine qe ti pershtatemi me shume se te tjeret dhe te integrohemi me shpejt ne rregullat dhe kulturat e te tjereve......po kjo nuk do te thote qe harrojme te jemi shqiptar.....bile mendoj qe ne qe jemi me jasht jemi me krenar qe jemi shqiptar se ju qe jetoni ne shqiperi........sepse juve ju takon te hasni dhe perballoni me shume kushtet e veshtira qe jane ne shqiperi dhe veshtiresit ekonomike per shkak te shtetit tone te degjeneruar dhe qeverive tona hajdute.......kurse ne e shikojme shqiperin si nje parajse shplodhese,ku duam te gjejme qetesine e gjithe kesaj lufte qe po bejme ne emigrim.....di edhe shume raste te tilla kur shqiptaret e kan per turp te jene shqiptare.......por keta lloj njerzish jane inferior te lindur....edhe po te ishin ne shqiperi do ishin inferior ndaj dikujt tjeter.......keta jane njerez servila dhe te ceket......dhe jan njerez te urryer edhe nga vet familjaret e vet.......ndjenja e patriotizmit nuk na mungon.........por jane disa shembuj te keqinj te disave qe na ben te ndjesh turp qe je shqiptar.......
 
Me kete teme,Nostra me kujtove nji studim qe asht bere ketu ne Amerike nga nji Institud Studimesh.Institui,shkoi ne nji Universitet te degjuar ne fillim te vitit shkollor dhe beri nji test Inteligjence ne gjithe studentet e vitit te pare.Pas perfundimit dhe kontrollit te testit,komisinoi i vleresues i dha nji liste me 10 emrat fitues drejtuesit te Universitetit.Ne fund te vitit shkollor,Instituti beri nje test te dyte dhe nga vleresimi doli qe 10 studentet e fillimit te vitit ishin prape 10 me te zgjuarit.Cfare kishte eksperimentuar Instituti?
10 studentet me inteligjente te fillimit te vitit ishin vendosur kot ne liste.Instituti donte te provonte se si ndikohej inteligjenca njerezore nese nje person do te percaktohej me i zgjuar nga te tjeret,por pa u ditur faktikisht nese ishte i tille apo jo.Ata ne fund te vitit kur u be vleresimi i vertete i nji testi Inteligjence dolen vertet me te zgjuarit.
Perfundimi i ketij eksperimenti vertetoi qe inteligjenca njerezore mund te manipulohet.
 
Njdenja e inferioritetit bën pjesë në pjesën e Gjykimit. Krahasimi që i bëhet Shqipërisë në gjëndjen e saj politiko-shoqërore aktuale është dhe gjykimi jo i mirë dhe i gabuar që krijon në mënyrë sipërfaqësore rinia e emigruar dhe jo vetëm ajo, e cila duke pasur mbi kurriz vuajtjet dhe dëshirat e saj për një Shqipëri të bashkuar, të lirë dhe demokratike ka bërë të vërë në harresë kulturën, traditat, mitet dhe gjuhën e mirëfilltë dhe origjinën e largët të Shqiptarëve.

Ne Shqiptarët nuk kemi pse të ndihemi inferior por sigurisht dhe ndjenja e superioritetit nuk më duket e drejtë të mbizotëroj si ekstrem. Kombësia jonë është e pastër, kultura jonë është e pasur dhe mitet tona janë të shumtë. Kohërat e këtij shekulli po corentiohen dhe diskriminimi i ulët që na bëhet shpesh herë nëpër botë duke na identikuar me individë, si kriminel dhe jo të këshillueshëm për tu pasur shoqëri është një njollë jo e mirë që i vihet emrit tonë Shqipëtar. Ne duhet të jemi më krenar dhe të shpalosim dhe të përhapim ndjenjën, shpirtin dhe traditën e bukur që na karakterizon.

Kjo duhet nisur nga baza që është vëndi ynë Shqipëria....ne që jetojmë në Shqipëri, pra shqiptarët që jetojmë këtu(duke u nisur nga shtresat më të larta të shtetit tonë) duhet të shpërndajmë tek rinia shqiptare dijet dhe ti mësojmë të jenë kokëlart duke i dhënë studimet e Shqipërisë......të harrojnë inferioritetin, të cilin asnjë vënd në botë mendoj unë se sduhet ta ndjejë e aq më shumë inferioritet kombëtar.

Shpesh kjo vjen edhe nga mosdija, pra nga mungesa e njohurisë......ndërsa banalizimi i përditshëm i gjuhës tonë, i të dukurit tjetër nga ai që je, kjo është për mua inferioriteti i vërtet...të bësh mendjmadhin dhe të bukurin duke u sjell si i dalë nëpër botë është pasiguria që ke me veten.

P.s Kjo ishte përgjigja ime, shume flesh madje....sa e lexova temën shkrojta pa u menduar shumë....duke jetuar në Shqipëri e shoh këtë gjë në këtë mënyrë dhe i bashkohem mendimit e pyetjeve të hapsit të temës....................................Jashtë shtetit kam qënë si mysafire dhe ajo që kam parë është se e fshihnin ndonjëherë identitetin vetë shqiptarët, ndoshta nga frika, ndoshta nga ndjenja e inferioritetit, këtë nuk e di..............Por di që mua edhe taksisti i Greqisë ma mori vesh që jam Shqiptare nga Elbasani.:lexim:....Cudia e tij e ka bërë të më pyesë më shumë...Dhe për mua .Kjo ishte mburrje, të thosha se jam Shqiptare që po flas për vëndin tim :D

Por ndoshta une e kisha më të lehtë të thosha këtë gjë atje sepse nuk do jetoja me ta, nuk do isha atje shumë vite...as do punoja apo të kërkoja të mbijetoja në një vënd të huaj.
Mendoj se është e vështirë të ndërtosh jetën në një vënd të huaj, ku sdi gjuhën dhe ku ti shihesh me përcmim dhe rracizëm të përditshëm.
 
Redaktimi i fundit:

Pse te dashur bashkekombas duhet te ndjehemi inferiore ?
Perse kultura jone te na duket e prapambetur ? Perse ta duam kulturen e te huajve, pa njohur ende mire kulturen tone ? Perse te hedhim poshte dhe te perbuzim traditat tona te vyera qe kane mbijetuar ne shekujt me te erret e te pergjakshem te historise njerezore ?

Perse inferiore , pse jo superiore ? Perse pesimiste dhe jo realiste ?

Nuk ka vend fare per tu ndjere superior anembane botes kur i drejtohesh vetes me emrin SHQIPTAR ?

Inferioriteti eshte ndjenje deri diku normale ne momente te vecanta, besoj cdonjerit nga ne i ka ndodhur, cdo njeriu ne bote i ndodh kjo gje (flas per dike qe ndalet dhe reflekton)..
Problemi qendron ne faktin kur kjo ndjenje behet e zakonshme apo e perditeshme..

Ndersa hedhja poshte e kultures qe ke dhe ndjerja inferiore per kete, ka te beje me injorancen, sepse nje njeri inteligjent di te vleresoje fillimisht ate qe ka dhe me pas te beje ndryshimet e nevojshme( por jo duke kopjuar shabllone kulturash, kjo eshte idjotesi ).

Nuk ka kultura inferiore per mendimin tim, (pervec nje kulture te formuar nga copeza te keqkopjuara kulturash), ka vetem kultura te ndryshme dhe te panjohura nga vete banoret qe e trashegojne ate..

Personalisht sjam ndier asnjehere inferiore per kulturen qe kam trasheguar ( edhe pse nuk e njoh sa duhet), madje jam ndier shpesh krenare per te...)
Ne jemi popull me shume vlera, por qe per fat te keq nuk i njohim ato dhe kemi nje mani te semure ,do thoja, per tu bere si te gjithe..kjo ben qe te tjeret te na shohin si inferiore dhe ne ti besojme asaj qe mendojne te tjeret..

Gjths mendoj qe nje gje e rendesishme eshte berja e dallimit midis kultures( traditave) dhe kopjeve te keqijaqe i "shtohen" asaj ..
 
Vetevleresimi, sa shume na mungon

Ne nje bisede me disa mikesha shume te mira mbreme diskutuam tema shume interesante, te cilat I ngjanin nje debati publik, ne miniature. Nje nder temat qe u beri shume pershtypje dhe qe i befasoi mikeshat e mia ishte tema e VETEVLERESIMIT. Ato vajza jane ne fillimet e karrieres, por jane mjaft premtuese. Vajza me shkolle, qe punojne shume e shume mire, por qe u befasuan nga shtrimi i nje teme si kjo e VETEVLERESIMIT.
E besoj se kjo ndjenje kultivohet qysh ne vogeli, nga prinderit sidomos, por ne jetonim ne nje kohe te veshtire dhe eshte e tepert te kerkojme gjera qe tejkalojne mundesite reale.

U ndergjegjsova, se vetevleresimi ishte i rendesishme sa c’ishte te qenurit punetor, kembengules apo serioz e i pergjegjshem. Me pas, me kembengulje e ne cdo rast ja me te rim perpjekur qe tjua percjell me theks te vecante te rinjve, qe kam marre ne pune ne media, ne manaxhim si dhe me cdo punonjes e bashkepuntor per ta shtyre ne rrugen e karrieres duke i nxitur per nje rivleresim te vetvetes.
Kete doja dhe per keto vjaza te mrekullueshme, se Vetevleresimi qe ato duhet te kene eshte vendimtar e shume i rendesishme per to, per karrieren, per jeten e ardhshme ne cift si dhe per femijet e familjet e tyre te ardhshme.

Shume njerez qe nuk jane te ndergjegjshem per kete dhe qe realisht nuk kane vetevleresim bejne gabime shume te medha
ne jete dhe shpesh bejne zgjedhje te gabuara.

Shume djem e vajza I shikojme te bien viktime e rrethanava pikerisht per shkak te mungeses totale te njohjes dhe vleresimit te vetes. Shume gra mbyllen e ndrydhen ne familje shpesh me burra medioker, larg nga shoqeria e komuniteti pikerisht sepse ju mungon vleresimi per veten.
Shume djem e vajza te reja, sidomos nga periferite, ndjehen inferior, jane te pandergjegjshem per vlerat, kane nenvleresim per veten, ndjehen te shtypur nga ata qe i rrethojne, kane mbivleresim per te tjeret, ndjehen krejt te pafuqishem e bien shpesh pre e njerezve te keqinj, shfytezues apo qe kane nje pozite superiore ne shoqeri.
Dhe keshtu ndertohet nje pikture e keqe, deformim I vlerave ne dobi te antivlerave dhe humbje te mundesive e aftesive per te qene te respektuar, te sukseshem e me pozite te merituar ne cift e ne shoqeri.

Vetevleresimi ushqehet qysh ne femijeri nga prinderit, nga gjysherit, nga femijet me te medhenj ne familje, nga mesuesit. Kam pershtypjen se ne Angli VETEVLERESIMI eshte lende qe mesohet ne shkolle e nuk e kane keq.
Duke e mbyllur doja te shtoja se vetevleresimi sipas meje nuk ka fare lidhje me varferine, thjesht ne nuk e dime, nuk e trashegojme e nuk e percjellim e sa keq qe bejme…

Brixhida Kokedhima Shekulli Blog
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

mund te shtoje qe nuk kemi qene asnjehere nje shtet invaziv..nuk kemi vrare nena dhe femije per para ose politike...un mund te them se nuk e mbaj veten per inferior por gjithashtu as per superior...rregulla mendoj se eshte jeto dhe lejo te jetoj...jemi te gjithe njerezzz
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Teme jo e thjeshte per tu shtruar kjo Nostra!:)

Une nuk jam ndjere kurre as inferiore, as superiore ndaj askujt, por thjesht bije e Shqipes, ne te gjitha kuptimet e fjales!
Ndaj dhe deri sot nuk ja kisha shtruar kurre vetes kete pyejte!?
Mendoj se origjinat e inferioritetit shqiptar gjenden ne 2 faktore:

1) KRENARIA SHQIPTARE
2) PUSHTIMI TURKO-KOMUNIST

Analizojme faktorin e pare:

Duke u nisur nga ideja qe shqiptaret pergjithesisht jane shume krenare, lind nje grup i ngjeshur njerezish, te cilet kalojne ne ekstrem dhe fillojne te perdorin krenarine e tyre te semure per te ulur personat e tjere, edhe pse nuk kane aftesite mendore per te qene krenare.
Keta te "vraret", duke pare krenarine gangstere ulin koken e nuk bejne ze. Topiten! Pranojne kete situate dhe imagjinata e tyre e mposhtur nga gangsterlleku, shfaqet ne plane dhe vende te tjera, qe te pakten nga ajo qe sjell media jane shume me tolerante dhe te buta se sa realiteti shqiptar!

Faktori i dyte: PUSHTIMI TURKO-KOMUNIST

Edhe ky faktor, ashtu si i pari ka te beje me gangsterllekun!
Ja c'me tha nje miku im arberesh, nip i Gjergj Kastriot Skenderbeu-t

"Ti da un infinito orgoglio, far parte di una dinastia il cui capostipite ha scritto una parte fondamentale della storia d'Europa; far parte di un popolo fiero e combattente, mortificato ma mai domato dalla dominazione islamica e poi dal regime comunista. Dobbiamo far capire bene agli Italiani (io mi sento di appartenere ad entrambe le nazioni) che gli Albanesi sono molto di più di quanto dipinge la cronaca dei giornali oggi."

Perkthimi: " Te jep nje krenari te madhe te besh pjese ne nje dinasti, kryetari i se ciles ka shkruar nje pjese te rendesishme te historise Europiane; te besh pjese ne nje popull krenar dhe luftues, te perulur por kurre te gdhendur nga pushtimi islamik dhe me pas komunist. Duhet ti tregojme mire italianeve (une e ndjej veten pjesetar te te dyja kombeve) qe Shqiptaret jane shume me shume se c'shkruan kronika e gazetave te sotme."

Pergjigja ime qe:

"Noi ormai siamo delle Aquile altezzose con la testa inchinata"

Ne tashme jemi Shqipe Kryelarta me koke te ulur!
Pikerisht, dhuna sunduese e turqve dhe e komunizmit na solli kete ndjenje inferioriteti: edhe pse te afte per te bere 1000 gjera, u gjendem perballe 2 perbindeshave qe shkelnin me kembe cfaredolloj aftesie pozitive, cfaredolloj ndryshimi pozitiv me nje arrogance te papare.
Ne jemi keta, luftetaret sensibel dhe krenare, qe preferojme te "tolerojme" gangsterat vetem qe mos preket integriteti yne! Vetem qe mos hiqet qafe familja jone, vetem qe mos cnderrohet as nena, as motra, as vellai, as babai, as gruaja, as nusja, as burri e as djali!
Keta jemi ne, dhe ulim koken per te mos cenuar integritetin e familjes, por perulim veten!:(
 
Titulli: Vetevleresimi, sa shume na mungon

Ne nje bisede me disa mikesha shume te mira mbreme diskutuam tema shume interesante, te cilat I ngjanin nje debati publik, ne miniature. Nje nder temat qe u beri shume pershtypje dhe qe i befasoi mikeshat e mia ishte tema e VETEVLERESIMIT. Ato vajza jane ne fillimet e karrieres, por jane mjaft premtuese. Vajza me shkolle, qe punojne shume e shume mire, por qe u befasuan nga shtrimi i nje teme si kjo e VETEVLERESIMIT.
E besoj se kjo ndjenje kultivohet qysh ne vogeli, nga prinderit sidomos, por ne jetonim ne nje kohe te veshtire dhe eshte e tepert te kerkojme gjera qe tejkalojne mundesite reale.

U ndergjegjsova, se vetevleresimi ishte i rendesishme sa c’ishte te qenurit punetor, kembengules apo serioz e i pergjegjshem. Me pas, me kembengulje e ne cdo rast ja me te rim perpjekur qe tjua percjell me theks te vecante te rinjve, qe kam marre ne pune ne media, ne manaxhim si dhe me cdo punonjes e bashkepuntor per ta shtyre ne rrugen e karrieres duke i nxitur per nje rivleresim te vetvetes.
Kete doja dhe per keto vjaza te mrekullueshme, se Vetevleresimi qe ato duhet te kene eshte vendimtar e shume i rendesishme per to, per karrieren, per jeten e ardhshme ne cift si dhe per femijet e familjet e tyre te ardhshme.

Shume njerez qe nuk jane te ndergjegjshem per kete dhe qe realisht nuk kane vetevleresim bejne gabime shume te medha
ne jete dhe shpesh bejne zgjedhje te gabuara.

Shume djem e vajza I shikojme te bien viktime e rrethanava pikerisht per shkak te mungeses totale te njohjes dhe vleresimit te vetes. Shume gra mbyllen e ndrydhen ne familje shpesh me burra medioker, larg nga shoqeria e komuniteti pikerisht sepse ju mungon vleresimi per veten.
Shume djem e vajza te reja, sidomos nga periferite, ndjehen inferior, jane te pandergjegjshem per vlerat, kane nenvleresim per veten, ndjehen te shtypur nga ata qe i rrethojne, kane mbivleresim per te tjeret, ndjehen krejt te pafuqishem e bien shpesh pre e njerezve te keqinj, shfytezues apo qe kane nje pozite superiore ne shoqeri.
Dhe keshtu ndertohet nje pikture e keqe, deformim I vlerave ne dobi te antivlerave dhe humbje te mundesive e aftesive per te qene te respektuar, te sukseshem e me pozite te merituar ne cift e ne shoqeri.

Vetevleresimi ushqehet qysh ne femijeri nga prinderit, nga gjysherit, nga femijet me te medhenj ne familje, nga mesuesit. Kam pershtypjen se ne Angli VETEVLERESIMI eshte lende qe mesohet ne shkolle e nuk e kane keq.
Duke e mbyllur doja te shtoja se vetevleresimi sipas meje nuk ka fare lidhje me varferine, thjesht ne nuk e dime, nuk e trashegojme e nuk e percjellim e sa keq qe bejme…

Brixhida Kokedhima Shekulli Blog

Nostra jam poltesisht dakort me ty Ajo qe duhet te beje shoqeria shqiptare eshte : duhet te mesojme veten femijet , brezat qe te vetevleresojme veten Te fitosh mbi te tjeret do te thote te duahs dhe te respektosh shume veten tende .
Kjo eshte ajo qe na ka munguar dhe po na mungon ne vendin tone. Ndoshta nga kjo njerezit ketu ndihen inferiore ndaj te huajve . Une punoj diku me te huaj dhe vec ti shihni shefat e mi ( shqiptare ) si lepihen para te hujave
Mua me vjen per te qeshur , por dhe per te qare njekohesisht . VEC TI SHIHNI TE VJEN PER TE VJELLE .
Me vejn keq qe po i them keto gjera ne nje forum po kjo eshte e verteta. Shume te keqia aty na ndodhin pikerisht nga drejtuesit shqiptare te cilet flasin ne emer te ketyre te huajve . Kur u themi " te huajve " qe u fol ne emrin tend ai hap syt . :ohh:

Te gjithe ketyre ( bash kombesave te mi :) ) po t'u hysh pak ne brendesi e shikon qe jane pa nivel , pa pike vetevleresimi brenda vetes ...., S'ka si te ndodhe ndryshe perderisa pranojne ti poshterojne ne ate fare feje
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Une mendoj qe ky lloj gjesti e ka burimin tek tranzicioni i gjate qe kaloi shqiperia por qe dita dites po riparohet dhe po kthehemi ne vlerat e verteta shqiptare. duhet kujdes dhe maturi perpara se te japim mendimin rreth dickaje. gjithashtu duhet respekt dhe vleresim i mendimit te tjetrit. jemi nje komb i vogel por jemi bujare, te ndershem dhe miqesore. shpresoj qe atdhetaret shqiptare do jene ne gjendje ta kthejne prape mendimin shqiptar tek vendi i tyre dhe ta zgjojne ndergjegjen atdhetare. ska rendesi ku jeton nese ke prejardhje shqiptare mbaje koken lart dhe mbroje ate qe ka origjinen shqiptare
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Inferioriteti eshte ndjenje deri diku normale ne momente te vecanta, besoj cdonjerit nga ne i ka ndodhur, cdo njeriu ne bote i ndodh kjo gje (flas per dike qe ndalet dhe reflekton)..
Problemi qendron ne faktin kur kjo ndjenje behet e zakonshme apo e perditeshme..

Ndersa hedhja poshte e kultures qe ke dhe ndjerja inferiore per kete, ka te beje me injorancen, sepse nje njeri inteligjent di te vleresoje fillimisht ate qe ka dhe me pas te beje ndryshimet e nevojshme( por jo duke kopjuar shabllone kulturash, kjo eshte idjotesi ).

Nuk ka kultura inferiore per mendimin tim, (pervec nje kulture te formuar nga copeza te keqkopjuara kulturash), ka vetem kultura te ndryshme dhe te panjohura nga vete banoret qe e trashegojne ate..

Personalisht sjam ndier asnjehere inferiore per kulturen qe kam trasheguar ( edhe pse nuk e njoh sa duhet), madje jam ndier shpesh krenare per te...)
Ne jemi popull me shume vlera, por qe per fat te keq nuk i njohim ato dhe kemi nje mani te semure ,do thoja, per tu bere si te gjithe..kjo ben qe te tjeret te na shohin si inferiore dhe ne ti besojme asaj qe mendojne te tjeret..

Gjths mendoj qe nje gje e rendesishme eshte berja e dallimit midis kultures( traditave) dhe kopjeve te keqijaqe i "shtohen" asaj ..

Me fal baby angel , po nese ne si popull kemi kaq shume vlera pse nuk i njohim ato .....?
Ku rrine keto vlera .... ? pse s'i jane mesuar ketij populli qe ti vleresoj ato dhe nepermjet tyre te vleresoj veten
Te lutem me thuaj nje vlere qe ka ky popull dhe po ky popull nuk e di ?
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Me fal baby angel , po nese ne si popull kemi kaq shume vlera pse nuk i njohim ato .....?
Ku rrine keto vlera .... ? pse s'i jane mesuar ketij populli qe ti vleresoj ato dhe nepermjet tyre te vleresoj veten
Te lutem me thuaj nje vlere qe ka ky popull dhe po ky popull nuk e di ?

Mirela ne jemi nje nga popujt me te vjeter te Europes, kemi nje histori dhe nje kulture shume te madhe, qofte gjuhesore, qofte muzikore, qofte tradicionale...
Kemi nje vend qe ndodhet ne nje pike strategjike, me zona te cilat nese do vleresoheshin tamam dhe do rregulloheshin, do e benin Shqiperine nje nga vendet me te frekuentuara nga turizmi i huaj. Ne kemi male, kemi kodra, kemi fusha , kemi det, te gjitha keto ne nje vend te vetem jane shume te dobishme per turizmin, plus qe kemi dhe nje klime qe e favorizon shume ate.
Si popull Shqiptaret jane inteligjente, shume inteligjente, por kjo inteligjence per fat te keq nuk favorizohet...
Mos harro qe ne jemi vetem 3 milion (e gjysem tani me duket), dhe kur te behen krahasimet me vendet e tjera te behen duke marre parasysh dhe numrin e popullsise...

Pse si njohim vlerat qe kemi? Ndoshta sepse per fatin tone te keq vendi jone udhehiqet nga njerez te cilet synim te vetem kane te jetojne sa me mire vete, te cilet sduan tia dine per pasurite qe kemi ne si komb, dhe per shkak te numrit te vogel te popullsise qe kemi (kjo jo per fajin tone, te gjithe e njohin historine e Shqiperise) jemi popull i cili manovrohet nga te huajt sipas deshirave te tyre...

Vlerat e nje populli nuk ti meson kush ne tema te vecanta, mesohen pak nga pak gjate jetes...mjafton te dish te vleresosh.:)

PS: Shpresoj te te mjaftojne..;)
 
Deri diku pajtohem me ty baby angel por nuk besoj se eshte koha per cdo gje te fajesojme qeverite dhe politikanet. mos harro shprehjen se cdo popull ka qeverine qe meriton. ndoshta dhe ne skemi qene aq te afte qe te kemi qeveritare ne sherbim te shqiperise dhe tradites shqiptare. faj kemi dhe ne shume
 
Nuk po fajesoj vetem qeverine dhe qeveritaret, por ata jane te paret te cilet kane mundesine te na bejne ne te ndihemi ashtu si ne te vertete jemi, popull me vlera.
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

koha po vjen lo per dicka te tille. shqipetaret po zgjohen dhe me thene te drejten dhe ekonomia po zhvillohet. shqiperia po behet ndryshe dhe kjo me ben shume optimist
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Deri diku pajtohem me ty baby angel por nuk besoj se eshte koha per cdo gje te fajesojme qeverite dhe politikanet. mos harro shprehjen se cdo popull ka qeverine qe meriton. ndoshta dhe ne skemi qene aq te afte qe te kemi qeveritare ne sherbim te shqiperise dhe tradites shqiptare. faj kemi dhe ne shume

Baby angel s'kam c'te te them me e dashur , pergjigjen time e ka kthyer Berti
Faleminderit Bert :)
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Dakord jam me kete, e kam thene edhe vete ne nje postim tjeter, por kjo sdo te thote qe skemi vlera si popull gjithsesi..
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Dakord jam me kete, e kam thene edhe vete ne nje postim tjeter, por kjo sdo te thote qe skemi vlera si popull gjithsesi..

kemi shume vlera dhe kjo eshte arsyeja qe sot duhet medoemos te fillojme respektimin e ketyre vlerave dhe te krijojme vlera te tjera qe e ndihmojne te ardhmen e vendit tone
 
Titulli: Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Shqiptaret vuajne nga nje semundje shume e tmerrsheme

INDIFERENCA

Kjo na ben qe te mos jemi aktiv, qe te mos luftojme per te drejtat tona, te mos nderhyjme per ngritjen e mirqenjes totale, te mendojme perhere "cfare me duhet mua? nuk me prish pune mua... kur se bejne te tjeret? Pse ta rregulloj une? Fajin e ka shteti, po shkoj te ha pershesh tani....."

Pastaj Historikisht me cfare mund te jemi krenar

Ne kohen e Ilireve ishim me te fuqishmit ne Mesdhe (Liburna ose Trirremshi qe u bente kerdine tere mesdheut)
Pastaj erdhen Romaket dhe na keputen ne dysh
Deri ne 1400 nuk ka asgje per ne....................
Kur erdhen Turqit dhe ra Bizanti, Zoti na bekoj me Skenderbeun (i vetmi vend ne bote qe dyshon per heroin e vet kombetar................)
Per 25 vjet ju thyme brinet Turqve dhe e gjithe Europa na Respektonte dhe na kishte Frike.
Pastaj................................
Si eshte e Mundur qe ishim te fundit qe morem Pavarsine ne Ballkan?
Fajin e ka INDIFERENCA dhe mungesa per nje shkak apo per nje qellim te perbashket, qe ta nxehte gjakun tone dhe te na cmendte fare..............................
Feja e shqiparit eshte shqiptaria por ka kaluar shume kohe kur Shqipetare te vertet benin tere Europen te dridhej nga Frika (Kunder Isa Boletinit derguan Floten Mbreterore vetem qe te dorezohej)

Po sot?

.................................................................................................................................

Me thoni ju cfare Jeni?
 
Back
Top